A do të ishte e plotë periudha e Krishtlindjeve pa meloditë që shoqërojnë festat? E sidomos pa hitin e Krishtlindjeve të Mariah Carey “All I Want for Christmas Is You”.
Ndonse ky hit është shndërruar në himin e dhjetorit të çdo viti, këtë vit dëgjuesit kanë thyer rekordet e mëparshme të dëgjimit.
Nuk është e pazakontë që kjo këngë të kryesojë të gjitha listat e Spotify gjatë sezonit të Krishtlindjeve, por ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për melodinë klasike të Carey, pasi është bërë kënga më e transmetuar në Spotify brenda një dite të vetme, transmeton rtv21.tv.
Kjo këngë arriti të grumbullojë rreth 23.7 milionë transmetimesh vetëm brenda 24 orëve, që thyen çdo rekord të transmetimit.
Edhe pse kënga “All I Want for Christmas Is You” u publikua në vitin 1994 si pjesë e albumit të Krishtlindjeve ‘Gëzuar Krishtlindjet’, popullariteti i saj duket se rritet nga viti në vit.
Ndërsa edhe përfitimiet e artistes nga hiti i saj nuk janë të pakta, sipas mediave të huaja, Carey ka fituar rreth 60 milionë dollarë që nga viti 1994 nga kjo këngë./21Media / KultPlus.com
Muzikanti Andy Stone ka paditur këngëtaren Mariah Carey, dhe kërkon 20 milionë dollarë, me pretendimin se në këngën “All I Want For Christmas is You”, të publikuar në vitin 1994, këngëtarja ka kopjuar këngën e tij me të njëjtin titull, të publikuar në vitin në vitin 1989.
Padia është dorëzuar në gjykatën e Kalifornisë të hënën, raporton Fox News.
Stone, vokalisti i grupit “Vince Vance” dhe “The Valiants”, është bashkautor i këngës së tij.
Në padi thuhet se Carey kopjoi për 50% të këngës që Stone e realizoi pesë vjet më herët se Carey.
Stone pretendon se Carey dhe ekipi i saj kishin qasje në versionin e tij të “All I Want for Christmas is You”, për shkak të suksesit të gjerë komercial dhe kulturor që pati ajo.
Kënga e Stone u rendit në Billboard për vjet me radhë, dhe grupi i tij e interpretoi atë gjatë një paraqitjeje në Shtëpinë e Bardhë në pranverën e vitit 1994 – po atë vit që kënga e Carey u publikua.
Kënga klasike e festave të Mariah Carey, “All I Want For Christmas Is You”, ka bërë një ringjallje në tabelën globale të Spotify, duke u ulur në pozicionin e 50-të.
Ajo mblodhi 1.878 milion transmetime, duke reflektuar popullaritetin e saj të qëndrueshëm gjatë sezonit festiv dhe aftësinë për të magjepsur dëgjuesit vit pas viti. / KultPlus.com
U bënë 11 javë që kënga e ikonës së muzikës Mariah Carey “All I Want for Christmas Is You” kryeson listën e këngëve Billboard Hot 100.
Ajo këtë vit kryeson listën për të tretën javë me radhë, ndërkaq ka kryesuar në sezonin e kremtave të fund vitit që prej vitit 2019, duke vlerësuar në total 11 javë.
Kënga “All I Want for Christmas Is You” e Carey së pari u lansua në abumin e saj Merry Christmas në vitin 1994 dhe prej atëherë, kjo këngë shkoi duke u popullarizuar. Në dhjetor të 2017-tës u fut në top dhjetëshen e Hot 100, e në vitin 2018 u vlerësua në top pesëshe.
Në vitin 2019, ajo dominoi këtë toplistë për tri javë me radhë, një vit më vonë dy javë e në vitet 2021 e 2021 nga tri javë.
Kënga e Carey, “All I Want For Christmas Is You” po ashtu theu rekordin për më së shumti shkarkime në ditë në historinë e Spotify, me 21.26 milionë.
Lista e Hot 100 përfshinë këngë të zhanreve të ndryshme. Ato vlerësohen në bazë të transmetimeve në radio, dhe në bazë të shifrave të shitjes së tyre./KultPlus.com
“All I Want for Christmas Is You” është kënga që të gjithë kemi kënduar me afrimin e Krishtlindjeve. Dhe këtë vit, për të katërtin vit, ajo kryeson Billboard Hot 100, duke arritur të zëvendësojë ‘Anti-Hero’ të Taylor Swift, e cila u publikua në nëntor për të vendosur një rekord. Mariah Carey e regjistroi këngën në verën e vitit 1994 me kompozitorin veteran Walter Afanasieff.
Për të katërtin vit radhazi, “All I Want for Christmas Is You” kryeson Billboard Hot 100, duke lënë “Rockin Around the Christmas Tree” të Brenda Lee në numrin 2, “Jingle Bell Rock” të Bobby Helms në numrin 3, Burl Ives “A Holly Jolly Christmas” (Nr. 4) dhe “Last Christmas” e The Wham në numrin 9.
Veçanërisht, kënga ishte në krye të Billboard për herë të parë në vitin 2019. Është gjithashtu kënga që ka qenë në numrin 1 për një kohë kaq të gjatë, që nga hera e parë që u shfaq më 21 dhjetor 2019./abcnews.al/ KultPlus.com
Këngëtarja Mariah Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, ”All I Want for Christmas is You”.
Kantautori Andy Stone thotë se ai shkroi një këngë me të njëjtin emër pesë vjet më parë, duke argumentuar se zonja Carey shfrytëzoi “popullaritetin” dhe “stilin” e tij.
Pavarësisht se kanë një titull, dy këngët duken të ndryshme në vijat muzikore, por zoti Stone pretendon se zo Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje.
Carey nuk është përgjigjur ende.
Një element i domosdoshëm në çdo listë dëgjimi për Krishtlindje, “All I Want for Christmas is You” e Mariah Carey është një nga rekordet më të njohura të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.
Që kur u shfaq në albumin Merry Christmas në 1994, ai ka kryesuar listat në disa vende dhe deri në vitin 2017 thuhet se Carey kishte fituar më shumë se 60 milionë dollarë (48 milionë £) në honorare.
Kënga është transmetuar një miliard herë në Spotify.
Në një kujtim të kohëve të fundit, Carey pranoi se kompozoi “pjesën më të madhe të këngës në një tastierë të vogël Casio”. i Stone, i cili performon nën emrin Vince Vance me grupin Vince Vance and the Valiants, po kërkon të paktën 20 milionë dollarë (16 milionë funte) si dëmshpërblim.
Ankesa thotë se zonja Carey, si dhe bashkë-shkrimtari i saj Walter Afanasieff dhe kompania diskografike Sony Music Entertainment, kanë fituar “fitime të pamerituara” nga kënga, duke argumentuar se të pandehurit “me vetëdije, me dashje dhe qëllimisht u angazhuan në një fushatë” që shkel të drejtën e autorit.
Stone argumenton se ai kurrë nuk ka dhënë leje që kënga e tij të përdoret për ndonjë qëllim, duke përfshirë “krijimin e një vepre derivative”.
Nuk është e qartë pse sfida ligjore është bërë vetëm tani, 28 vjet pas publikimit të këngës së zonjës Carey.
Ankesa thotë se avokatët e zotit Stone kontaktuan fillimisht zonjën Carey dhe të pandehurit e saj vitin e kaluar, por nuk ishin në gjendje të arrinin ndonjë marrëveshje.
Nuk është e pazakontë që këngë të ndryshme të kenë të njëjtin emër dhe Zyra e Shteteve të Bashkuara për të Drejtat e Autorit liston 177 hyrje në faqen e saj të internetit nën titullin All I Want for Christmas is You./21Media/ KultPlus.com
Mariah Carey është në bisedime që të vazhdoj shfaqjen e saj festive të Krishtlindjes në Apple TV+, ku morën pjesë edhe mysafirë si Ariana Grande.
Një burim i tha The Sun të dielën se, Mariah ka krijuar specialen e Krishtlindjes për Apple për një herë, por se vazhdoi.
“Askush nuk parashikoi suksesin e saj dhe ajo arriti në vendin e parë në mbi 100 shtete. Shefat e Apple tani duan ta sigurojnë atë edhe një shfaqje tjetër speciale për vitin tjetër”, tha ky burim.
Pop ylli kishte thënë se ajo donte që shfaqja të shpërfaqte “shpirtin” e Krishtlindjes, shkruan FemaleFirst.
“Duhet vërtet ta ndjejmë Krishtlindjes, pavarësisht se mund të mos jemi me të dashurit tanë”, tha ajo./ KultPlus.com
25 vjet pas lansimit të parë hiti i këngëtares Mariah Carey, “All i Want For Christmas Is You”, ka arritur të shndërrohet në këngën më të madhe në botë teksa pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard Global 200”.
Ndërkohë, kënga e dyshes latine Bad Bunny dhe Jhay Cortez, “Dákiti”, e mbanë pozitën e parë në toplistën “Billboard Global Excl. U.S.”, e cila shtrihet në të gjitha territoret tjera duke e përjashtuar Amerikën.
Këto dy toplista i radhitin këngët më të mira bazuar në shitjet dhe shkarkimet e tyre online, nga 200 territore anembanë botës. “Billboard Global 200” bazohet në të dhënat e marra nga mbarë bota, ndërsa “Billboard Global Excl. U.S.” mbledhë të dhëna nga të gjitha territoret me përjashtim të Shteteve të Bashkuara.
Hiti i divës amerikane të muzikës Mariah Carey, “All i Want For Christmas Is You” rrëshqiti nga pozita e dytë në të parën, falë shitjes së 17.000 kopjeve brenda javës dhe 79.3 milionë shkarkimeve anembanë botës. Siç dihet tashmë, kënga fillimisht është publikuar si pjesë e albumit të vitit 1994 të këngëtares, me titull “Merry Christmas”.
Kënga “Dákiti” nga Bad Bunny dhe Jhay Cortez rrëshqiti në vendin e dytë të toplistës “Global 200”, pas tri javëve të qëndrimit të pozitën e parë, falë 97.1 milionë shkarkimeve të fituara gjatë javës.
Kënga klasike e grupit “Wham!” me titull “Last Christmas” e lansuar për herë të parë në vitin 1984, gjithashtu pësoi ngritje këtë javë duke e zënë vendin e tretë të toplistës, derisa pas saj renditen hiti “Blinding Lights” nga The Weeknd dhe “Dynamite” nga grupi nga Korea Jugore “BTS”. Edhe kjo këngë kishte qëndruar tri javë në vendin e parë të toplistës së famshme.
Ndërkaq renditja e këngëve më të mira të javës në toplistën “Billboard Global Excl. U.S.”, ndryshon shumë pak nga ajo “Global 200”.
Në vendin e parë të saj është pozicionuar “Dákiti” nga Bad Bunny dhe Jhay Cortez, për të pestën javë rresht. Pas saj renditet Mariah Carey me “All I Want For Christmas Is You”, në vendin e tretë gjendet grupi “BTS” me hitin “Dynamite”, dhe në vendin e katërt dhe të pestë janë pozicionuar këngët “Blinding Lights” nga The Weeknd dhe “Las Christmas” nga grupi “Wham!”. / Koha.net/ KultPlus.com
Ylli i njohur i muzikës, Mariah Carey, e ka shpenzuar një shumë të majme të hollash për realizimin e shout të saj special të transmetuar në “Apple TV+”, e i cili solli para kohe frymën e Krishtlindjes.
Me titull “Mariah Carey’s Magical Christmas Special”, shou përveç muzikës përfshiu edhe paraqitje speciale të yjeve të shumtë të showbizit, të tillë si: Ariana Grande, Jennifer Hudson, Tiffany Haddish, Snoop Dogg dhe të tjerë.
Një burim i afërt i këngëtares ndër të tjera ka treguar: “Mariah ka dashur që shou i saj në Apple TV të jetë i jashtëzakonshëm dhe pakonkurrencë. Dhe ka arritur të bëjë pikërisht këtë. Jo vetëm sa i përket shikueshmërisë dhe vlerësimeve nga publiku dhe kritikët, por edhe në buxhetin e shpenzuar rreth realizimit të tij që e kap shifrën prej 5 milionë dollarësh”.
Diva amerikane e muzikës duket se ka qenë e vendosur të mos kursehet në organizimin e kësaj ngjarjeje festive, dhe kështu ka vendosur ta investojë një shumë të madhe të hollash për t’u siguruar që shou të jetë sipas standardeve dhe dëshirës së saj. Dhe të gjithë e dinë se një investim i tillë është më se i vlefshëm, për një ikonë të muzikës sikurse Mariah Carey.
Në këtë speciale, të shoqëruar me muzikë dhe performanca vallëzimi e animacione, këngëtarja shfaqet tek i del në ndihmë “mikut të saj të veçantë” – Babadimrit – në përpjekjen e tij për ta rikthyer gëzimin e festave të fundvitit në mes të krizës së shkaktuar nga pandemia.
Paraqitje të rrallë dhe të veçantë në këtë shou kishin edhe binjakët e këngëtares, Moroccan dhe Monroe.
Ndërkohë, Carey se fundmi ka zbuluar se ka gjasa që së shpejti të realizohet një film për jetën e saj.
Ylli i hitit “All I Want For Christmas Is You” i ka ngacmuar fansat duke thënë se ekziston plani që libri i saj biografik, “The Meaning of Mariah Carey”, të shndërrohet në film. Këngëtarja e pranoi se gjithmonë ka dashur ta shndërroj librin në një projekt kinematografik. / KultPlus.com
Kënga e famshme festive e Mariah Carey “All I Want For Christmas” i është rikthyer listës së 40 këngëve më të dëgjuara në platformën “Spotify” të dielen e kaluar – plot dy javë më herët sesa para tre vjetësh.
Kënga gjithashtu është rishfaqur në listën muzikore në iTunes më 2 nëntor dhe është në mesin e 50 këngëve më të shkarkuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Carey pritet që të rihyjë në listën zyrtare muzikore të Mbretërisë së Bashkuar. Kënga tani është e 63-ta sipas numërimeve të mesit të javës.
Një rihyrje e tillë do t’ia jepte kësaj kënge javën e 100 në listën e 100 këngëve më të mira dhe do të bëhej viti i 14-të i këngës që është pjesë e listës.
Rikthimi i hitit të Careyt është tringëllima e këmbonës për fillimin e kohës së Krishtlindjeve.
Prapa saj në listën e Spotify janë edhe gjashtë këngë Krishtlindjesh, përfshirë këtu “Fairytale of New York” nga grupi muzikor “The Pogues” dhe “It’s Beginning To Look A Lot Like Christmas” nga Michael Bublé. Mes tyre, këngët kanë më shumë se 500,00 dëgjime brenda ditës.
Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar mbetet prapa vendeve si Estonia dhe Islanda, ku dëgjuesit fillojnë t’i bëjnë pjesë të listave të tyre muzikore këngët e Krishtlindjeve qysh nga tetori, sipas të dhënave të Spotify.
Dhe këto vende të gjitha mposhten nga Filipinet, ku muzika e Krishtlindjeve është 2-përqindëshi i këngëve të dëgjuara në fillim të shtatorit.
Kurse njerëzit në Lihtenshtajn janë dëgjuesit më të flaktë të këngëve sezonale. Në ditët e fundit para 25 dhjetorit, gati 70 për qind e këngëve që dëgjohen janë këngë Krishtlindjesh – trefishi i mesatares globale.
Megjithkëtë Mbretëria e Bashkuar është goxha e fortë në këtë garë. Atje jo që po dëgjohen këto këngë festive më herët, por “Magic Radio” ka publikuar linjën 100 për qind të Krishtlindjeve në gusht për shkak të kërkesave të dëgjuesve.
E gjithashtu edhe “Amazon Music” vetëm sa ka publikuar një listë me plot këngë Krishtlindjesh, këngë të tilla si “Rockin’ Around the Christmas Tree” e kënduar nga Justin Bieber dhe “Last Christmas” e dyshes “Wham” e kënduar nga Mary J Blige.
A mundet LadBaby ta zërë vendin e parë tri herë?
Gara për vendin e parë këto Krishtlindje po ngushtohet, e kryesuar nga kënga e ripërpunuar e Oasisit “Stop Crying Your Heart Out” nga organizata bamirëse “Children In Need”.
Kënga është bashkëpunim i këngëtarëve si: Cher, Kylie, Robbie Wlliams, KSI, Ava Max, Jess Glynne dhe Bryan Adams, së bashku me të tjerët, videoja e së cilës do të publikohet gjatë emisionit “Children In Need” të premten.
Fituesja e këngës së vitit 2020 nga BBC, Celeste, është duke u përgatitur për një hit festiv, pasi kënga e saj “A Little Love” ka qenë pjesë e reklamës “John Lewis Christmas”.
E frymëzuar nga mirësia e treguar prej publikut britanik gjatë karantinës, është kënga e saj origjinale (jo ndonjë ripërpunim) që është shfaqur në një reklamë. Të ardhurat do të shkojnë për organizatat bamirëse “Home-Start” dhe “FareShare”.
Gjatë dy vjetëve të fundit, personaliteti i kanalit “YouTube”, LadBaby, ka kryesuar listat festive me ripërpunimet e këngëve që kanë për temë ushqimet si: “I Love Sausage Rolls” dhe “We Built This City (On Sausage Rolls)”.
Ylli i muzikës, që i dhuron të ardhurat e tij në organizatën bamirëse ushqimore “Tressell Trust”, nuk i ka bërë publike planet e tij për 2020. Nëse ai e zë vendin e parë për tri herë rresht, do ta arrijë rekordin e thyer nga grupi “The Beatles”, që ishin në krye të listës rradhazi gjatë viteve 1963, ‘64 dhe ‘65.
Duke folur për Radio 1 vitin e kaluar, LadBaby ka thënë se ai do ta synonte ta thyente këtë rekord nëse do t’i vinte ideja e duhur.
“Nuk dua të jetë shaka”, kishte thënë ai. “Duhet edhe të jetë qesharake, por edhe të jetë e duhura. Nuk dua që njerëzit ta bojkotojnë atë vitin e ardhshëm”.
Si e shkroi Mariah këngën e mirënjohur?
Kënga e Mariah Careyt “All I Want For Christmas Is You” është dhurata që e marrim çdo vit.
Fillimisht e publikuar më 1994, është ripërpunim i kapshëm plot ritëm i hiteve të Krishtlindjeve të Motoën dhe Phil Spector.
Kënga që ka qenë tri herë hit në të dyja anët e Atlantikut, shumë shpejt u bë diçka standarde, të cilën banorët e Neë Yorkut e quajnë “një nga varësitë moderne që ia vlen gjatë festave të fundvitit”.
Pasi shiti më shumë se 16 milionë kopje, më në fund arriti t’i kryesonte listat muzikore në ShBA vitin e kaluar, në 25 vjetorin e saj, duke e bërë Careyn artisten e parë që ka arritur të jetë kënga numër një në katër dekada të ndryshme.
“Ia dolëm!” – ka shkruar ylli i muzikës në Twitter, ku i ka shtuar disa emotikonë; një duke qarë, një zemër, një llampë, një bredh, një flutur (shenja e saj), për lajmet e mira.
Carey e kishte shkruar këtë këngë para shumë kohësh së bashku me bashkëpunëtorin e saj, Ëalter Afanasieff, që fillimisht ishte shprehur i brengosur se kënga ishte shumë bazike. Por kjo është saktë cilësia që iu është dashur për t’u bërë hit i qëndrueshëm.
“Melodia shumë e thjeshtë ka ndikuar që njerëzit nëpër të gjithë botën të thonë: “Oh, nuk më largohet prej mendjes!” ka thënë ai në një intervistë për ASCAP.
Duke e rikujtuar atë kohë, Carey ka thënë se pjesa hyrëse e këngës është dashur të jetë me pianot lodra të vogla, sikurse Schroeder i ka pasur në “Peanut”.
“Në fakt shumicën e këngës e kam luajtur në një piano të vogël të lirë”, ka shtuar ajo. “Por është ndjenja të cilën dua ta kap. Ekziston një ëmbëlsi, qartësi dhe pastërti në të”.
Edhe pse ajo nuk ka qenë e lumtur në atë kohë, për shkak se ishte në presion të famës dhe ishte në lidhje me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Tommy Mottola, ajo kishte dashur ta shkruante një këngë që do ta lumturonte dhe do ta bënte të ndihej si një vajzë e re e lirë dhe e dashur për Krishtlindje”.
“Doja ta këndoja në një mënyrë e cila do të përçonte lumturi për të gjithë dhe do ta kristalonte atë përgjithmonë”, ka shtuar ajo. “Po, doja të kisha lumturi të plotë Krishtlindjesh”./ KultPlus.com
Një maratonë telefonike e mbajtur të hënën në New York City, arriti t’i mbledhë 115 milionë dollarë të cilat do t’iu dhurohet personave të prekur nga koronavirusi. Kështu kanë bërë të ditur organizatorët e kësaj ngjarjeje.
Me titull “Rise Up New York!”, eventi i përfshiu performancat e yjeve të njohur të muzikës të tillë si: Billy Joel, Mariah Carey, Sting dhe të tjerë, si dhe mblodhi të holla për organizatën bamirëse “Robin Hood” e cila i dedikohet luftës ndaj varfërisë në këtë qytet, transmeton Koha.
Gjatë kësaj maratone telefonike, ylli i muzikës Billy Joel e interpretoi këngën “Miami 2017 (Seen The Lights Go Out On Broadway)”.
Performanca e tij u transmetua në sheshin e zbrazët “Times Square” në New York, që është epiqendra e pandemisë së COVID-19 në Amerikë. Ky qytet i cili i strehon miliona njerëz, ka javë të tëra që është në karantinë.
Edhe diva e muzikës, Mariah Carey, performoi në këtë ngjarje duke e sjellë një interpretim të shkëlqyer të hitit të saj, “Make It Happen”, ndërsa Sting e interpretoi këngën e tij të famshme, “Message in a Bottle”.
Po ashtu gjatë mbrëmjes, u shpërndanë mesazhe të shumta të shpresës dhe fuqisë nga yje të tillë si, Jennifer Lopez dhe Trevor Noah.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit në New York City, llogaritet se ky qytet i ka humbur më shumë se një të tretën e 81 mijë jetëve të humbura në tërësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më shumë se 335 mijë njerëz janë prekur me COVID-19 në SHBA, 185 mijë prej së cilëve janë nga New York City. / KultPlus.com
Mariah Carey është shpërblyer gjatë ditëve të kaluara me çmimin e ikonës së muzikës në Billboard.
Me këtë vlerësim është pajtuar edhe këngëtarja shqiptare, Rita
Ora, e cila e ka komplimentuar artisten amerikane.
“Nuk besoj që një artiste e meriton më së shumë se ti këtë çmim. Nuk je ikonë vetëm e Billboard, por edhe e imja. Shihemi në Londër”, ka pohuar përmes një videoja bukuroshja jonë teksa ishte duke udhëtuar me një autobus privat.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i apostrofuarës, e cila
ka thënë se i ka kthyer buzëqeshjen në fytyrë.
“Ju më kthyet buzëqeshjen e madhe në fytyrën time. Suksese
në turne dhe shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në
Twitter.
Ndryshe, Rita është duke vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme në kuadër të turneut për promovimin e albumit, “Phoenix”. /KultPlus.com
Mariah Carey po vazhdon që të bëjë publike këngët e saj pjesë e albumit ‘Caution’. Ajo së fundi ka publikuar edhe këngën “A No No”.
Për këtë këngë ajo nuk ka realizuar akoma videoklip. Kënga është pjesë e albumit “Caution”, albumit të 15-të të këngëtares i cili do të publikohet me 16 nëntor./KultPlus.com
Kthimi i Mariah Carey u njoftua zyrtarisht. Më 16 nëntor do të mbërrijë albumi i saj i ri me titull “Caution”, katër vjet pas “Me. I am Mariah… The Elusive Chanteuse”.
Albumi do të përfshijë dy single “GTFO” dhe “With You”, të cilat e çuan emrin e yllit të pop-it në renditjen e hiteve ndërkombëtare.
Duke pritur për të dëgjuar “Caution”, Mariah ka nxjerrë një tjetër këngë, “The Distance” një bashkëpunim me Ty Dolla $ ign. Ndërkohë, ndërsa “With You ka tejkaluar tashmë 2 milion e 800 mijë streaming në Spotify dhe 2 milionë e 700 mijë shikime të përgjithshme në YouTube, “GTFO” vazhdon të jetë një sukses i madh me më shumë se 5 milionë rryma në Spotify dhe shikime në YouTube.
Deri më tani, ylli i popit ka shitur 200 milionë albume dhe 18 nga këngët e saj janë hitet që kanë arritur vendin e parë në Billboard Hot 100 gjatë viteve. Gjatë gjithë karrierës së saj Mimi ka fituar 5 Grammy Awards, 19 World Music Awards, 10 American Music Awards dhe 14 Billboard Music Awards, shkruan ata./ KultPlus.com
Duke qenë se shpesh ka diskutime se cila është kënga më e mirë për festat e fundviti, një analizë statistikore ka shpallur këngën e preferuar të Krishtlindjeve në Britani, përcjellë KultPlus.
Bazuar në një analizë statistikore nëntëvjeçare, e cila është bazuar në skema dhe transmetime, ka zbuluar se kënga e Mariah Carey “All I Want For Christmas Is You” është realisht kënga më e përhapur.
KultPlus ju përcjellë tabelën me 20 këngët e Krishtlindjeve, të cilat kanë kryesuar për shumë javë listat e viteve 2007 dhe 2016. Kjo tabelë gjithashtu tregon datën e publikimit të tyre dhe kënga e Mariah Careyt edhe pse e realizuar në vitin 1994 i ka rezistuar kohës. Në pozitën e dytë është kënga “Fairytale of New York” e The Pogues dhe Kirsty MacColl. / KultPlus.com