Organizatorët e “Grammy Awards” kanë ndryshuar komitetin anonim të votimit, pa akuzave për manipulim, favorizim dhe racizëm.
Yjet si Zayn Malik dhe Halsey janë ankuar për proces të padrejtë të përzgjedhjes dhe për mungesë të transparencës.
Ndërkohë, artistët me ngjyrë, që një kohë janë duke e kritikuar Akademinë për mungesë të diversitetit, raporton BBC, transmeton KultPlus. Në fillim të këtij viti, këngëtari i famshëm kanadez, The Weeknd, pati akuzuar “Grammyn” se është i korruptuar pasi ai ishte injoruar në nominimet për këtë vit, pavarësisht se kishte këngën e cila kishte thyer rekord duke qëndruar për 52 javë në US Top 10.
Akademia ndërkohë ka bërë të ditur se më shumë se 90% e anëtarëve të saj, do t’i nënshtrohen një “procesi të rikualifikimit” për tu siguruar se trupa e votimit “është aktivisht e lidhur me krijimet në muzikë”.
Po ashtu, Akademia ka bërë të ditur se do të reduktojë një numër të kategorive në të cilat votuesit mund të votojnë dhe se do të shtohen dy kategori të tjera të çmimeve.
Presidenti i përkohshëm i Akademisë, Harvey Mason, ka thënë se ky vit ka qenë një “vit i ndryshimeve të paprecendentë”. / KultPlus.com