Alpinisti ngjitet në majën e Everestit për herë të 27-të

Alpinisti nepalez Kami Rita Sherpa arriti sot majën e Malit Everest për herë të 27-të dhe kështu vendosi një rekord të ri në majën e botës, njoftoi organizatori i ekspeditës së tij.

“Ai arriti me sukses majën këtë mëngjes si udhërrëfyes i një alpinisti vietnamez,” tha AFP Mingma Sherpa. Ai shtoi se të dy arritën në samitin në orën 8:30 të mëngjesit.

Të dielën, një tjetër alpinist, Pasang Daëa Sherpa, arriti majën e Malit Everest për herë të 26-të, duke barazuar rekordin e tij. Një udhërrëfyes i alpinistëve në Himalaje për më shumë se njëzet vjet, Kami Rita Sherpa kishte arritur majën 8848 metra për herë të parë në 1994.

Që atëherë ai ka ngjitur Everestin pothuajse çdo vit dhe madje ka udhëhequr vazhdimisht grupin e parë të alpinistëve të caktuar për të hapur rrugën drejt majës.

I quajtur “njeriu i Everestit”, Sherpa lindi në vitin 1970 në Thame, një fshat i Himalajeve i famshëm për prodhimin e alpinistëve të talentuar./KultPlus.com

Uta Ibrahimi ndanë rutinën e saj të veçantë të mëngjesit

Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi, ka ndarë një përvojë shumë interesante nga rutina e saj e mëngjesit, e cila është ndryshe nga shumica e njerëzve, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Ibrahimi ka bërë të ditur se është një njëri i mëngjesit dhe i pëlqen të vrapoj.

“Unë jam njeri i mëngjesit. Më pëlqen të zgjohem herët dhe të dal jashtë. Dal për vrap, kurdo, shkallë, shteg.. diçka që më sfidon fizikisht dhe gjithashtu më bën mendjen të fokusuar për gjithë ditën!”, shkroi ajo.

Ibrahimi konsiderohet të jetë njëra ndër alpinistet më të sukesshme që ka pasur ndonjëherë Kosova, ku ka ngjitur disa prej majave më të larta dhe më të rrezikshme në botë siç janë Mali Everest e gjithashtu edhe majen Annapurna. /KultPlus.com

May be an image of 1 person, standing, footwear, tree and outdoors

Koronavirusi mbyll Malin Everest

Mali më i lartë në botë Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Qeveria e Nepalit njoftoi se do t’i anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.

“Kemi vendosur t’i ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, tha Narayan Prasad Bidari, sekretar i Zyrës së Kryeministrit.

Ai gjithashtu i këshilloi të huajt që nuk kanë mundur të shmangin shkuarjen në Nepal nga data 14 mars, të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Shumica e alpinistëve në Everest vijnë nga Shtetet e Bashkuara, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut dhe janë burim kryesor i të ardhurave për Qeverinë e Nepalit.

Kushdo që dëshiron të ngjitet në Everest duhet t’i paguajë qeverisë 11,000 dollarë.

Shpërthimi i koronavirusit ka bërë që shumë qeveri në botë të mbyllin shkolla, pika turistike, si dhe të anulojnë fluturime.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka infektuar mbi 128,000 njerëz në gjithë botën.

Si pasojë e tij, 4,720 pacientë kanë vdekur.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Kinë në muajin dhjetor, ndërsa që atëherë janë përhapur edhe në mbi 100 shtete të botës.

Nga vendet e goditura më së keqi në Evropë është Italia, me mbi 12,400 raste. / KultPlus.com