Marsela Çibukaj fiton ‘Këngën Magjike 2022’

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Alban Ramosaj, fituesi i edicionit të kaluar dhe Pirro Çako i dorëzuan kupën triumfueses e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha artistja mes emocioneve.
Pas 3 mbrëmjesh gare, në skenën e Pallatit të Koncerteve mbrëmjen e kësaj të shtune, në këtë Grand International Final u ngjitën 23 artistë, 13 shqiptarë dhe 10 të huaj.

Veç çmimit të madh u dhanë çmime edhe për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë.

Në këtë mbrëmje finale nuk munguan të ftuarit surprizë, si kryetari i Bashkisë së Neë York, Eric Adams apo producenti i famshëm amerikan Angelo Doc Velasquez. Ndërsa një performancë speciale përcolli edhe vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea./TvKlan/KultPlus.com

Marsela Çibukaj risjellë mrekullisht këngën “Jon” të Ardit Gjebresë (VIDEO)

“Jon” është një ndër këngët më të njohura të këngëtarit Ardit Gjebrea.

Dhjetori i vitit 1991, atë kohë kur Arditi interpretoi për herë të parë para publikut të Festivalit të 30-të të RTSH-së këngën “Jon”, bëri që publiku të dashurohet në këtë melodi, shkruan KultPlus.

Vitet kanë shkuar, por kënga ka mbet nga ato të pavdekshmet. Për të ja risjellë publikut edhe një herë në një version tjetër, kësaj radhe për këtë gjë është kujdesur këngëtarja Marsela Çibukaj.

Kënga është shoqëruar me një videoklip ku Marsela bashkë me instrumentistët sjellin një performancë të shkëlqyer përskaj plazhit.

Ky interpretim po pëlqehet e vlerësohet nga publiku. / KultPlus.com