Dhe dëgjova hapa nepër shtëpi Ishte mëngjes i hershem ora tre Brofa nē këmbe dhe u bëra gati të shaja Si dikurë kur ti vije me nge “Si s’tu thanë ato këmbe atje ku ishe Qfare ke bëre deri në këtê orë” Ti me këmbët qe të dridheshin ecje “Po kam pirë moj e dashur me shokë” Dhe fillonte shamata ne atë orē Edhe sharjet i kishim me stil Nuk mungonte kurrë një metaforë Qê të më nxirrte mua një bêrtimë Dhe të nesërmen kërkim falje nuk kishte Po shkruhej ndonjë poezi Nga ato që sot unë i lexojë Dhe e kujtoj momentin me saktësi Sa iu gëzova unë këtyre hapave Qê e prishën sonte këtê qetësi Po nuk ishte veq se një ndjenjë malli Që më sillej mua në shtëpi Dhe u zgjova e kërkova gjatë Mos dikund ishe i fshehur ti Qoftë edhe në formë tē fantazmës Po unë doja të grindem me ty/ KultPlus.com
Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi janë këngëtarë me prejardhje nga Çameria, të cilët identifikohen me këngën popullore, këngën çame dhe popullore të Shqipërisë së jugut.
KultPlus ju sjell një interpretim të tyre me këngën Mall për Çamërinë:
çamerii na mori mallii moj çamerii se ne vete u ndame nga halli moj çameri na mori maaaaaaaaallllii
enkleida: gjyshi me kish thene e se kur jemi ndare atje ke vellan qe kurre nuk e ke pare shume kohe u mendova sa u be sahati vajta te takoja vellane nga FILATI
hysni: oo moj nusee e bukur c’te solli ksaj ane keshtu me te dukur me dukesh si çame
oo kur te shoh keshtu moj xhane me jelek e me citjane borzilok e manxurane çame e kaluar çame
enklejda: vij nga SHQIPERIA atje jam me shpi jam nga ÇAMERIA came jam si ti prinderit kur u ndane amanet ma lane mos harro FILATIN atje ke vellane
hysni: ngrihem nga sofati shqepem ne te qare mos je motra ime vite ste kam pare e kapa per floku e putha me mall c’me kujtove nenen si kur te jete gjalle
refreni:
u ndame per se gjalli s’njohim njeri-tjetrin motra snjeh vellanee i riu te vjetrin 2x
u ulem se toku shkrepem ne te qare c”qe ky fati jone te jetojme te ndare ne kete bote te madhe ndodhin mrekulli njerezit le te ndahen bashkohen nje dite
u ndame per se gjalli humbmë njeri-tjetrin motra s’njeh vellane i riu te vjetrin u ndame per se gjalli humbem njeri tjetrin motra s’njeh vellane i riu te vjetrin
eeeeee ÇAMERII moj çamerii copa-copa vende-vende ti ne ate ane une ne kete ane amanet pleqt na lan varret ti leme ne vatan çameri moj cameri na mbeti loti ne si (sy) gjith jeten pa te pare mbetem rrugeve te ndare s’ka nje varr per te qare çameri moj çameri se ku mbarova nuk e di si ti nuk pash ne gjith dynjane po ta dish o cameri jesh dhe mbeta cam
refreni:
e ne kete bote te madhe ndodhin mrekulli njerezit le te ndahen bashkohen nje dite 2x
Dy nga figurat më të mëdha të artit dhe letërsisë shqiptare aktori Timo Flloko dhe shkrimtari Ismail Kadare janë shfaqur krah njëri-tjetrit.
Ata shihen të ulur në një kafene në kryeqytet dhe aktori nis të interpretojë vargjet e poezisë së Kadaresë, “Mall”. Shkrimtari shihet teksa e dëgjon me vëmendje.
Poezia ‘Mall’
“Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m’u kujtua sot për dreq Të gjallët janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç.
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq, Që dot s’po zgjohemi ne vallë? Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall” / KultPlus.com
zemër s’po guxoj të mendoj në ty se veç të qeshurën tënde po ta mendoj kah krahu im i djathtë dhe shikimin me bisht të syrit që fluturon vrik si vremç i trembur posa vëren se është parë më bën të nisem këmbë për në botën tjetër atje ku sigurt ti do të vish
Eugent Bushpepa, këngëtari shqiptar i cili me zërin e tij të fuqishëm, shumë shpejt bëri për vete miliona fansa nga Shqipëria dhe më gjerë, shkruan KultPlus.
Në Eurovisionin e vitit 2018, ai përfaqësonte Shqipërinë, me këngën ‘Mall’, një zë dhe një këngë që historia e Eurovisionit do ta mbajë mend për shumë gjatë.
Sot, kur gjysmëfinalja e këtij edicioni shënon dy vjet, KultPlus ju rikujton performancën e mahnitshme të Bushpepës. Një performancë që mahniti publikun shqiptar e atë ndërkombëtar. / KultPlus.com
Eugent Bushpepa është këngëtari që do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song Contest 2018, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 08 – 12 maj. Ai ka publikuar tashmë edhe klipin zyrtar të këngës “Mall”, që do të jetë kënga përfaqësuese në këtë garë kaq të rëndësishëm muzikor.
Duket se një nga fansat më të zjarrtë të Eugentit është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa ka postuar klipin e ri të këngës që do na përfaqësojë në arenën e muzikës europiane, kryebashkiaku Veliaj kërkon mbështetjen edhe të publikut shqiptar për një nga artistët më të mirë të viteve të fundit.
“Të mbështesim të gjithë Eugent Bushpepën për Eurovision Song Contest 2018! Një super artist që e duam fort, me një super këngë dhe super klip! Forca! Kur jemi bashkë, bëjmë gjëra të pamundura”, shkruan Veliaj.
Në klipin e kësaj kënge spikasin motivet shqiptare, xhubleta, daullja, fustanella si një përfaqësim të të gjitha krahinave të vendit tonë.
“Mall” ishte kënga që triumfoi në festivalin e 56-të të RTSH-së dhe që automatikisht u zgjodh si materiali muzikor prezantues i Shqipërisë në festivalin europian./ KultPlus.com
Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”, është fituesi i sivjetmë i Festivalit të Këngës në RTSH.
Tashmë ka kaluar një muaj nga kjo fitore e cila Eugent Bushpepës ia siguroi biletën për Eurovizion 2018-të, shkruan KultPlus.
Kësisoj, sipas një njoftimi në rrjetin social Facebook, Eugent Bushpepa, tha se versioni final i këngës është në përfundim, dhe sipas tij shumë shpejt do të publikohet.
Poashtu Bushpepa, lajmëroi edhe një prezantim të këngës nëpër vende të Evropës.
“Ka kaluar nje muaj nga fitorja ne Festivalin e Kenges ne RTSH dhe ndjenja qe me keni falur cdo dite eshte e papershkrueshme! Mbeshtetja qe po me jepni me ben shume te lumtur dhe me ben te punoj fort qe te jap maksimumin tim ne Festivalin Eurosong. Dua te ju njoftoj se jemi ne perfundim te versionit final te kenges dhe se shpejti do te publikohet. Kengen gjithashtu do ta prezantojme neper evente ne shume vende te Evropes:
17 Shkurt Podgorice, Mali i Zi
5 Prill Londer, Britani e Madhe
8-11 Prill Tel Aviv, Izrael
13-15 Prill Amsterdam, Hollande
20-22 Prill Madrid, Spanje”, ka shkruar Eugent Bushpepa.
“Mall” është kënga fituese e Festivalit të Këngës të edicionit të 56-të në RTSH. Kënga u këndua nga Eugent Bushpepa, i cili këtë këngë ia kishte kushtuar njeriut të tij të zemrës por që tani do të jetë diçka përtej personales.
Përveç fitores unike, si rrallëherë të publikut, “Mall” fitoi edhe të drejtën për të na përfaqësuar në festival.
Pas marrjes së çmimit mbrëmjen e së shtunës, Genti u shpreh shumë i lumtur për vlerësimin. Ai tha se do bëjë më të mirën që ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion: “Jam shumë i lumtur, falënderoj RTSH, falënderoj jurinë që më dhanë mundësinë të arrij të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion. Do mundohem të jap maksimumin. Do bëj më të mirën e mundshme që të përfaqësohemi sa më denjësisht”, – tha ai në Post Festival.
““Mall” është një konglomerat tingujsh, ndjenjash dhe fjalësh që dikur ishin pjesë e imja. Shpresoj t’ju pëlqejë dhe t’ju ndihmojë të kaloni sadopak mallin që keni për dikë”, shkroi Genti kur prezantoi këngën e tij./ KultPlus.com
Këngëtari Eugent Bushpepa është shpallur fitues i edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH, fitore që e bënë si përfaqësues të Shqipërisë në Eurovizion, shkruan KultPlus.
Ai ka kënduar këngën “Mall” dhe shumë herët fansat ishin rreshtuar për këtë këngë, si këngë fituese e këtij edicioni.
Në vijim gjeni tekstin e këngës:
https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU
MALL
STROFA 1
Nje pritje e gjate
E embel e zjarrte
Ca hapa trokasin si zemer kete nate
Une ndjek ritmin e saj
Dy duar qe zgjaten perpijne ne ngrohtesi
Ky mall qe te djeg nuk njeh kufi as largesi
PARA REF 1
Asgje ne kete bote nuk mund ta shprehe dot ndjesine
Kur zemrat bashkohen dhe prape rrahin si nje
STROFA 2
Dua te hesht ne kete nate i shtrire ne kete shtrat
Ku endrrat hyjnore sherojne cdo plage
Te shoh portretin e saj
Momentet kalojne
Sekondat nuk falin
Oret pasojne por ndjenjen se ndalin, jo
PRE REF 2
Si me magji hena shikimet perpin
Me sjell vegimin tend
REFREN
Lot i pathare ndricoje kete nate
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjale
Vetem nje cast dhimbja te me ndale
Ky lot i pathare nje dite do shteroje
Nga puthjet e zjarrta qe enderroi
Ne ate cast dhimbja do ndaloje
STROFA 3
E embel kjo jete por nuk njeh kufi
Here na perkedhel here na krijon largesi
Ty te kam larg
Me ben te luftoj kur fuqite kane shteruar
Te enderroj edhe kur zgjuar jam
PRE REF 3
Si me magji hena shikimet perpin
Syte tane puqen serish edhe pse eshte fantazi
Jeten do ta fal ty