Më 30 qershor të vitit 1792, për herë të parë në Paris, këndohet Marsejeza, si këngë lufte.Fjalët dhe muzika e kompozuar në vitin 1792 nga C. J. Rouget de Lisle, në Strasburg, si një këngë lufte për ushtrinë Rhine të Francës revolucinare pas shpalljës së luftës kundër Austrisë.
Fillimisht u titullua “Chant de guerre pour l’Armee du Rhin” (Kënga e luftës për ushtrinë e Rinit)
Konventa Kombëtare Franceze e miratoi atë si Himn i Republikës me 1795, dhe kënga mori pseudonimin pasi u këndua në Paris nga vullnetarët marsejez duke marshuar nëpër kryeqytet, ku kënga është edhe shembull i parë i stilit himnizues të Marshimit Europian.
Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; mirëpo e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t’iu rikthyer pak kohë pas Revolucionit të korrikut të vitit 1830.
Më pastaj “Marsejeza” u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit në vitin 1871.
Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës dhe vazhdon të jetë edhe sot./Insajderi/ KultPlus.com