Më 1 qershor të vitit 1926 lindi Marilyn Monroe, gruaja që edhe pas kaq shumë vitesh vazhdon të mbetet ndër ikonat e bukurisë.
KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Marilyn Monroe-s
“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.
“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.
“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.
“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.
“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.
“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.
“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.
“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.
“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”. / KultPlus.com
Shtëpia spektakolare në Los Angeles ku për një kohë kishte jetuar ylli, Marilyn Monroe, është shitur për një çmim prej 88 milionë dollarëve. Fillimisht kjo pronë e cila gjendet në “Holmby Hills”, kishte dalë në shitje me një çmim marramendës prej 180 milionë dollarëve, para se kjo shifër të ulej në 115 milionë. Por, përfundimisht shtëpia ku aktorja ikonike e hollywoodit kishte jetuar, u shit për gjysmën e çmimit origjinal të caktuar në vitin 2017.
Rezidenca e stilit të vjetër Tuscan ishte ndërtuar në vitin 1935 nga Robert D. Farquhar, për çiftin Florence dhe Charles Quinn, dhe më pas i ishte shitur bashkëthemeluesit të studios “20th Century Fox”, Joseph Schenck.
Me kalimin e kohës Marilyn Monroe e filloi një lidhje romantike me Schenckun, dhe përfundoi duke jetuar në shtëpinë për mysafir të kësaj prone luksoze. Përfundimisht Schencku ia shiti këtë rezidencë e cila i përfshinë nëntë dhoma të gjumit, aktorit Tony Curtis kur ishte kah fundi i karrierës së tij filmike.
Pasi ishin ftuar në një ndejë për të famshëm në këtë shtëpi, Cher dhe bashkëshorti i saj i parë, Sonny Bono, kishin vendosur se kjo ishte shtëpia e tyre e ëndrrave dhe e blenë atë. Sidoqoftë, duke qenë se lidhja e tyre po shkonte drejt fundit, dyshja e famshme filloi të jetonte në anë të ndryshme të rezidencës luksoze, dhe eventualisht vendosën t’ia shesin atë, Ghazi Aitas nga Monaco.
Shtëpia ikonike e cila gjithashtu i përfshinë dy shtëpi roje, pishinë, një shtëpi tjetër me pishinë dhe disa fontana, ka më shumë se tri vjet që ishte në treg për t’u shitur.
Ndërkohë në vitin 2017, një tjetër shtëpi e Marilyn Monroes u shit në vlerë prej 7 milionë dollarëve. Kjo pronë e cila po ashtu gjendet në Los Angeles, u ble për 350 mijë dollarë më shumë se çmimi i kërkuar dhe i shit në më pak se 10 ditë.
Aktorja e kishte blerë këtë shtëpi në vitin 1961, për një çmim prej 80 mijë dollarëve dhe kishte jetuar aty me, Eunice Murrayn, kujdestarja e saj prej kohësh. / KultPlus.com
“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.
“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.
“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.
“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.
“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.
“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.
“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.
“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.
“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”./ KultPlus.com
Ajo nuk ishte vetëm e bukur. Ajo ishte njëkohësisht edhe shumë e zgjuar, por ngjarjet që përjetoi në kulmin e famës, kanë bërë që shumë njerëz ta gjykojnë ashpër.
Pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të mbetet një idhull për shumë femra të tjera. Por cilat janë arsyet? Pse vazhdohet ende me pëlqime dhe adhurime ndaj saj? Më poshtë do të keni 10 cilësi të karakterit të Marilyn Monroe, që çdo femër duhet t’i ketë.
Ajo i mbijetoi një fëmijërie shumë të vështirë.
E lindur në një familje, në të cilën mamaja e saj vuante prej çrregullimeve mendore, Marilyn dërgohej që të jetonte në qendra të ndryshme bamirësie për vite me radhë. Nga ana tjetër, ajo u përdhunua gjatë fëmijërisë, madje një herë edhe për pak sa nuk e vranë. Gjithë këto probleme e bënë atë më të fortë në jetë, por njëkohësisht edhe e shënjuan jetën e saj. Në ditët e fundit të jetës, mjeku i aktores tha se Marilyn vuante prej bipolaritetit, i cili përbën një problem të rëndë mendor që ndodh në kuadër të depresionit.
Ajo “qëlloi në shenjë” në karrierën e saj.
Marilyn Monroe është kritikuar se nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka luajtur rolin e aktores bjonde të pashpresë në filmat e saj. Disa e konsiderojnë si një strategji këtë zgjedhje dhe kanë të drejtë. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dinte që me aktrimin nuk do të fitonte shumë në atë kohë, ndaj dhe më pas iu përkushtua modelingut për një kohë të gjatë të ditës. Ka lajme se thonë se koeficienti i inteligjencës së Marilyn Monroe ka qenë rreth 168, pra në nivelet e një gjeniu dhe mjaftueshëm më lart se koeficienti i John Kennedy-t.
Ajo ishte një aktore e madhe.
Disa mendojnë se ajo u bë e famshme, thjesht për shkak të paraqitjes së saj. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Edhe pse nuk u kandidua asnjëherë për një çmim Oscar, ajo fitoi një çmim “Golden Globe” me aktrimin perfekt në filmin “Some Like It Hot”.
Ajo nuk ishte materialiste.
Edhe pse rolet e saj nëpër filma e bënin të dukej sikur ishte vetëm e interesuar për veshje dhe diamante, ajo nuk ishte në thelb një materialiste. Gjithçka që ajo zotëronte ishin disa bizhuteri, edhe ato jo shumë të shtrenjta.
Ajo e ndryshoi botën.
Marilyn Monroe përmendet në listën e 50 femrave që ndryshuan botën, së bashku me emra të shquar si Kleopatra, apo Joan of Arc. Lista paraqitet e publikuar tek Biography Online.
Ajo ishte një mbështetëse e barazisë midis njerëzve.
Në kohën kur ka jetuar Marilyn Monroe, ekzistonte shumë i shprehur racizmi. Për këtë arsye, ajo u bë një mbështetëse e flaktë e çdo lëvizjeje për mbrojtjen e të drejtave të secilit.
Ajo ishte e dashur.
Jetën në Hollywood, Marilyn Monroe e shfrytëzoi për të bërë dhjetëra bamirësi, duke përfshirë këtu edhe ndihmat monetare për “Shoqatën Botërore të Sklerozës Multiple”, si dhe “Fondacionit të Artritit Reumatoid”.
Ajo ngriti krye për të drejtat e saj si femër.
Nëse dhuna ndaj grave është ende e pranishme tani, më parë ishte diçka shumë më normale. Fiks pasi regjistroi një nga skenat e filmit “The Seven-Year Itch”, Marilyn Monroe u qëllua me pëllëmbë nga bashkëshorti i saj në atë kohë, lojtari i basketbollit, Joe DiMaggio. Ai nuk e besonte se ajo do të reagonte ashpër për atë ngjarje, por ja që Marilyn u divorcua prej tij.
Ajo refuzoi të ishte një person me mendje “të mbyllur”.
Jemi duke folur për vitet ’50, në të cilat ishte një tabu të flisje hapur për tematika të tilla, si ato me bazë marrëdhëniet seksuale. Ato femra që e bënin diçka të tillë, konsideroheshin të pacipa. Monroe ishte nga ato që fliste hapur për tema të tilla, duke u përpjekur t’i bënte ato të dukeshin normale.
Ajo foli hapur për abuzimin seksual që kishte përjetuar.
Në vitet ’50, kur të flisje për tematika erotike ishte tabu, imagjinojeni se si ishte të flisje për përdhunimin e një fëmije. Mirëpo, Monroe zgjodhi pikërisht atë periudhë për të treguar se çfarë i kishte ndodhur në fëmijërinë e saj. Shumë historianë mendojnë se historiku i saj i depresionit ka të bëjë më tepër me mënyrën se si Marilyn Monroe u trajtua nga njerëzit, pasi foli për këtë të vërtetë. Ndërkohë, ajo nuk e ka pohuar diçka të tillë. /bota.al/ KultPlus.com
“Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”, kështu i shkruante në një nga letrat e pafund dramaturgu Arthur Miller, aktores së njohur Marilyn Monroe. Dhjetëra letra dashurie janë gjetur në arkivin personal të shkrimtarit, pjesa më e madhe dedikuar biondes me të cilën pati historinë më të gjatë të dashurisë.
Në një letër që mban datën 30 prill 1956 kur Miller ishte duke i dhënë fund divorcit me Mary Slattery, sipas Shqip, tregohet pasioni i madh që i kishte rrëmbyer. “Do të puth e do të mbaj në krahë deri sa bashkë të shkrihemi në ndodhi të papritura, e jashtëzakonisht të bukura, deri sa të dëgjosh psherëtimat e mia. E kur koka jote të prehet mbi shpatullën time, atëherë do të jem burri më i lumtur më botë…”, shkruan Miller.
Nga gjithë historitë e dashurisë, ajo me Miller do të ishte më e veçanta për aktoren, e cila pavarësisht kontraditave në fund të kësaj lidhjeje do ta ruante gjithnjë me dashuri në kujtesë. Ata u martuan më 29 korrik 1956. Çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller me një shikim. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marilyn Monroe. Fatkeqësisht martesa e Monroe dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.
Miller do të shprehej më vonë se “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”. Pas vdekjes së saj, Miller do të ishte njeriu që do të përkufizonte më mirë karakterin e jetën e saj.
“Merlin vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film”, shprehej ai. / KultPlus.com
Statuja e Marilyn Monroe në bulevardin e Hollywood-it është vjedhur mëngjesin e së martës. Policia e Los Angelesit po e heton rastin.
Statuja e yllit të ekranit qëndronte mbi bulevardin që kremton arritjet e femrave në filma nga kultura të ndryshme. Një dëshmitar i rastit raportoi se pa një mashkull derisa po e përdorte një sharrë hekuri dhe po e hiqte figurën e Marilyn Monroe.
Nuk ka ndonjë të dyshuar dhe hetimi po vazhdon. Monroe kishte vdekur tragjikisht në vitin 1962 në moshën 36-vjeçare. Konsiderohet si njëra ndër aktoret më ikonike të Hollywood-it.
“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.
“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.
“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.
“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.
“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.
“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.
“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.
“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.
“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”./bota.al
Një muze në Gjermani do të hapë këtë javë një ekspozitë me aspekte pak të njohura nga jeta e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe.
Ekspozita, e titulluar “Marilyn Monroe – Die Unbekannte” (Marilyn Monroe – (Gruaja) E panjohur), përshkruan aspekte të ndryshme të jetës së aktores duke filluar nga fëmijëria e saj e trazuar deri në vdekjen e saj të mistershme të vitit 1962.
“Shumë prej 400 objekteve që do të shfaqen në këtë ekspozitë nuk janë parë asnjëherë më parë”, thanë organizatorët.
Kjo ekspozitë, përveç objekteve përfshin edhe histori pak të njohura në lidhje me Monroe si fakti që themeloi kompaninë e saj të filmave dhe luftoi për të drejtat civile të këngëtares afro-amerikane, Ella Fitzgerald./KultPlus.com
Edhe në ditët e sotme ajo konsiderohet si mit. Nga të gjithë është parë si përfaqësuese ideale e bukurisë dhe joshjes, njofton Klan Kosova.
Përveç buzëqeshjes ajo kishte edhe anën tjetër të saj. Vuante nga depresioni dhe kjo e shtyri t’i hynte edhe drogës. Gjatë qëndrimit të saj në spitalin psikiatrik ajo shkroi një letër që ishte shitur për 50.000 dollarë.
Letra ishte e gjatë 5 faqe. Ja një pjesë të letrës së publikuar:
“Nuk kanë empati në spitalin psikiatrik. Nuk kishte empati në spitalin Payne-Whitney, pati efekt shumë negativ. Më mbyllën në një “qeli”, dua të them në një bllok betoni. Kjo është dhoma ku mbyllin pacientët, të cilët janë shumë rëndë. Unë ndjehesha sikur më kishin burgosur, për një krim që nuk e kisha bërë. U ula mbi shtrat, duke menduar se çfarë mund të bëja në këtë situatë, nëse do të më kërkonin të aktorja papritur. Më thanë se, rrota e lyer me vaj është ajo që zbret më shpejtë, dhe më duhet ta pranojë që rashë shumë shpejtë. Gjithsesi ideja më erdhi nga filmi “Goja jote djeg”. Rrëmbeva një karrige dhe theva një xham. Mu desh që të gjuaja shumë herë për ta thyer, pas kësaj një copë e fsheha në dorën time dhe po prisja. Sigurisht që ata nuk prisnin që unë ta bëja diçka të tillë, dua të them nuk do ta demantoja kurrë veten me copën e xhamit. Jam aktore”./ KultPlus.com
Një skenë nudoje me protagoniste Marilyn Monroe, e cila konsiderohej e ‘shkatërruar’, është gjendur pas shumë vitesh.
Filmi nga i cili është marrë skena është ‘Të martuarit’ (titulli origjinal ‘The Misfits’), i cili daton në 1961 është me regji të John Huston.
Skenat kanë dalë në dritë falë Charles Casillo, i cili i zbuloi gjatë punës për librin e tij me titull “Marilyn Monroe: Jeta private e një ikone publike”.
Casillo ka intervistuar Curtice Taylor, i biri i producentit Frank Taylor, dhe ka zbuluar se ky i fundit ka fshehur filmimin në një sirtar të mbyllur që në vdekjen e babait, në vitin 1999.
Çfarë do të bëhet tani me videon? Taylor ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim deri tani.
Por çfarë shihet në atë regjistrim? Sipas saitit “Deadline”, skena ka filmuar një moment pasioni të divës hollivudiane me Clark Gable: Monroe lejon t’i bjerë çarçafi që e mbulon dhe tregon gjithë trupin e saj pa asnjë mbulesë.
Nëse skena do përfshihej në film, do ishte një ndër skenat e para nudo të një aktoreje amerikane në një produksion të rëndësishëm në epokën e filmave me zë.
Regjisori John Huston vendosi përfundimisht të mos e përfshinte skenën në film, sepse mendonte se nuk ishte e rëndësishme për subjektin e filmit.
Por mesa duket skenës i ka dhënë shumë rëndësi Frank Taylor i cili mbante gjurmët e atyre imazheve.
“Të martuarit” ishte shkruar nga bashkëshorti asokohe i Monroe, Arthur Miller dhe tregohet historia e tre ‘kaubojsave’ në garë mes tyre për të tërhequr vëmendjen e një gruaje të bukur.
Ky ishte filmi i fundit i divës para vdekjes së saj në vitin 1962./KultPlus.com
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona”. – Marilyn Monroe
“Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur, por suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur për mua. Ky është suksesi”. – Denzel Washington
“Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave”. – Albert Einstein
“Udhëtimi i një mijë kilometrave, fillon me një hap të vetëm”. – Lao Tzu
“Sekreti i ecjes përpara qëndron tek nisja”. – Mark Tuein
“Është e vështirë të dështohet, por më e keqja nga të gjitha është të mos jesh përpjekur kurrë për të patur sukses”. – Teodor Ruzvelt
“Një ditë e keqe për egon tënde është një ditë e madhe për shpirtin tend”. – Jillian Michaels
“Gjëja më e tmerrshme nuk është t’i copëtosh zemrat, por e kundërta, t’i shndërrosh ato në gurë”. – Oscar Wilde
“Sa më bosh koka, aq më e gjatë gjuha”. – Bruce Lee
“Vështirësitë e jetës disa i lodhin,të tjerë i forcojnë.Nuk ka asgjë në botë që të vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë”. – Nelson Mandela / bota.al
“Kur e keni një mik që vërtetë kujdeset për ju dhe tenton të rri me ju, ju e trajtoni atë si asgjë. Mësoni të bëheni mik i mirë sepse një ditë ju do të filloni të kërkoni e pastaj do të thoni se e keni humbur një mik të mirë.
Mësoni të jeni të jeni të respektueshëm për miqtë tuaj; mos filloni vetëm të argumentoni me ta pa ua treguar arsyen. Kurrë mos harroni se miqtë do të jenë aty më shpejt se sa familja juaj.
Mëso ta kujtosh se ke miq të mëdhenj – mos e harroni këtë dhe ata gjithmonë do të kujdesen për ju, pavarësisht të gjithave. Gjithmonë kujtohuni të buzëqeshni dhe të shikoni përreth gjërave që i keni në jetë.” – Marilyn Monroe