Nuk u nominua për asnjë çmim “Oscar” në rolin e Barbiet, reagon Margot Robbie

Aktorja Margot Robbie, ylli i filmit “Barbie”, ka shpjeguar se si ndihet pasi nuk u nominua për Oscar në kategorinë e aktores më të mirë.

Filmi mori tetë nominime për çmimin Oscar , duke përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë dytësor dhe aktoren më të mirë dytësore. Fansat, megjithatë, ishin të befasuar që Margo ishte anashkaluar për rolin e saj kryesor.

Robbie, e cila është gjithashtu një nga producentet e filmit, tha se nuk është e trishtuar për këtë. Ajo shtoi se misioni i filmit është të ndikojë në kulturë dhe se ky është “shpërblimi më i madh” që ka ardhur nga suksesi i filmit.

Nuk ka asnjë mënyrë që të ndihesh e trishtuar kur e di se je e bekuar kështu,” tha ajo.

Sakaq, Robbie shtoi se ishte më e mërzitur që regjisorja e “Barbie” Greta Gerwig nuk mori një nominim për Oscar për regji.

“Mendoj se Greta duhet të ishte nominuar për regjisoren më të mirë. Ajo që ajo bëri është diçka që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”, ka thënë ajo.

“Barbie” fitoi 1.38 miliardë dollarë në arkat globale, gjë që dëshmoi se parashikimet e ekspertëve të industrisë se “Super Mario” do të jetë filmi më i mirë i vitit 2023 ishin të gabuara./KultPlus.com

Australian actress Margot Robbie (L) speaks to a TV presenter on the pink carpet upon arrival for the European premiere of “Barbie” in central London on July 12, 2023. (Photo by JUSTIN TALLIS / AFP)

Ekspertja rendit ndryshimet që Margot Robbie mund të ketë bërë për filmin ‘Barbie’

Margot Robbie është kryefjalë e ditëve të sotme, për shkak të rolit të saj në filmin më të përfolur të momentit, Barbie.

E ndërsa publiku po vërshon nëpër kinema për të parë filmin, të shumtë janë ata që po “shohin” të shkuarën e protagonistes për të gjetur informacione të reja për të. Orët e fundit në internet po qarkullon një video me dy ekspertë të mjekësisë estetike, të cilët kanë nxjerrë në sipërfaqe operacionet e mundshme plastike të Robbie.

Harrell, një specialiste e njohur e mjekësisë kirurgjikale dhe kozmetike, ndau mendimet e saj në Instagram për ndryshimin e Robbie për filmin Barbie. Sipas ekspertes, aktorja iu nënshtrua një sërë procedurash që përfshinin një blefaroplastikë të sipërme për heqjen e dhjamit nën vetull, një ngritje të vogël të vetullave, zmadhimin e mollëzave, mbushje buzësh, korrigjim të hundës në majë dhe zvogëlim të gjerësisë së vrimave të hundës.

Pavarësisht spekulimeve në lidhje me operacionin e mundshëm plastik të Robbie, Dana Harrell ka shprehur admirimin e saj për transformimin e aktores, duke vlerësuar “punën e shkëlqyer” që ajo ka bërë pasi mban ende një “pamje natyrale”. / KultPlus.com

Dua Lipa do të vazhdojë shkëlqimin e saj në Hollywood, merr një rol në filmin “Barbie”

Dua Lipa, përveç suksesit të madh në industrinë e muzikës, shkëlqimi i saj pritet të vazhdojë edhe në “Hollywood”, pasi raportohet se do të ketë një rol në filmin “Barbie” së bashku me mbretëreshën e aktrimit, Margot Robbie, përcjell KultPlus.

26 vjeçarja është duke mbajtur koncerte nëpër Evropë me albumin e saj “Future Nostalgia”, e tani do të vazhdojë të tregojë aftësitë e saja edhe në aktrim.

Filmi do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dua, siç raporton The Sun, do të luajë së bashku me aktoren e “Wolf Of Wallstreet”, Margot.

Këngëtarja me origjinë shqiptare debutoi në aktrim vitin e kaluar pasi mori një rol në “Argylle”, dhe pas rolit të saj të parë në ekranin e madh, Dua la shumë mbresa tek emrat e mëdhenj të industrisë.

Krahas këtij filmi, Lipa ka njoftuar të gjithë mbështetësit e saj se janë duke xhiruar pjesë të koncerteve për të përfunduar me një film në fund, për të mos harruar madhështinë që kanë përjetuar. /KultPlus.com

Margot Robbie shfaqet si “kukull” në filmin e ri

Jeta në plastikë sigurisht që duket fantastike për Margot Robbie, pasi Warner Bros ngacmoi fansat e “kukullës” me një fotografi të filmit të saj të ri.

Adhuruesit e kukullës klasike do të jenë të interesuar të shohin veshjet e Margot.

Në fotografinë e parë, Robbie vesh një xhaketë me vija blu dhe të bardhë, e plotësuar me një rrip kokë me pika dhe byzylyk me rruaza të trashë.

Fotografia u postua në Twitter nga Warner Bros Pictures me një mbishkrim të thjeshtë: “#BARBIE 21 korrik 2023 Vetëm në kinema” – duke zbuluar kështu datën e publikimit.

Ryan Gosling do të luajë si Ken në filmin live-action të drejtuar nga Greta Gerwig, e cila gjithashtu shkroi skenarin së bashku me Noah Baumbach.

Kasti përfshin gjithashtu aktorë si Will Ferrell dhe America Ferrera.

Zbulimi i Robbie në ekran erdhi kur ajo u luajt përballë Leonardo DiCaprio në komedinë e errët të Martin Scorsese “The Wolf of Wall Street”.

Ajo u nominua për një çmim Oscar për portretizimin e saj të patinatorit fatkeq olimpik Tonya Harding në “I, Tonya ” në 2017 dhe ka mishëruar gjithashtu rolnin e DC Comics, Harley Quinn./21Media / KultPlus.com

Drama për abuzimin seksual bashkon Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie

Ka mbërritur fragmenti i parë për biopikun e shumëpritur “Bombshell”, i cili e ka mbledhur treshen fantastike të aktoreve, Margot Robbie, Nicole Kidman dhe Charlize Theron si femrat që do të kenë konflikt me themeluesin e Fox News.

Vepra e re e regjisorit Jay Roach bën fjalë për rënien e Roger Ailes, themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Fox News, i cili është akuzuar për abuzim seksual dhe keqtrajtim të punonjëseve.

Image

Aktoret e shkëlqyeshme do t’i luajnë rolet e tre gazetareve që kanë vendosur të përballen me shefin e tyre dhe me shovinizmin, shkruan KOHA Ditore. Kështu Kidmanin do ta shohim në rolin e Gretchen Carlson, Theron do ta luajë Megyn Kelly, ndërsa Margot Robbie do ta luajë Kayle Pospisil.

Ato do të paraqesin akuza për abuzim seksual në këmbim të një shume të madhe parash, duke i shndërruar rrëfimet e heshtura në një bombë të vërtetë, gjë që shihet edhe në fragmentin e parë për këtë dramë biografike.

T’ju rikujtojmë, Aiiles dha dorëheqje në vitin 2016 pasi që e mbajti postin e drejtorit në FOX për pothuajse 20 vjet.

Premiera e “Bombshell” është planifikuar për 20 dhjetor në SHBA, ndërsa filmi më pas fillon me distribucion kinematografik në të gjithë botën.

Margot Robbie u inspirua tek Rita Ora për filmin e saj të ri

Aktorja e njohur, Margot Robbie, ka zbuluar si është inspiruar nga theksi i Rita Orës për rolin e saj në filmin e ri, trilerin “Terminal”.

“Një mike imja, Rita Ora, mendoj se ka theks të bukur kështu që mora diçka nga zëri i saj”, ka thënë Margot për “Metro.co.uk”, transmeton Koha.net.

“Kur zgjedh një theks, më duhet të gjej dikë dhe të kërkoj në Google intervista të shumta e ndonjëherë gjej njerëz që kanë blogje a të ngjashme dhe aty i dëgjoj teksa flasin shumë. Ka pak Ritë në këtë film. Ka theks të mirë, e dua atë”, shtoi ajo.

Margoti në filmi e ri “Terminal” paraqitet përkrah Simon Pegg dhe Mile Myers. /KultPlus.com