Presidentja Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes rrjeteve sociale ka treguar se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku kanë diskutuar për partneritetin më të fuqishme të sigurisë në botë.

Ajo ka shkruar se Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen.

“Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar tutje Osmani./KultPlus.com

Rutte zgjedhet për të katërtën herë kryeministër i Holandës, udhëton çdo ditë me biçikletë për në punë

Partia e kryeministrit në detyrë të Holandës, Mark Rutte, ka fituar zgjedhjet në Holandë, siç tregojnë projeksionet, raporton BBC.

Fitorja i jep Ruttes mandatin e katërt për të formuar koalicionin qeverisës të udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë VVD, me mandatin e katërt si kryeministër.

Qeveria e drejtuar nga Rutte kishte dhënë dorëheqje në janar në lidhje me një skemë të mashtrimit të mirëqenies së fëmijëve.

Derisa qoftë për punë, shkollë apo një shëtitje shoqërore, çiklizmi është një pjesë e jetës së përditshme për holandezët, edhe Rutte udhëton çdo ditë me biçikletë për në punë. Ky veprim i kryeministrit është duartrokitur nga të gjithë e ndoshta është pikërisht thjeshtësia arma e fortë e tij që për të katërtën herë të zgjedhet kryeministër. / KultPlus.com