Dy ushtarë italianë të cilët ndodheshin në Libani për një mision, kishin planifikuar që të martoheshin së shpejti në Itali. Por për shkak të koronavirusit, ata e kishin të pamundur kthimin në shtetin e tyre, kështu vendosën që dasmën e tyre ta bënin aty.
Nga fotot e shkëputura nusja shihet me uniformën e ushtrisë dhe dhëndri me beretën blu të KB. Pjesëmarrësit ishin të gjithë të pajisur me maska, doreza dhe mbanin një distancë të sigurt nga njëri-tjetri, ndërsa një pjesë tjetër e miqve të tyre po e ndiqnin dasmën nga Skype.
Martesa e Vincenzo De Rita dhe Fiorella Tomasino, është e para që ka ndodhur në një fushë betejë.
Ceremonia u zhvillua në ambasadën italiane në Bejrut.
“Ishte një ëndërr, një martesë e paharrueshme. U martuam në kushte shumë të çuditshme, jo vetëm me maska dhe doreza, por edhe me uniformën luftarake”, u shpreh dhëndri i lumtur.
“Në vend të fustanit të bardhë, unë kisha një shall blu të Kombeve të Bashkuara dhe në vend të vellos një beretë blu”, është shprehur nusja. / KultPlus.com