“Recital në piano” me François Dumont solli mbrëmë një lojë madhështore në ‘Chopin Piano Fest’

Era Berisha

I vendosur thellë në brendësinë e pianistit François Dumont, qëndronte besueshmëria e mrekullueshme që ai e posedonte në vetvete. Me një qëndrueshmëri në skenë, prezencë të pakrahasueshme dhe një pasion që i fliste vazhdimisht publikut, ai solli vepra jashtëzakonisht të vështira në realizim por aq të bukura në pamje, me ç’rast zotëroi jo vetëm çelësat bardh e zi para tij por të gjithë vëmendjen e gjithsecilit duke arritur një kulminacion nëpërmjet së cilës dukshëm dallohej fundi i çdo vepre mahnitëse, shkruan KultPlus.

Si në secilin koncert, hapësira në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare qëndronte e njëjtë. Me katër drita të ngrohta që vinin në pah punën e palodhshme të pianistit në skenë, dy reflektorë në ngjyrë vjollcë që shndrisnin mbi perdet bardh e zi të cilat portretizonin dizajnin e festivalit, dritën natyrale e cila vinte sipër nga dritarja e madhe rrethore mu në mes të vendit si dhe lulet e renditura poshtë në skenë, po krijohej një atmosferë e ngrohtë mes të pranishmëve që po prisnin me padurim shënimin e fillimit të këtij koncerti.

“Mirëserdhët në edicionin e dymbëdhjetë të Chopin Piano Fest. Ne jemi shumë të lumtur që në këtë mbrëmje po bashkëpunojmë me Ambasadën Franceze në Kosovë për të sjell një pianist të vërtetë të skenave botërore siç është pianisti Dumont i cili njëkohësisht është fitues i garave të Chopin”, thotë Luzha.

Ndërkaq, ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel po ashtu ka shprehur kënaqësinë e saj rreth këtij bashkëpunimi dhe e uroi festivalin për edicionin e 12-të.

Pas këtyre fjalimeve, në sallë mbizotëroi heshtja për të sjellë në skenë me duartrokitje të shumta pianistin i cili fiks në orën 20:20 lëshoi tingullin e parë të veprës së parë për këtë mbrëmje. Me një program tejet të pasur dhe të larmishme në renditje, pianisti Dumont solli veprat e kompozitorit të njohur Frédéric Chopin si: “Impromtu n.3 op.51”, “Impromptu n1. Op.29”, “Nocturne op.48 n.1”, “Ballade n.1 op.23”, “Nocturne op.9 n.2”, “Ballade n.3 op.47”. Ndërkaq, pjesa e dytë e mbrëmjes përfshiu veprat si: “Ballade n.2 op.38”, “Largo (Variation on Bellini’s Puritani, from Hexameron)”, “Fantaisie-impromptu”, “Impromptu n.2 op.36”, “Scherzo n.3 op.39”, “Mazurka op.63 n.2” dhe “Ballade n.4 op.52”.

Tash e katër net festivali ka sjell mbrëmje të cilat kanë lënë gjurmë në kujtesën e secilit por kësaj here ishte më ndryshe. Lëvizjet e tij precize në secilin moment dëshmuan për talentin e tij i cili shfaqej ëmbëlsisht në notat nga më të lehtat e deri ato më të rëndat. Por veçantia e tij qëndronte tek përzierja e qetësisë dhe ashpërsisë në një ndërlidhje të magjishme e cila solli tinguj dhe melodi që nuk u shqiteshin shpirtit të pranishëm.

Lëvizjet e gishtërinjve të tij herë në një rëndim të rëndomtë e herë vetëm në prekje tejet të lehta të çelësave, pozicionimi i këmbëve të tij varësisht veprës, vështrimet e tij që dukshëm tregonin për një dashuri që i dedikohej vetëm instrumentit të pianos, fuqia e tij pianistike që i portretizohej në mbylljen e syve dhe magjinë e interpretimit, shpalosën një dhunti që vështirë se e shohim shpesh. Përveç kësaj, performimi i tij përgjatë pothuajse dy orëve të veprave të vetëm një kompozitori, nuk solli aspak një monotoni. Përkundrazi, niveli i lartë artistik i tij herë frymonte në një melankoli dhe herë tjera sillte një frymë më të ashpër, por qetësia e interpretimit e tij arriti që këtë mbrëmje ta fuste në një strehë ku fluturonin tingujt në secilin cep. Sytë e të pranishmëve pothuajse po kapnin secilën notë të dhuruar dhe po i mbanin ato në mendje, e kjo vërehej dhe atëherë kur kokat e tyre lëviznin në një vijë me kokën e pianistit.

Në anën e djathtë e në anën e majtë, po kthehej koka e pianistit Dumont i cili vazhdonte interpretimin e tij të mahnitshëm të melodive nga më të butat ndonjëherë. Nuk ishte vetëm vendi ai i cili po hipnotizohej nga këto vepra që në një mënyrë brilante erdhën mbrëmë dhe vallëzuan me publikun i cili tash e sa kohë është i etur për koncerte klasike të këtij niveli. Ndërkaq, kur performanca e tij artistike  arrinte kulmin në fundin e çdo vepre, dora e tij e majtë qëndronte në ajër për ca çaste dhe ajo qetësi hyjnore nuk do të krahasohej me asnjë moment tjetër përgjatë mbrëmjes. Në anën tjetër, me dorën e djathtë të tij ai prekte gjithë çelësat bardh e zi në një rrjedhë të lehtë e që njëkohësisht shpalosi një teknikë tejet të bukur, përshtypjet e së cilës dalloheshin edhe në mesin e të pranishmëve.

Madhështia e lojës pianistike të pianistit mbrëmë po ndikonte tek çdo njeri i pranishëm. Shprehjet e fytyrave në publik tregonin për një entuziazëm të pashoq e kjo vinte pikërisht nga talenti i Dumont që ai e kishte përbrenda vetes. Një inspirim për shumë kë e një shembull për tu ndjekur, pianisti mbrëmë rrëmbeu zemrat e gjithsecilit duke i lënë kështu ata me momente që do të kujtohen për një kohë të gjatë dhe me një ëndje do të fshihen në katër muret e kujtesës sonë.

Tashmë ishte radha e publikut që të interpretojë një numër të madh të duartrokitjeve dhe fishkëllimave të cilat ndërlidheshin në një harmoni që e riktheu pianistin për të dytën herë në skenë. Ndërsa, falënderimet për të nuk munguan as edhe pas përfundimit të koncertit, me ç’rast ishin fotografitë dhe buzëqeshjet e shumta që zunë vend pas mbylljes së notave të fundit për këtë mbrëmje.

Pianisti François Dumont për KultPlus foli rreth emocioneve të tij pas një koncerti të tillë si dhe komunikimit me audiencën.

“Ishte diçka shumë e fortë për mua që isha këtu sonte sepse takova njerëz shumë të ndjeshëm dhe emocionalë që reagojnë ndaj muzikës. Festivali është i mrekullueshëm sepse tregon diversitetin e muzikës së Chopin dhe sigurisht është një festival jashtëzakonisht cilësor. Publiku këtu është shumë spontan dhe bujar në dëgjimin dhe vlerësimin e tyre, kështu që për mua si interpretues ishte shumë e bukur dhe një moment i këndshëm”, thotë Dumont.

Sipas tij, ai ndjeju një lidhje shumë të natyrshme, sepse me disa audienca kur ai luan, ndjehet pak një pengesë e vogël, por që këtu nuk kishte fare një barrierë e tillë.

Pianistja Zana Badivuku-Basha për KultPlus tha se pianisti ka arritur të realizojë vepra të një niveli shumë të lartë.

“Prej biografisë së këtij artisti, e pamë që ai zotëron një numër të madh të veprave të kompozitorëve të njohur. Sonte e patëm rastin të shohim një opus shumë të gjerë, duke përfshirë katër balada, mazurkat, nokturnat e famshme dhe ne ishim me të vërtetë shumë të pasionuar pas tingullit të tij, tingull ky që na ofrojë nuanca të ndryshme që nga më të lehtat e deri në kulminacione”, thotë Badivuku-Basha.

Sipas saj, pianisti me shumë lehtësi realizonte veprat e nivelit shumë të lartë si dhe veprat që ishin mjaft të vështira në teknikë, por që për veshin e dëgjuesit dalin si shumë të thjeshta.

Po ashtu për KultPlus pianistja Valbona Pula-Petrovci tregoi përshtypjet e saj rreth interpretimit të pianistit që sipas saj ishte i mrekullueshëm.

“Ishte një performancë vërtetë e mrekullueshme dhe mua po më vjen mirë që iu është mundësuar publikut ta dëgjojë një mbrëmje të tërë me veprat e Chopenit të cilat edhe dallohen për një sensibilitet të jashtëzakonshëm e mes tjerash më vjen mirë që ky është edicioni i dymbëdhjetë dhe që interesimi i publikut është i jashtëzakonshëm, gjë kjo që tregon se publiku është i etur për ngjarjet të tilla kulturore”, thotë Pula-Petrovci.

‘Chopin Piano Fest’ gjatë këtij edicioni do të prezantojë edhe 11 koncerte të tjera në vazhdim. Nata e pestë e këtij festivali vjen më datë 18 maj ku do të interpretojnë Arben Ramadani në piano dhe Armend Xhaferi në kitarë në një mbrëmje ‘Jazz & Improvisation’ në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, duke filluar nga ora 20:00. / KultPlus.com

Franca dhe Kosova synojnë të arrijnë marrëveshje për bashkëprodhim të filmave

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur shumë i lumtur pas pjesëmarrjes në javën e Filmit Frankofon, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Çeku ka bërë të ditur se Kosova dhe Franca synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje që do të përfshinte bashkëprodhimin e filmave mes kineastëve të Kosovës e Francës.

Në panel ishin të pranishëm Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, Pascal Brunet, Drejtor i Relais Culture Europe, Julien Ezanno nga Qendra Kinematografike e Francës dhe Lum Çitaku nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kjo konferencë vjen pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët më 16 nëntor për të avancuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës në fushat e kulturës, arsimit dhe diplomacisë publike. /KultPlus.com

May be an image of 4 people and indoor

Arrihet marrëveshja, thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës në arsim dhe kulturë

Mësimdhënësit e gjuhës frënge do të kenë mundësi të reja për ngritjen e kompetencave në mësimdhënie, meqë tashmë Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është bërë pjesë e Memorandumit të partneritetit për bashkëpunim edukativ në kuadër të Strategjisë së Frankofonisë 2015-2022, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar mbi këtë bashkëpunim duke u shprehur pozitivisht e lumtur.

“Jam shumë e lumtur që me këtë bashkëpunim që erdhi pas kërkesës së MAShTI-t, Kosova do të kontribuojë në forcimin e frankofonisë në Evropën qendrore dhe lindore”, shkroi ai.

Tutje, Nagavci pohon se kanë marrë konfirmimin nga Qendra Regjionale Frankofone për Evropën qendrore dhe lindore e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (CREFECO) dhe për këtë falënderoj drejtorin z. Erik Poppe dhe Sekretaren e Përgjithshme, znj. Louise Mushikiwabo.

Ministrat Hajrullah Çeku dhe zv. Ministrja Liza Gashi dhe Ambasadori i Francës për Kosovë, Marie-Christine Butel, kanë nënshkruar Deklaratën e Shprehjes së Interesit për intensifikim të bashkëpunimit me qëllim të mobilizimit të akterëve kulturorë, edukativ dhe universitarë kosovarë dhe francezë, duke respektuar kështu dëshirën për të vendosur marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet strukturave dhe territoreve të tyre./KultPlus.com

May be an image of text that says 'Le Représentant ORGANISATION francophonie Représentation pour l'Europe centrale et orientale Adhésion République coopération éducative dans cadre Bucarest, novembre Ministre, Kosovo Mémorandum de partenariat pour Stratégie dela Francophonie 2015-2022 dans lettre octobre 2021, vous avez exprimé Kosovo cadre Stratégie Conformément souhait quel Ministère Education pour coopération éducative 2015-2022 1 l'article votre ministère dudit Mémorandum, contribuer vous puissent soutenir Francophonie, Dans aussi Madame Louise Mushikiwabo, langue établissements place dans votre centrale nComité aux evous dontl vous remerciant haute Centre régional nommer votre collaboration, vous d'agréer Madame Ministre l'assurance Arbërie NAGAVCI information: Mme TOR, OTOVA, nationale CPF République Organisation monde 020522 Roumanie'