Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi ka njoftuar se do të përformojë në pesë shtete të ndryshme gjatë sezonit 2024 dhe 2025.
Ajo ka shkruar se do të jetë e pranishme në Finlandë, Gjermani, Emirate të Bashkuara, Belgjikë, dhe Itali.
“Jam e lumtur të shpall sezonin tim operistik 2024/25! Këtë vit, kam kënaqësinë që të performoj në Finlandë, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë dhe Itali. Me padurim pres të ndaj më shumë detaje dhe shpresoj të ju shoh në një nga këto vende fantastike”, ka shkruar ajo.
Sopranoja Margiona Qerkezi ka pasur shumë suksese këtë vit, shkruan KultPlus.
Përpos debutimeve të shumta që ajo ka realizuar këtë vit, Qerkezi ka fituar edhe shumë çmime.
Së fundmi, përmes një njoftimi në rrjete sociale, sopranoja na njoftoi që është përzgjedhur si një nga 10 yjet në Ngritje për vitin 2023 nga prestigjiozja “Operawire”.
“Jam shumë e emocionuar të ju njoftoj që jam përzgjedhur si një nga 10 Yjet në Ngritje për vitin 2023 nga prestigjiozja Operawire – lajm kaq fantastik për t’u ndarë me miqtë e mi të dashur. Faleminderit OperaWire”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Një nga teatrot e fundit që Qerkezi debutoi ishte ai La Fenice di Venezia. /KultPlus.com
Marigona Qerkezi, sopranoja e njohur kosovare, është gati të bëjë debutimin e saj të radhës dhe mjaft emocionues në skenën prestigjioze të Teatrit La Fenice di Venezia. Ajo do të zërë rolin e Lucrezia Contarini në operan e famshme “I due Foscari” të kompozitorit të njohur Giuseppe Verdi. Ky debut i jashtëzakonshëm do të ndodhë më datën 10 tetor dhe është pritur me padurim nga vetë sopranoja Qerkezi dhe poashtu nga dashamirësit e muzikës klasike dhe të artit teatral, shkruan KultPlus.
Marigona Qerkezi është një emër i njohur në skenën e operës ndërkombëtare, e njohur për talentin e saj të shquar vokal dhe interpretimin e emocioneve të thella në rolet që interpreton.
Opera “I due Foscari” është një nga veprat e njohura të Giuseppe Verdit dhe përbëhet nga një kombinim i muzikës emocionuese dhe dramës thelbësore. Roli i Lucrezia Contarini është një sfidë e madhe për çdo soprano, dhe Marigona Qerkezi është e gatshme të japë një interpretim të mrekullueshëm në këtë rol të veçantë që para dy muajve e ka interpretuar edhe në Teatrin e Operas në Genova.
Në një prononcim për KultPlus, Marigona Qerkezi është shprehur e emocionuar dhe mirënjohëse për mundësinë që i është ofruar për të performuar në një teatër të njohur si La Fenice.
Qerkezi për momentin ndodhet në Spanjë, ku po vazhdon punën intensive në provat për kryeveprën e Giuseppe Verdit “Aida” , operë kjo e cila do ta inaugurojë sezonin operistik të ‘Amigos de la Opera de A Coruña’ në Pallatin e Operas në A Coruña.
“Jam shumë e nderuar ta debutoj rolin madhështor të Aidas, i cili do të jetë gjithashtu titulli që do të hapë sezonin tim operistik 2023/24. Menjëherë pas shfaqjeve të Aidas në Spanjë, do të vazhdoj për në Itali për të debutuar në Teatrin prestigjioz dhe historik “Teatro La Fenice di Venezia”. Në Venezia do të kem kënaqësinë të interpretoj një tjetër rol shume sfidues që veçse e kam interpretuar në Teatrin e Operas në Genovadisa muaj më parë: “Lucrezia Contarini” në operan ‘I due Foscari’ të Giuseppe Verdit. Mezi po pres për këto projekte të mrekullueshme dhe shumë të tjera që do t’i publikoj me të gjithë ju së shpejti”, thotë Qerkezi për KultPlus.
Qerkezi në vazhdimësi ka marrë kritika shumë pozitive për performancat e saj të mëparshme në teatro të ndryshme prestigjioze. Ajo ka një zë të shkëlqyeshëm që ka emocionuar audienca në shumë vende të botën, dhe debutimi i saj në La Fenice është një hap i rëndësishëm për karrierën e saj. / KultPlus.com
Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi është shfaqur në skena të njohura botërore të operës, përderisa angazhimet e reja po vazhdojnë të jenë të njëpasnjëshme, shkruan KultPlus.
Mbrëmë sopranoja Qerkezi debutoi në “Ópera de Oviedo” me rolin dramatik Elvira nga opera ‘Ernani’ e kompozitorit G.Verdit e cila u vleresua lartë nga kritikët e artit në Spanjë.
“Jam tejet e lumtur që suksesi i ynë në premierën e mbrëmshme të operas #Ernani në Ópera de Oviedo sot i mbushi ballinat e gazetave spanjole La Nueva España Digital – LNE.es si dhe El Comercio (Diario de Asturias)”, ka shkruar Qerkezi. / KultPlus.com
Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi është shfaqur në skena të njohura botërore të operës, përderisa angazhimet e reja po vazhdojnë të jenë të njëpasnjëshme, shkruan KultPlus.
Zëri i saj i veçantë e paraqitjet e fuqishme të artistes shqiptare, kësaj radhe kanë arrit të fitojnë një tjetër rol shumë të rëndësishëm për karrierën e saj artistike e i cili do ta dërgoj atë në Zvicër.
Roli madhështor i ‘Giovanna d’Arco’ në teatrin e St.Gallen në Zvicër konsiderohet një debutim i trefishtë në këtë shtet të madh.
Këtë sukses të radhës e ka pritur me shumë entuziazëm edhe vet artistja e cila për KultPlus ka thënë që ndihet e privilegjuar.
“Jam e privilegjuar të jem në rolin e titullit “Giovanna d’Arco” që do të shënojë debutimin tim të trefishtë: në rol, në teatrin e bukur Konzert und Theatre St.Gallen dhe duke kënduar për herë të parë në shtetin e Zvicrës. Mezi po pres!”, është shprehur Qerkezi. / KultPlus.com
Mbrëmë, në Sallën Promoteca të muzeve Capitolinë në Romë, Ambasada e Republikës së Kosovës organizoi “Koncertin për Paqe” me sopranon shqiptare Marigona Qerkezi.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, në fjalën e mirëseardhjes në këtë aktivitet festiv, përmes të cilit u shënua njëherësh 14 vjetori i pavarësisë dhe stabilizimi i marrëdhënieve diplomatike me Republikën italiane, theksoi që data e 17 shkurtit, për kosovarët nuk përkon vetëm me lindjen e Republikës sonë të pavarur. Është edhe një moment reflektimi për të nderuar vullnetin dhe vendosmërinë e një rrugëtimi të gjatë që pas dekadash rezistence paqësore, sfidave të panumërta, luftës tragjike me plot sakrifica, u konkretizua me shpalljen e demokracisë më të re në Evropë. Një demokraci e rrënjosur thellë në shoqërinë tonë, e cila vërtetohet nga rezistenca historike e popullit tonë për lirinë dhe pavarësinë e shumëdëshiruar.
Në vijim, Ambasadorja Haxhitasim përkujtoi që në fund të viteve ‘90, Kosova pati fatin të dëshmonte solidaritetin ndërkombëtar, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të aleatëve si Italia, duke falënderuar të gjithë ata që besuan në Kosovën tonë dhe që vazhdojnë të bëjnë atë teksa hapim kapituj të rinj përparimi dhe prosperiteti për vendin dhe popullin tonë.
Për këto arsye, shtoi Ambasadorja, sot, më shumë se kurrë, jemi shumë pranë popullit ukrainas, ndaj të cilit shprehim solidaritetin tonë të plotë, human dhe institucional, duke uruar paqen për Ukrainën edhe përmes këtij gjesti modest të këtij koncerti. Sepse 23 vjet më parë, ishin popujt e tjerë që organizuan koncerte për ne dhe sot Kosova është linjëzuar me komunitetin ndërkombëtar në dënimin e luftës dhe në ndihmën e atyre të cilët tani kanë nevojë për zë, mbështetje dhe dyer të hapura.
Ambasadorja Haxhitasim shtjelloi gjithashtu rrugëtimin 14 vjeçar të marrëdhënieve diplomatike me Italinë, duke pasqyruar dhe vlerësuar gamën e gjerë të bashkëpunimeve të shkëlqyera me dy vendeve tona, te cilat shtrihen që nga politikat e sigurisë deri tek ekonomia, kultura dhe shkëmbimet akademike e universitare.
Mbrëmë, në kryeqytetin e Italisë, Ambasada e Republikës së Kosovës përcolli një mesazh shumë domethënës për paqe, duke kombinuar më së miri zërin e bukur dhe të fuqishëm të sopranos Marigona Qerkezi dhe notave muzikore të pianistit Gabriele Rubeo, ku u interpretuan me shumë ndjenjë dhe emocion edhe vepra e kompozitorëve shqiptar. / KultPlus.com
KultPlus ju sjell 25 vajzat dhe gratë e Kosovës që u shndërruan në zërin e vajzave, djemve, grave dhe burrave të Kosovës.
Vajzat dhe gratë e Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, duke shndritë nëpër botë.
Me rastin e 8 Marsit, KultPlus ka përzgjedhë 25 vajza e gra që nëpërmjet fjalimeve, performancës, muzikës, sportit, filmit e biznesit kanë ngritë dhe kanë përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze, e duke shndërruar Kosovën në një Kosovë të artë, në një Kosovë që synon Oscar, në një Kosovë që me rrëfimet e nxjerra po nga ky vend, i ka treguar botës po për dhimbjen, kurajën dhe guximin e vajzave dhe grave të vendit më të ri në kontinentin e vjetër.
Po këto vajza dhe gra u shndërruan në inspirimin e shumë vajzave, djemve, grave e burrave, të cilët kuptuan se ëndrrat nuk duhet dhe nuk mbeten vetëm ëndrra.
Në vazhdim, KultPlus ua sjell sopranon e njohur kosovare Marigona Qerkezi, e cila së fundmi ishte pjesë e operës “L’Elisir d’Amore”, operë kjo që u transmetua në kanalin më të madh kulturor në Itali, ‘RAI 5’.
Opera “L’Elisir d’Amore” e Gaetano Donizetti në të cilin Qerkezi luajti rolin e protagonistes Adina, u interpretua në Teatrin ‘Petruzzelli’në Bari të Italisë.
“L’Opera – International Magazine” pati shkruar se Qerkezi është një ‘Adina’ me teknikë të pasur me sensibilitet në portretizimin e një vajze që kërkon diçka që shndërrohet në dashuri.
Po ashtu, sopranoja kosovare debutoi në Teatrin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb.
Pikërisht në qytetin e saj të lindjes, ajo interpretoi rolin e ‘Leonoras’ nga opera “Il Trovatore” e Giuseppe Verdit, nën dirigjimin e Maestro Pier Giorgio Morandi dhe regjinë e Arnaud Bernard. / KultPlus.com
Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi së shpejti do të debutoj në Teatrin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb, përcjell KultPlus.
Pikërisht në qytetin e saj të lindjes, ajo do të interpretoj rolin e ‘Leonoras’ nga opera “Il Trovatore” e Giuseppe Verdit, nën dirigjimin e Maestro Pier Giorgio Morandi dhe regjinë e Arnaud Bernard.
“Lajm i mrekullueshëm Po e filloj vitin me një angazhim shumë të rëndësishëm për mua. Shfaqjet janë më 19 / 22 dhe 26 Janar 2022. Mirësevini“, ka shkruar tutje ajo në njoftimin e bërë në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com
Në “Pozzallo all’ Opera nel Mondo”, të Sicilisë, do të ngjitet me performancë sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi, shkruan KultPlus.
Bëhet e ditur se kjo mbrëmje organizohet më 1 gusht, kurse vet Qerkezi e cila është e njohur me paraqitjet ndërkombëtare, e posaçërisht ne Itali është shprehur të jetë e lumtur për këtë paraqitje të saj në këtë Gala Koncert./ KultPlus.com
Sopranoja e mirënjohur kosovare, Marigona Qekrezi natën e mbrëmshme me madhështinë dhe elegancën e saj ka performuar në ambientet e ‘Circolo Lirico’ të Bolonjës, shkruan KultPlus.
Qerkezi në një postim në Facebook ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga koncerti i mbrëmshëm, ku ajo interpreton një nga ariet e saj të preferuara ‘Casta Diva’ të Vincenzo Bellinit.
“Të dashur miq, po ndaj me ju interpretimin e njërës prej arieve të mia të preferuara, e veçuar nga koncerti i mbrëmshëm këtu ne Bologna.”, ka shkruar sopranoja në Facebook.
Në sekuencën e ndarë nga Qerkezi, performanca e jashtëzakonshme e saj shoqërohet nga duartrokitje të shumta./ KultPlus.com
Kanali më i madh kulturor në Itali, ‘RAI 5’ gjatë ditës së nesërme do të transmetoj operën “L’Elisir d’Amore”, pjesë e së cilës është edhe sopranoja e njohur kosovare Marigona Qerkezi, shkruan KultPlus.
Opera “L’Elisir d’Amore” e Gaetano Donizetti në të cilin Qerkezi luan rolin e protagonistes Adina, u interpretua në Teatrin ‘Petruzzelli’në Bari të Italisë.
Ky teatër ishte i pari që dha një shfaqje komplete pas mbylljes që u bë si shkak i pandemisë.
L’Opera – International Magazine kishte shkruar se Qerkezi është një ‘Adina’ me teknikë të pasur me sensibilitet në portretizimin e një vajze që kërkon diçka që shndërrohet në dashuri.
“Marigona Qerkezi është një #Adina me një teknikë të pasur me sensibilitet dhe zemër, në portretizim të një vajze në kërkim të diçkaje që do të shndërrohet në dashuri. Vokal me një sensibilitet të jashtëzakonshëm..”, thuhet ndër të tjera nga kjo magazinë./ KultPLus.com
Skenat e mëdha të teatrove kanë marrë përherë një dyfishim të madhështisë dhe elegancës, kur brenda tyre me zërin e saj të magjishëm ka interpretuar sopranoja kosovare, Marigona Qerkezi. Këtë herë sopranoja do të debutoj brenda teatrit prestigjioz Fondazione Teatro Petruzzelli di Bari me operan “L’Elisir d’amore”, shkruan KultPlus.
Vendi i artit, kulturës po dhe figurave të mëdha që ka lënë gjurmë në historinë e artit, që nga fillimi i pandemisë që kishte kapluar tashmë pothuajse të gjithë botën, kishte mbyllur teatrot, muzetë e kinematë, duke lënë kështu për një kohë të gjatë të mbyllura edhe ndjenjat e bukura dhe emocionet që sillnin këto vende.
Mirëpo për herë të parë që nga kjo kohë, tashmë Italia në shtator të këtij viti do të hap dyert e teatrit Fondazione Teatro Petruzzelli di Bari. Skena e këtij teatri do të hapet me operan “L’Elisir d’amore”, e nën tingujt e zërit të sopranos kosovare Marigona Qerkezi.
Në një intervistë për KultPlus, Qerkezi ka treguar për eksperiencën e saj gjatë periudhës së pandemisë. Sipas saj ndonëse po përballej me një izolim fizik ajo kishte realizuar performanca dhe projekte virtuale.
“Gjatë kësaj kohe pavarësisht izolimit fizik, unë isha aktive me performancat virtuale dhe me plot intervista në mediat ndërkombëtare, natyrisht në formën elektronike. Ndër tjerash, kemi realizuar një projekt ‘virtual’ në bashkëpunim me disa kolegë nga vende të ndryshme të botës, të gjithë artist të botës operistike e që do transmetohet në Rai 5 – Rai Classica”, ka thënë sopranoja.
Duke e konsideruar si një moment dhe event historik, Marigona Qerkezi ra rrëfyer edhe për rëndësinë që ka debutimi i saj në teatrin “L’elisir d’amore”. Ajo rolin e Adinës e ka konsideruar të mbushur me përplot risi dhe ngjyra që ngjallin edhe interesim më të madh tek publiku.
“Teatri Petruzzelli di Bari rikthen audiencën me vënien në skenë të operës ‘L’elisir d’amore’të kompozitorit Italian Gaetano Donizetti , ku unë e interpretoj rolin kryesor: Adina. Adina për mua është një rol plot ngjyra dhe risi , shquhet për momente provokuese që zgjojnë entuziazëm tek interpretimi dhe publiku”, ka thënë tutje ajo.
Sopranoja kosovare ka shtuar se ndonëse ka mbetur edhe pak ditë deri në shfaqjen e operës dhe provat tashmë janë në kulmin e intensitetit të tyre, ajo po e pret me padurim shfaqjen e kësaj opere përballë publikut.
Qerkezi ka thënë se emocionet e interpretimit të Adinës janë të dyfishta sepse kjo është shfaqja e parë që jepet për publikun që nga fillimi i pandemisë.
“Ky është teatri i parë Italian që vë në skenë teatrale një opera në formë të kompletuar qysh pas shpërthimit të pandemisë, izolimit dhe mbylljes së institucioneve kulturore në botë. Padyshim që emocioni është i dyfishtë për mua, e ashtu besoj edhe për publikun i cili po pret çdo ditë në radhë për të marrë biletat’’ ka shtuar Qerkezi.
Duke qenë se është shfaqja e parë teatrale për sopranon por edhe për artin italian qysh nga fillimi i pandemisë, sopranoja ka thënë se kujdesi për interpretimin e kësaj shfaqjeje ka qenë më i madh e në të njëjtën kohë mjaft sfidues.
Ajo është shprehur se çdo sukses të sajin e konsideron kurorëzim të punës së saj dhe investimit të përhershëm që ajo bënë në vetvete.
“Kam natyrën dhe personalitetin e tillë që punoj dhe investoj shumë në vetveten dhe profesionin tim, në mënyrë që hap pas hapi të arrij aty ku dua. Si rezultat i kësaj, çdo sukses që vjen e konsideroj si kurorëzim të punës, e në të njëjtën kohë i falënderohem Zotit që më ka bekuar me dhuntinë dhe me familjen e cila më mbështet dhe përkrah ne çdo aspekt. Sa i përket aktiviteteve, shumë shpejt do të shpalos projekte të reja në arenën ndërkombëtare”, është shprehur ajo.
Ndonëse pandemia e kishte gjetur në Kosovë për një kohë më të gjatë sesa kishte menduar, sopranoja këtë periudhë e ka konsideruar si një pikë nga e cila jetën kishte filluar ta shikonte nga një këndvështrim tjetër dhe t’i vlerësonte më shumë të mirat e saj.
Krejt në fund ajo ka shtuar se ka disa vite që nuk ka ndonjë të re sa i përket angazhimit të saj të mundshëm në Kosovë./ KultPlus.com
Sopranoja Marigona Qerkezi i është përveshur punës për të sjellë në pesë teatrot e Italisë rolin e Matildës, një rol i pasur, por edhe i vështirë në aspektin vokal dhe dramatik. I është besuar sopranos kosovare që në kastën e parë. Opera “Guglielmo Tell” është opera e fundit e kompozuar nga Gioacchino Rossini. Për herë të parë u inskenua nga Opera e Parisit në “Salle Le Peletier”, më 3 gusht të vitit 1829.
“Roli i Matildës është shumë i dashur për mua për shumë fakte, një nga to sepse është kompozuar nga njëri ndër kompozitorët e mi të preferuar, Gioacchino Rossini. Repertorin dhe opusin krijues të këtij kompozitori kam pasur fat dhe nder t’i perfeksionoj me maestron e madh, tani të ndjerë, z. Alberto Zedda – mjeshtër rossinian i njohur botërisht”, ka thënë Qerkezi.
“Premiera do të jetë në teatrin shumë të dashur për mua, në skenën e të cilit fitova konkursin ‘AsLiCo’ në vitin 2015, në ‘Teatro Sociale di Como’, më 26 shtator”, ka thënë Qerkezi. Me po këtë shfaqje, Qerkezi do të rrugëtojë në Teatro Ponchielli di Cremona më 4 dhe 6 tetor e në Teatro Grande di Brescia më 11 tetor.
Viti që vjen do ta gjejë në Teatro Fraschini di Pavia më 17 janar, si dhe në Teatro Sociale di Bergamo një javë më pas.
Qerkezi gjatë kësaj kohe ka pasur disa role nëpër teatro të rëndësishme, duke veçuar edhe performancën e saj në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, vitin e kaluar. Aty sopranoja luajti rolin e Madama Cortese në operën “Il Viaggio a Reims” të Rossinit./Koha
E rritur dhe shkolluar në Prishtinë, sopranoja Marigona Qerkezi arriti të bëhet kosovarja e parë që ngjiti shkallët e Teatrit Nacional të Tokios.
Nga opera “Don Xhovani” e Mozart, nën rolin kryesor të
“Donna Annas”, ajo ka shfaqur zërin e saj të fuqishëm para mysafirëve
profesionistë të Japonisë.
“Aty patëm 5 shfaqje, të cilat i kam kaluar me shumë sukses.
Kisha kënaqësinë të ndaj skenën me kolegë dhe dirigjentë në regjinë e
profesionistëve të shquar të botës operistike dhe ishte debutimi im në atë
teatër dhe debutim i rolit. Kështu që ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për
mua dhe jam shumë e lumtur që shkoi gjithçka mirë”, rrëfen sopranoja.
Qerkezi është shembull i asaj se arti arrin përtej
diskutimeve të përditshme dhe paragjykimeve shoqërore. Ajo mori vëmendje të
madhe në skenat teatrore të Moskës në Rusi e Barcelonës në Spanjës, pavarësisht
marrëdhënieve diplomatike të këtyre dy shteteve me Kosovën.
“Vërtetë është fakt surprizues, qoftë publik, qoftë të
pranishëm kur dëgjojnë se nga vij dhe në shumicën e teatrove, për të mos thënë
të gjitha, jam e para nga Kosova që performoj në ato skena”, thotë Marigona
Qerkezi
Debutimi që thotë se i solli fat në jetë është sërish nga
një vepër e Mozartit, opera me titullin “Flauta Magjike”. Me rolin e
“Mbretëreshës së Natës”, përveç solo këndimit ajo tregoj aftësitë e saj edhe në
flaut.
Ka shkelur shumë skena anë e mbanë botës, por ajo po vazhdon të marrë role të mëdha dhe të prek skena shumë të njohura botërore. Fituese e shumë çmimeve e garuese në çmimet më të njohur botërore si ai “Operalia” dhe një interpretuese e shkëlqyer, është kjo sopranoja e njohur kosovare Marigona Qerkezi e cila më zërin e saj të fuqishëm dhe paraqitjet dinjitoze është duke mahnitur botën.
Kësaj radhe ajo do të ketë një debutim të dyfishtë në Tokyo –
Japoni, shkruan KultPlus.
Kjo do jetë hera e parë që Marigona do performojë në New National Theater Tokyo – Teatrin kryesor të operës atje, dhe gjithashtu kësaj radhe ajo do shënojë edhe debutimin në rolin e Donna Annas nga opera Don Giovanni e Mozartit.
Ky fakt e bën shumë të lumtur artisten e cila është krenare
që po arrin që përmes artit të saj të bëjë një përfaqësim dinjitoz për shtetin
e saj, Kosovën.
“Kam kënaqësinë që të fus Kosovën në listën e interpretuesve në këtë teatër, duke qenë kosovarja e parë që performon edhe në Operën e Tokyos. Ende e kam të freskët gëzimin tim të papërshkrueshëm tre vite më parë kur edhe e fitova audicionin në mes të shumë solistëve nga e mbarë bota”, ka treguar Qerkezi emocionet e saj për KultPlus.
Në Tokyo do të jepen gjithsej pesë shfaqje, e në të gjitha këto
shfaqje sopranoja kosovare do të performojë në rolin e Donna Anna-s. Madje
Qerkezi ka treguar për KultPlus se për njërën nga këto shfaqje janë shitur të
gjitha biletat.
Qerkezi së fundi ka vizituar edhe Kosovën, po ajo nuk mungon në vendin e saj edhe kur është fjala për koncerte e pjesëmarrje në festivale të ndryshme ku pritja e publikut për të është gjithmonë e mrekullueshme. / KultPlus.com
Gjithçka nisi qysh në fëmijëri, në kohën kur secili është në fazën e ëndrrave për ndërtimin e profesionit për të ardhmen, e që shpesh gjithçka mbetet aty për të marrë tjetër kuptim me zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Por, për Marigona Qerkezin ëndrra e fëmijërisë mori jetë tutje. Ndonëse ishte vetëm 6 vjeç kur për herë të parë shkeli në skenë, hapat e saj nuk u ndalën asnjëherë, ajo vazhdoi fuqishëm në rrugën e saj prej artiste, duke bërë kështu që zëri i saj të jehojë në skena të mëdha botërore. Për të zbuluar më shumë rreth këtij rrugëtimi, ëndrrave, emocioneve skenike, dhe roleve të saj të shumta, sopranoja Marigona Qerkezi në një intervistë për KultPlus na sjellë gjithë rrugëtimin e saj prej artisteje.
Jeta Zymberi
KultPlus: Karriera juaj ka filluar qysh në moshën 6 vjeçare, atëherë kur edhe kishit paraqitjen e parë skenike, por tashmë ju keni arritur të depërtoni suksesshëm në skenën ndërkombëtare dhe të shkelni shumë skena të mëdha, si e përshkruan këtë rrugëtim?
Marigona Qerkezi: Udhëtimi im artistik ka filluar në Slloveni, në Lubjanë, ku pata paraqitjet e para skenike si 6 vjeçare dhe pastaj në Zagreb, ku poashtu fillova edukimin muzikor për flaut. Jam me fat që qysh nga ajo moshë aq e vogël, kam pasur performanca të vazhdueshme dhe jam mishëruar me skenën ndërkombëtare hap pas hapi, gjë që kontribuoi në rrugëtimin tim i cili rrodhi natyrshëm dhe sukseset vinin një pas një.
KultPlus: Depërtimi në botën e artit jashtë trojeve shqiptare gjithmonë konsiderohet i vështirë, kjo për arsye të konkurrencës së madhe, sa ishte vështirë për ju dhe çka ju ndihmoi më së shumti për të arritur këtu ku jeni sot?
Marigona Qerkezi: Në rastin tim ishte ndryshe, sepse sukseset e korrura në skenën ndërkombëtare për vite me radhë, sa herë që kisha ftesa, i shfaqja edhe përpara publikut të dashur në trojet tona. Sukseset erdhën si rezultat i punës në kontinuitet dhe mundësive që krijoheshin nga rasti në rast, audicionet e shumta që i kam bërë, si dhe konkurset.
KultPlus: Sot në pozitën në të cilën ndodheni, si i kujton prezantimet tuaja të para në skena ndërkombëtare?
MarigonaQerkezi: E kujtoj me shumë dashuri koncertin e parë në jetën time, në Lubjanë (Slloveni) ku edhe fillova shkollimin dhe rrugëtimin tim. U prezantova si soprano dhe interpretova në përcjellje të korit. Është performanca e parë dhe e paharrueshme për mua! Një tjetër performancë shumë e rëndësishme, kësaj radhe si soliste në flaut, është ajo në Moskë (Rusi) si 15 vjeçare, ku interpretova krahas muzicientëve nga e mbarë bota, si dhe automatikisht krahas emrit tim, u vu flamuri i Republikës së Kosovës, kur dihet që edhe sot e kësaj dite Rusia ende nuk e njeh shtetin tonë. Një rast tjetër është ai i debutimit tim në Gran Teatre del Liceu – Teatrin e Operës në Barcelonë me rolin Madama Cortese, përsëri në një shtet si Spanja, e cila nuk e njeh Kosovën.
KultPlus: Ishit edhe gjysmëfinaliste e garës së madhe operistike Operalia, si ishte kjo përvojë për ju?
Marigona Qerkezi: Ishte kënaqësi të përzgjidhesha dhe pranoja komplimente nga i madhi Placido Domingo, pikërisht prej mijëra konkurrentëve nga e mbarë bota. Pata kënaqësinë dhe nderin të këndoja përpara tij si dhe jurisë shumë prestigjioze të Operalias, që krijoi mundësi të reja për mua, të cilat do të publikohen me kohë.
KultPlus: Cilin prej roleve e konsideroni si më të rëndësishmin në karrierën tënde?
Marigona Qerkezi: Duhet patjetër ta veçoj rolin tim të parë, me të cilin debutova si 22 vjeçare në Operën Mbretërore të Omanit, pra rolin e Mbretëreshës së Natës nga Flauti Magjik i Mozartit, i cili ka një rëndësi të veçantë jo vetëm pse është roli im i parë, por edhe për vështirësitë dhe peshën artistike që bart me vete. Gjithashtu, një vend tëveçantë ka roli i Lucias nga opera Luciadi Lammermoor e Donizettit.. një rol i jashtëzakonshëm!
KultPlus: Cila mbetet ëndrra juaj më e madhe e parealizuar ende?
Marigona Qerkezi: Kam shumë ëndrra e plane për të cilat punoj dhe shpresoj që do të mund t’i realizoj një e nga një.
KultPlus: Keni ndarë skenën me shumë artistë botërorë, por cili është artisti me të cilin ëndërroni të interpretoni bashkë në një skenë?
Marigona Qerkezi: Kam pasur fatin që deri tani të bashkëpunoj dhe të ndaj skenën me plot artistë botërorë, të cilët, përpara vetëm mund të jua lexoja emrat apo t’i dëgjoja në incizime. Natyrisht kjo listë e artistëve është e gjatë, dhe ka ende shumë e shumë prej tyre me të cilët do të dëshiroja të bashkëpunoja.
KultPlus: Falë talentit tuaj dhe zërit magjik, ju keni arritur të prekni shumë skena në vende të ndryshme të botës, por cilin teatër botëror e keni peng dhe ëndërroni që një ditë aty të dëgjohet zëri juaj?
Marigona Qerkezi: Përveç skenave ku deri më tani kam interpretuar (Slloveni, Kroaci, Rusi , Mal të Zi, Itali, Gjermani, Holandë, Kosovë, Amerikë, Japoni, Oman, Turqi, Maqedoni,Portugali, Shqipëri, Angli, Spanjë) gëzohem që çdo vit kjo listë po zgjerohet dhe dalëngadalë kam depërtuar në skena të ndryshme, dhe uroj që të arrij të interpretoj edhe në shumë prej tyre.
KultPlus: Jeni edhe fituese e disa çmimeve, sa ndikojnë çmimet në ngritjen e një artisti?
Marigona Qerkezi: Çmimet dhe vlerësimet nga njerëz të mëdhenj të artit padyshim më kanë dhënë shtytje dhe motivim për të vazhduar të punoj dhe përkushtohem edhe më fort. Është satisfaksion shumë i madh kur përzgjidhesh nga mijëra konkurrentë nga e mbarë bota, kalon nga një fazë në tjetrën, e natyrisht, aq më shumë kur triumfon e kurorëzohesh me çmim, përshembull mund të theksoj këtu 6 çmimet ndërkombëtare operistike të fituara përbrenda një viti.
KultPlus: Për momentin çfarë është duke bërë Marigona?
Marigona Qerkezi: Sapo kam mbaruar performancen te rolit Gilda nga opera Rigoletto e Verdit, rol të cilin e debutova në Teatrin e Operas në Cagliari (Itali) ditë më parë dhe u prit shumë mirë nga publiku dhe kritika. Tani kam ndarë pak kohë që t’i kaloj festat bashkë me familjen, si dhe paralelisht, duke qenë jashtëzakonisht me fat që të kem nënë – profesoreshën time të solo këndimit, Merita Junikun, të punoj me të për projektet e reja të cilat më presin në vitet që po vijnë.
KultPlus: A ju kanë ofruar role të reja dhe cilat janë ato?
Marigona Qerkezi: Kam shumë angazhime të cilat më presin gjatë viteve në vijim, por shumicën prej tyre ende nuk mundem t’i publikoj. Po përmend një nga to: momentalisht jam fokusuar në thellimin e përgatitjes së rolit Donna Anna nga opera DonGiovanni e Mozartit, të cilin do ta debutoj së shpejti në Tokyo New National Theater – Operan e Tokyos, Japoni. Në të njëjtën kohë, po përgatitem për plot projekte dhe role të reja të cilat do i shpalos me kohë.
KultPlus: Ndonëse karriera juaj tashmë po zhvillohet kryesisht jashtë trojeve shqiptare, ju asnjëherë nuk jeni shkëputur tërësisht nga Kosova ku ktheheni për koncerte e pjesëmarrje të ndryshme, por a do të mbani së shpejti ndonjë koncert në Kosovë?
Marigona Qerkezi: Pavarësisht që kam performuar në shumë vende të botës, Kosova zë një vend të veçantë për mua, dhe çdo herë i pranoj me shumë kënaqësi ftesat për të performuar për publikun tim të mrekullueshëm, natyrisht komfor mundësive për realizim dhe agjendës time profesionale.
KultPlus: Si do ta përshkruaje vitin që po lëmë pas?
Marigona Qerkezi: Një vit i pasur me shumë aktivitete artistike. Këtë vit realizova një ëndërr që të performoja në skenë operistike me rol të dyfishtë, atë të solistes në flaut, dhe si soprano në të njëjtën shfaqje ‘’IlViaggio a Reims’’ nga Rossini në 4 Teatro prestigjioze Italiane. Ishte premierë absolute e parealizuar asnjëherë më parë në histori, e vlerësuar edhe nga mediat. Diçka shumë e veçantë. Po ashtu mu shtua edhe një çmim special që e fitova në Konkursin Ndërkombëtar Operistik në Portofino, me juri prestigjioze nga Moska,Tokyo, Brukseli, Amsterdami, Firenze etj, të kryesuar nga drejtori i Operas Shtetërore të Vjenës. Veçoj koncertin në Pallatin Mbretëror në Torino, debutimin e Gildas në Cagliari…Koncertin Jubilar tëAsLiConëComo, ku u ftova si një nga ish-fitueset e çmimit të tyre, çmim ky i cili më hapi shumë dyer në botën operistike ndërkombëtare…, janë këto vetëm disa nga eventet që shënojnë vitin që po lëmë pas. Ju faleminderit për intervistën dhe po shfrytëzoj rastin ti përshëndes të gjithë lexuesit e KultPlus dhe të ju uroj festat e fundvitit! / KultPlus.com
Para tre vjetësh sopranoja Marigona Qerkezi mori vëmendjen e teatrove italiane kur doli fituese e konkursit ndërkombëtar operistik “AsLico”, që u dedikohet këngëtarëve të rinj lirikë të Evropës.
Triumfi në garën prestigjioze që mbahet në Como të Italisë, e ka rikthyer në skenën e teatrit të operës së këtij qyteti. Të dielën mbrëma, Qerkezi – e cila po bën karrierë ndërkombëtare dhe viteve të fundit goxha shpesh ka performuar para audiencës italiane – e ka ndarë skenën me baritonin shqiptar Gëzim Myshketa.
Dy shqiptarët kanë interpretuar duetin Lucias dhe Enricos, shkëputur nga opera e njohur “Lucia di Lammermoor” e Gaetano Donizettit, në mbrëmjen që shënoi 70-vjetorin e “As.Li.Co”. Të dy u ftuan për t’u bërë pjesë e koncertit jubilar si ish-fitues të këtij konkursi, shkruan Koha Ditore./ KultPlus.com
Elbenita Kajtazi dhe Marigona Qerkezi ishin gjysmë-finaliste të garës së madhe operistike Operalia, shkruan KultPlus.
Ato mbrëmë ishin në garë bashkë me 24 artistë të tjerë për të hyrë në finale të kësaj gare.
Këtë të dyja kosovaret nuk e arritën mirëpo duartrokitjet dhe dashurinë e publikut e morën me vete.
“Te dashur miq e familjare, dua te ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen e perhershme qe me jepni pergjate rrugetimit tim artistik, pjese e te cilit ishte edhe Operalia.
Ju faleminderit shume”, ka shkruar në rrjetin social Facebook soprano Marigona Qerkezi.
Elbenita Kajtazi dhe Marigona Qerkezi, nuk janë shqiptaret e vetme që morën pjesë në këtë garë.
Në vitin 1993, këtë çmim e pati marrë Inva Mula ndërsa në vitin 2016-të njëri nga fituesit ishte tenori Ramë Lahaj.
OPERALIA është themeluar në vitin 1993 nga i madhi Placido Domingo për të promovuar dhe ndihmuar talentet e reja në botën e operës./ KultPlus.com
Elbenita Kajtazi dhe Marigona Qerkezi e kanë kaluar edhe një fazë tjetër në garën operistike Operalia.
Sonte, në një natë tjetër gjysmë-finale, dy shqiptaret kanë kaluar në fazën tjetër të garës së artistëve të rinj të botës së operës. Ato tanimë janë semifinaliste të garës.
Dy artistet do të jenë pjesë e garës me datë 30 gusht. Janë gjithsejt 24 artistë në këtë garë të gjysmëfinales në fushën e operës.
OPERALIA është themeluar në vitin 1993 nga i madhi Placido Domingo për të promovuar dhe ndihmuar talentet e reja në botën e operës.
Në vitin 1993, këtë çmim e pati marrë Inva Mula ndërsa në vitin 2016-të njëri nga fituesit ishte tenori Ramë Lahaj.
/ KultPlus.com
Sopranja kosovare, Marigona Qerkezi po vazhdon suksesshëm të jenë pjesë e skenave operistike botërore. Soprano Qerkezi është në garë për çmimin `Operalia`.
Qerkezi tha se pjesëmarrja në këtë garë është me rëndësi. “Unë fitova edhe në “Portofino”, në Itali dhe kjo është një arritje shumë e madhe”, i tha ajo sot RTK-së.
Ajo është zgjedhur në mesin e 40 artistëve që do të konkurrojnë në këtë konkurs për çmimin “Operalia”.
“Çdo herë duhet të sjellësh më të mirën nga vetvetja, unë mezi pres që të jem në skenë”, tha ajo.
Gara do të mbahet shumë shpejt. ‘Unë kam një program shumë të pasur së bashku me pedagogë”, deklaroi ajo.
Ndryshe në këto skena kanë arritur sukses edhe Inva Mula dhe Ramë Lahaj./ KultPlus.com
Sopranot kosovare, Marigona Qerkezi dhe Elbenita Kajtazi të cilat po vazhdojnë suksesshëm të jenë pjesë e skenave operistike botërore, së fundmi janë bërë pjesë në njërën ndër garat më prestigjioze siç është ajo e konkursit të famshëm operistik “Operalia”, shkruan KultPlus.
Qerkezi dhe Kajtazi janë zgjedhur në mesin e 40 artistëve që do të konkurrojnë në këtë konkurs për çmimin “Operalia”.
Tashmë kanë mbetur vetëm edhe një muaj deri në finalen e kësaj gare.
Vetë Placido Domingo ka njoftuar përmes rrjetet sociale rreth datave dhe vendit se ku do të mbahet kjo garë si dhe ka zbuluar posterin e Operalia 2018.
Operalia 2018 e Placido Domingo do të zhvillohet në Teatro Nacional de São Carlos në Lisbonë, Portugali nga 27 gusht deri më 2 shtator.
Pjesë e këtij konkursi në vitin 2016-të ishte edhe tenori kosovar Ramë Lahaj, ku kishte fituar vendin e tretë, ndërkaq Elbenita dhe Marigona, do të performojnë në “Teatro Nacional de Sao Carlos” në Lisbonë të Portugalisë./ KultPlus.com
Sopranoja Marigona Qerkezi nuk ka të ndalur me interpretimet e saja nëpër teatrot ndërkombëtar. Roli i saj i radhës debutues do të jetë Gilda në operën Rigoletto tëGiuseppe Verdi në Teatrin e Operës në Cagliari, Itali, shkruan KultPlus.
Opera Rigoletto bazohet në molodramën me tri akte “Le rois’amuse” nga VictorHugo ndërsa muzika nga kompozitori italian GiuseppeVerdi. Sopranoja Marigona Qerkezi e cila e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një njoftimi në Facebook e ka konsideruar këtë debutim një debutim të mrekullueshëm.
“Një tjetër debutim i mrekullueshëm po më pret !!! Do të jem GILDA në operanRigoletto nga GiuseppeVerdi në Teatrin e Operas në Cagliari – Itali. Jam jashtëzakonisht e lumtur”, ka shkruar ajo. Qerkezi në këtë operë do të luajë krahas interpretuesve si Alessandro Scottoof Luzio, Devid Cecconi, LucaDall’Amico, Sarah M Punga, LeonoraSofia, EnricoRinaldo, NicolaEbau e të tjerë. Dirigjent do të jetë ElioBoncompagni ndërsa regjisor PierFrancesco Maestrini./KultPlus.com