Kënga “Makina e Memories” nga Ardit Gjebrea, një nga videot dhe këngët më të suksesshme të viteve 1990.
Makina e memories vrapon në kujtime
Në çastet e jetës që endem të dy
Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen
Dhe rendin e rendin, humbasin diku
Makina e memories si era
Humbet nëpër mjegull, mbi të fluturoja
Me sy të përgjumur kërkoj nga dritarja
Diku të ndaloja…
Ti mblidhja kujtimet, aty ti fiksoja
Mundohem mundohem, ti gjej nëpër vite
Kujtimet kalojnë…
…po kujtimet kalojnë
Dhe ti qeshje, ti këndoje
Psherëtije në heshtje dhe qaje
Me lotët që të ndrinin në sy
Dhe me flisje, ëndërroje
Dhe tregoje, tregoje
Të vërtetat trillime që jetuam të dy
….dhe kujtimet kalojnë
….dhe kujtimet kalojnë
….dhe kujtimet kalojnë
Fragmente kujtimesh me dalin përpara
Në skena qiellore me diell a me shi
Çapitem i lodhur të ulem mes tyre
Ato me largohen…largohesh dhe ti
Fragmente sensuale që era
Si gjethet e vjeshtës i shkundi nga pema,
Piktura që koha ngjyrosi në mendje
Sikur ti ndaloja…
Ti mblidhja të gjitha në krah ti mbuloja
Mundohem mundohem ti gjej nëpër vite
Kujtimet kalojnë…
…po kujtimet kalojnë
Dhe ti qeshje, ti këndoje
Psherëtije në heshtje dhe qaje
Me lotët që të ndrinin në sy
Dhe me flisje, ëndërroje
Dhe tregoje, tregoje
Të vërtetat trillime që jetuam të dy
Me afroje, me largoje
Me humbisje dhe prapë me takoje
Me puthje në buze si fëmijë
Me thërrisje dhe me prisje
Dhe kërkoje, kërkoje
Të vërtetat trillime ti jetojmë përsëri
….po kujtimet kalojnë..
Dhe kujtimet kalojnë…
Dhe kujtimet kalojnë…
Kalojnë, kalojnë, kalojnë
Makina e memories vrapon në kujtime
Në çastet e jetës që endem të dy
Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen
Dhe rendin e rendin, humbasin diku
Dhe kujtimet kalojnë…
Dhe kujtimet kalojnë…
Dhe kujtimet kalojnë…/ KultPlus.com