Verës sa nji mëngjes me vesë nuk ia pau kush ballin simjet me sy të përlotun të sjellun kah mali.
Vjetit nuk i mungon asnji ditë në kalendar e i dhimbet e mbramja pikë e dyllit në djegie: e sotmja ka ndijen e dridhjes së fletëve të shqemes para dhambëve të sutës./ KultPlus.com
Mbramja asht larg e ti je atje mbi kodër të blerueme ku gurzit që bashin zhurmë i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes e me shoqe tjera e mendon për mue. Unë jam në detin e tingujve e ndër gjujt e mij ndieva peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lëshova vendin një të vjetri e mes tallazit të krahve thashë: mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë E ti atje mbi kodër të blerueme njeh gjurmët e diellit npër qiell. / KultPlus.com
Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë më 20 korrik në sheshin “Skënderbej”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga koncertet e Ricky Martin në kuadër të turit të tij ““Ricky Martin Symphonic”, që po mban në vende të ndryshme të botës.
“Ricky Martin më 20 korrik në sheshin “Skënderbej’”, shkruan Rama.
Ylli botëror Ricky Martin e konfirmoi vetë më 8 qershor koncertin e tij në Tiranë. “Po!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, tha Martin.
Autori i dhjetëra hiteve botërore Ricky Martin përveç grupit të tij muzikor do të shoqërohet edhe nga orkestrantë shqiptarë. Ai njihet për këngë shumë të famshme, ndër të cilat “La Copa de la Vida”, “Canción Bonita”, “Adrenalina” dhe “Claridad” etj./atsh/KultPlus.com
Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri Prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri Kur andej gardhit fluturojnë Shëgjetat e akullit.
Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse Se dy shpata tu për tu Me teha përjashta Ideja e sosjes, Lule, kur je ti pranë ik si shpend i egër andej kah vjen terri./ KultPlus.com
“Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”.
“Vetëm në errësirë mund të arrish t’i shohësh yjet”.
“Falja nuk është një akt rastësor, por një veprim permanent”.
“Dashuria është e vetmja forcë e vlefshme për të transformuar një armik në një mik”.
“Mos e lejo asnjë mashkull të të ulë aq shumë, sa ta urresh atë”.
“Nëse unë nuk mund të bëj dot gjëra të mëdha, unë mund të bëj gjëra të vogla, por me rëndësi të madhe”.
“Urrejtja e shkatërron urryesin”.
“Disa gjëra janë të drejta dhe disa gjëra janë të gabuara. Është e gabuar të urresh. Do të jetë përherë një gabim”.
“Koha është gjithmonë e duhura për të bërë atë që është e duhur”.
“Unë kam vendosur të kapem pas dashurisë. Urrejtja është një barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur”.
“Nëse nuk mund të fluturosh, vrapo. Nëse nuk mund të vraposh, ec. Nëse nuk mund të ecësh, zvarritu. Bëj çdo gjë vetëm për të vazhduar përpara”.
“Errësirën nuk mund ta dëbojë dot errësira; vetëm drita mund ta bëjë këtë gjë. Urrejtjen nuk mund ta largojë dot urrejtja; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë gjë”.
“Pesha e një njeriu nuk shihet se si reagon në momentet e rehatisë dhe komoditetit, por se si reagon në kohërat e vështirësive dhe debateve”.
“Unë kam një ëndërr që të katër fëmijët e mi një ditë të jetojnë në një vend, ku nuk do të gjykohen për ngjyrën e lëkurës së tyre, por për përmbajtjen e karakterit të tyre”. / bota.al/KultPlus.com
“Djemtë e këqij” po rikthehen zyrtarisht, me Will Smith dhe Martin Lawrence.
Ata njoftuan se do të ribashkohen për filimin e radhës të “Bad Boys”.
Sony Pictures konfirmoi se vazhdimi është në fillimet e para dhe skenari do të jetë i Chris Bremner.
Krijuesit e filmit drejtuan filmin “Bad Boys for Life” të vitit 2020, i cili ribashkoi Smithin dhe Lawrencen 25 vjet pasi filmi i parë “Bad Boys” u publikua në vitin 1995.
Menjëherë pasi filmi i tretë u shfaq në kinema, u bë e ditur se një film i katërt “Bad Boys” ishte në zhvillim.
“Bad Boys for Life” vazhdoi të fitoi 426.5 milionë dollarë në arkat botërore, si një nga filmat e fundit të epokës para pandemisë./ KultPlus.com