Të premten, më 18 nëntor, FIFA publikoi videoklipin e “Tukoh Taka” ku marrin pjesë reperja Nicki Minaj, sensacioni ndërkombëtar Maluma dhe këngëtarja dhe aktorja Myriam Fares.
Kënga, e cila është himni zyrtar për Kupën e Botës, është kënga e parë tregjuhëshe e frymëzuar nga turneu ndërkombëtar i futbollit me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht. Në pamjet vizuale, të tre artistët paraqiten në shkretëtirat në Katar për të performuar këngën.
Përveç të gjitha rutinave të kërcimit elektrik, ka edhe skena nga ndeshje të ndryshme futbolli të përfshira në mes vargjeve të tyre.
“Tukoh Taka” është kënga më e fundit e publikuar si pjesë e kolonës zanore përuruese të Kupës së Botës. Kënga u prodhua nga Gordo, Play-N-Skillz dhe Massari.
Kupa e Botës 2022 mbahet në Katar dhe fillon këtë të diel, më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.
Dëgjojeni më poshtë këngën zyrtare të “World Cup 2022”. / KultPlus.com