Fotografitë e rralla të Marilyn Monroe që zbulojnë jetën e saj para se ajo të bëhej e famshme (FOTO)

Me flokët e saj të bardha dhe me buzë të kuqe, Marilyn Monroe u bë një nga figurat më të njohur te të gjitha kohërave, megjithatë, vetëm pak e dinë se si është dukur aktorja para se të jetë e famshme.

Emri i saj i lindjes kishte qenë Norma Jeane Mortenson. Monroe, kishte kaluar një fëmijëri vërtetë të vështirë. Ajo u zhvendos nga një shtëpi kujdestare në një tjetër, duke kaluar nëpër përvoja traumatike në pothuajse të gjitha shtëpitë. Monroe u martua në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, por as kjo martesë nuk i solli asaj lumturinë.

Gjithçka ndryshoi në vitin 1944 kur Monroe po punonte në një fabrikë ushtarake ku edhe u njoftua me një fotograf. Kjo marrëdhënie nxiti karrierën e modelimit të Marilyn-it, dhe kjo punë i hapi asaj dyert në industrinë e filmit.

Brenda një periudhe të shkurtër ajo u shndërrua në një nga yjet më të njohur në Hollivud, por një vajzë e trazuar gjithnjë fshihej pas saj. Monroe, kreu vetëvrasje në vitin 1962 ndërsa edhe sot ajo mbahet mend si një ikonë e kulturës popullore dhe një simbol i bukurisë.

KultPlus ju përcjellë disa nga fotografitë e Norman Jeane Mortenson para se të bëhej Marilyn Monroe./ KultPlus.com

“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke ikur nga kjo botë”

Disa thënie të veçanta nga Marilyn Monroe:

“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.

“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.

“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.

“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.

“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.

“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.

“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.

“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.

“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”./ KultPlus.com

“E dashura ime perfekte”, kur Arthur Miller i shkruante Marilyn Monroes

“Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”, kështu i shkruante në një nga letrat e pafund dramaturgu Arthur Miller, aktores së njohur Marilyn Monroe. Dhjetëra letra dashurie janë gjetur në arkivin personal të shkrimtarit, pjesa më e madhe dedikuar bjondes me të cilën pati historinë më të gjatë të dashurisë.

Në një letër që mban datën 30 prill 1956 kur Miller ishte duke i dhënë fund divorcit me Mary Slattery, tregohet pasioni i madh që i kishte rrëmbyer.

“Do të puth e do të mbaj në krahë deri sa bashkë të shkrihemi në ndodhi të papritura, e jashtëzakonisht të bukura, deri sa të dëgjosh psherëtimat e mia. E kur koka jote të prehet mbi shpatullën time, atëherë do të jem burri më i lumtur më botë…”, shkruan Miller.

Nga gjithë historitë e dashurisë, ajo me Miller do të ishte më e veçanta për aktoren, e cila pavarësisht kontraditave në fund të kësaj lidhjeje do ta ruante gjithnjë me dashuri në kujtesë. Ata u martuan më 29 korrik 1956. Çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller me një shikim. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marilyn Monroe. Fatkeqësisht martesa e Monroe dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

Miller do të shprehej më vonë se “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”.

Pas vdekjes së saj, Miller do të ishte njeriu që do të përkufizonte më mirë karakterin e jetën e saj.

“Merlin vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film”, shprehej ai. / KultPlus.com