Instrumentisti i njohur kosovar, Shaqir Hoti me muzikën e tij të bukur do të mbetet gjithmonë artisti që do të mbahet mend për veçantinë e tij, shkruan KultPlus.
Hoti krahas krijimtarisë të madhe muzikore që la pas vetes, ishte i njohur edhe për punimin e veglave frymore nga thesari i trashëgimisë kulturore artistike.
KultPlus sot ju sjellë interpretimin ‘Malli për vendlindjen’ nga Shaqir Hoti, ku në secilin tingull përcillen emocione të mëdha. / KultPlus.com
