Grimeri shqiptar lanson linjën e re me produkte grimi

Mario Dedivanovic, grimeri i famshëm botëror me prejardhje shqiptare, njihet për grimin që iu bënë disa prej fytyrave më të famshme në botë si Kim Kardashian, Demi Lovato etj, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe, Dedivanovic, po lanson linjën e tij të parë të grimit.

Si një nga artistët më të famshëm të grimit, të gjithë duan të dinë a vlejnë produktet e grimerit. Personat që kishin mundësi t’i provonin, i vlerësuan produktet si të duhurat.

Lajmin e bëri të ditur vetë grimeri përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku u shprehet tejet entuziast për lansimin e linjës së tij të grimit.

‘Për mua, grimi gjithmonë fillon me sytë. Koleksioni im i parë MAKEUP BY MARIO përmban formula dhe mjete pro me nuanca universale më të lehta për t’u përdorur për përvojën e përbërjes të çdo niveli. Koleksioni 01 përmban gjithçka që nevojitet për të krijuar një vështrim të syve nga baza tek e përparuara dhe nga natyrale te dramatike. Unë jam aq i ngazëllyer për të demonstruar dhe të ju marr me vete në çdo artikull të koleksionit. Drejtohuni tek ‘Stories’ e mia për të parë pse fillova me sy’, ka shkruar Mario në postimin e tij në Instagram. / KultPlus.com

Mario Dedivanoviq, në ndihmë të stafit mjekësor në Amerikë: Ata kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne

Figura të famshme botërore kanë dhënë kontributin e tyre për mantel bardhët, në ndihmë të luftës kundër Covid-19, shkruan KultPlus.

Të shumtë kanë qenë edhe shqiptarët me famë botërore që kanë ndihmuar në luftën kundër kësaj pandemie.

Grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanoviq, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagra, ka njoftuar se ka dërguar një numër të madh të maskave për stafin mjekësor në njërin nga spitalet e New York-ut.

New York-u njëherit është edhe vendi më i prekur nga pandemia në gjithë Amerikën.

Në postimin e tij Mario shprehet tejet mirënjohës për punën që mjekët po e bëjnë, duke i cilësuar ata si heronjë të vërtetë.

https://www.instagram.com/p/B_Dp_KdlsRJ/?utm_source=ig_embed

“Dita 34. Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë New Yorkun. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqt e mi @element_packaging për të parë se çfarë mund të bëjmë. Sot ne dhuruam qindra maska në @montefiorehealthsystem në Bronx, një spital që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska të fytyrës në @mountsinainyc dhe Spitalit Universitar të Brooklyn. Mos të harrojmë kurrë se si profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne gjatë kësaj kohe. Ne ju duam ju” , shprehet Mario në postimin e tij në Instagram. / KultPlus.com