Marrëveshja për bashkëprodhim kinematografik Kosovë-Bullgari, Ministri Çeku: Ditë e rëndësishme për kulturën dhe filmin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku dhe homologu i tij nga Bullgaria, Nayden Todorov, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëprodhim kinematografik mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje Ministri Çeku ditën e sotme e ka quajtur të rëndësishme për kulturën dhe filmin.

“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në Prishtinë ministrin e Kulturës së Bullgarisë, Nayden Todorov, me të cilin nënshkruam marrëveshjen që krijon mundësi të reja për produksionet filmike, artistët dhe kineastët nga të dyja vendet që të punojnë së bashku.  Një mundësi e re për të ndarë ide, përvoja dhe për të sjellë më shumë kreativitet në kinematografi, ndërkohë që forcojmë bashkëpunimin kulturor mes dy shteteve”, thuhet në shkrimin e Ministrit Çeku.

Ministri Çeku ka uruar komunitetin e filmit,  duke iu dëshiruar suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-bullgare./ KultPlus.com