Grupi Maneskin kritikohet nga fansat pasi shkatarruan instrumentet në një koncert në Las Vegas

Paraqitja e fundit e Maneskin në Las Vegas e ka lënë audiencën e tyre konfuze pasi nuk përfundoi në një mënyrë të ‘‘civilizuar’’. Grupi i njohur nga Italia mbylli turneun e tyre amerikan me koncertin e tyre të fundit në Las Vegas dhe u sigurua që ai të ishte i paharrueshëm për fansat.

Në fund të performancës së tyre, Maneskin “thyen” instrumentet e tyre muzikore dhe shkatërroi gjithçka në skenë.

Shumë shpejt, videot dhe fotot nga koncerti bënë xhiron e internetit, ku fansat kritikuan aktin e tyre.

Edhe pse kishte nga ata që e panë me sy pozitiv “finalen” e madhe të turneut, shumica e konsideruan gjestin e tyre “ të panevojshëm dhe të tepruar ”.

Disa përdorues në Twitter kanë shkruar se “është një shuplakë për ata që nuk kanë mundësi të blejnë një instrument të ri muzikor”.

Pas reagimeve të fansave të tyre, Maneskin ka dhënë përgjigjen e tyre përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Në postimin e tyre ata shkruan: “Kjo ishte krejtësisht e paplanifikuar dhe ndoshta pak e tepërt… por na pëlqeu! Përveç kaosit dhe shkatërrimit në Las Vegas, udhëtimi ynë në Amerikën e Veriut sapo përfundoi dhe tashmë po na mungon çdo pjesë e tij. Po numërojmë ditët derisa të kthehemi. Ju DUAM, FALEMINDERIT!!!”./abcnews.al/ KultPlus.com

Caktohet qyteti ku do të mbahet Eurosong 2022

Grupi italian muzikor Maneskin fitoi sezonin e fundit të festivalit europian të këngës dhe sipas traditës është pikërisht vendi nga vijnë fituesit që organizon kompeticion e radhës.

Por në Itali shpërtheu një debat i gjerë për qytetin e ku do të mbahej finalja e Eurosong 2022 pasi teknikët e EBU refuzuan disa prej sallave.

Kështu, pas shumë përpjekjesh dhe propozimesh është arritur në përfundimin se do të jetë Torino që do të organizojë “Eurovision Song Contest” për vitin 2022. Zyrtarizimi pritet në orët në vijim.

Në mesin e verës edhe qytete të tjera si Bologna apo Milano shprehën dëshirën për të qenë mikpritës të këtij festivali prestigjioz.

Autoritetet lokale në Romë kishin propozuar Pallatin e Sportit si vendin ku mund të organizohej Eurosong 2022, por teknikët e EBU që merren me organizimin e eventit refuzuan duke thënë se nuk përmbushte disa nga kushtet e nevojshme./KultPlus.com

Måneskin për herë të parë renditet në 10-të vendet e para në Mbretërinë e Bashkuar

Pas fitores në konkursin e këngës ‘Eurovision’, bendi Måneskin ka hyrë për herë të parë në dhjetëshen e top listës në Mbretërinë e Bashkuar. Të premten kënga e tyre e titulluar ‘I Wanna Be Your Slave’, është renditur në vendin e shtatë, shkuran BBC News, transmeton KultPlus.

Ata fituan konkursin e muajit të kaluar me këngën ‘Zitti e Buoni’ dhe pasimi tani është bërë hiti më i madh nga një akt fitues i Eurovision e sukseset e tyre ende po vazhdojnë.

Pjesa e luajtur nga kitara e 18-vjeçarit duket se po nis një valë të hiteve të frymëzuara nga rock-u, sipas Official Charts Company.

“Eshtë parashikuar prej kohësh që rock-u do të kthehej një ditë në ‘Official Singles Chart’, por pak do të kishin pritur që ajo të drejtohej nga një ish-aktore e Disney Channel dhe një akt fitues i Eurovision,” tha shefi i Chart, Martin Talbot në një deklaratë.

“Por kjo është ajo që duket se po ndodh, falë Olivia Rodrigo dhe fituesit italian të Eurovision ‘Måneskin’.”

Kur ata mblodhën trofeun e tyre në Eurovision në Roterdam, frontmani i Måneskin, Damiano David deklaroi: “Rock and roll nuk vdes kurrë”.

Zitti e Buoni arriti kulmin në numrin 17 në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së tyre. Fituesi i fundit i Eurovision që hyri në 10 të parat ishte Loreen i Suedisë, melodia fituese e së cilës arriti numrin tre në vitin 2012.

Ndërsa, kënga e këngëtares amerikane Olivia Rodrigo, ‘Good 4 U’, qëndroi në vendin e parë për të katërtën javë me radhë.

Në tabelën e albumeve të kësaj jave, ish-këngëtari dhe kompozitori i ‘Oasis’, Noel Gallagher grumbulloi numrin e 12-të të karrierës së tij në total, me koleksionin e tij të ri më të mirë solo ”Back The Way We Came”. / KultPlus.com

Marrin fund dyshimet, del rezultati i testit të drogës së këngëtarit të grupit “Maneskin”

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

Pas fitores së tyre në rrjete sociale qarkulloi një video ku Damiano përkulej mbi tavolinë dhe të gjithë dyshuan se ai kishte marrë kokainë.

Mirëpo këto dyshime janë hedhur poshtë një herë e mirë pas rezultateve të sotme.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit europian.

Në fakt edhe vetë këngëtari e mohoi të kishte pirë kokainë gjatë një konference për shtyp menjëherë pas fitores.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano, pasi u pyet nga gazetarët në sallë nëse kishte bërë diçka të tillë.

Ndërkohë sot, para dalje së rezultateve, ministri francez për Europën, Clement Beaune, kërkoi transparencë për këtë rast dhe madje skualifikim të grupit.

“Mendoj se nuk ka nevojë për dyshim këtu dhe duhet transparencë e plotë. Nëse ka një problem, ka ndëshkime. Janë bërë masa sanksionuese, përfshirë skualifikimin e mundshëm në rast të problemeve”, u shpreh ministri francez, i cili ishte dhe vetë i pranishëm në “Eurovision”./ KultPlus.com

E akuzuan se ka përdorë drogë, reagon këngëtari: Jemi kundër përdorimit të drogës dhe nuk e kemi konsumuar kurrë

Gjatë transmetimit të festivalit evropian “Eurovision”, këngëtari italian i grupit “Maneskin” në disa pamje ku dyshohej se po merrte drogë gjatë transmetimit të natës finale.

Pamjet u bënë virale në rrjete sociale, por këngëtari e mohoi këtë gjë, ai tregoi se një nga miqtë e tij të grupit kishte thyer një shishe në ato momente.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano.

Më pas grupi bëri një postim në rrjetin social “Instagram”, ku u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

“Jemi të shokuar për disa njerëz që thonë se Damiano ka konsumuar drogë. Ne jemi kundër përdorimit të drogës dhe ne nuk kemi konsumuar kurrë kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitorn tonë në Eurovision dhe duam t’i vlerësojmë të gjithë që na kanë mbështetur”, shkruan grupi. / KultPlus.com