Erzen Vala. Marigona Ademi e Mal Myrtaj fitues të edicionit të katërt të AAVK

Është mbajtë edicioni i katërt i Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, ku me punime të tyre janë prezantuar shumë artistë, punime që janë prezantuar në kuadër të ekspozitës që është hapë në Pallatin e Rinisë, shkruan KultPlus.

Anëtarë të jurisë në këtë edicionin ishin:  Hivzi Muharremi, historian i artit nga Kosova,  Faik I. Krasniqi, artist nga Kosova dhe Eshref Qahili, artist nga Kosova.

Me këtë rast, juria ndau tri çmime vjetore, për pikturë dhe skulpturë: artistit Erzen Vala, i është ndarë cmimi vjetor për pikturë, për veprën e tij ” GJURMA E GISHTIT QENDRA E BOTES”, artistes Marigona Ademi, i është ndarë cmimi vjetor për pikturë, për veprën e saj “LUX SOLARIS” dhe artistit Mal Myrtaj, i është ndarë  cmimi vjetor për skulpturë, për veprën e tij “NGA ZGAFELLA”.

Kjo ekspozitë është organizuar nën përkujdesjen e kryetarir të AAVK Kamuran Goranci, kurse këtë aktivitet kulturor e ka mbështetë Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

Sonte në kryeqytet, ekspozita “Gratë” e Marigona Ademit

Sonte, me fillim prej orës 20:00, në Traffic Gallery në Prishtinë hapet ekspozita e artistes Marigona Ademi.

Marigona Ademi është artiste nga Prishtina, e diplomuar në degën e pikturës, në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

Gjatë studimeve ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive, por angazhimi i saj në Institutin Arkeologjik pas përfundimit të studimeve ka ndikuar që ajo të ndjek edhe kahje tjera veçmas pikturës.

Këtë të premtë ajo prezantohet me punimin “Gratë” nga cikli i punimeve me të njëjtin emër.

“GRATË”
Sepse edhe une jam grua. E palumtur, nga lumturia e tyre që buron nga mosdija e nga pranimi dhe bindja se duhet të jenë të përulura. / KultPlus.com