‘Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje, e jo para mikrofonit’

Poezi nga Martin Camaj

Nji poeti të sotëm

Rruga jote â e mirë:
Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme të miteve klasike.
Ti nuk shkrove për to,
por për rrasa guri e ballë njerzorë me rrudha shum e për dashuninë.
Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje
e jo para mikrofonit si të çetës së poetëve tjerë,
zemra ndonëse nën shtatë lëkura akull,
akull ndonëse nën shtatë lëkura. / KultPlus.com

30 vjet nga vdekja e Martin Camaj, shkrimtarit që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe

Martin Camaj ishte shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar.

Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza.

Martini lindi në Dushman të Dukagjinit më 21 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.

Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atbotë qe P. Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.

Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Gjon Destanishtës dhe në gusht qe i detyruar me jetuar në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Át Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik – 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”.

Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955 duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë.

Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.

Po atë vit, duke parë shëndetin në rënje të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të 1956) ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë.

Nën mentoratin e Koliqit më 15 mars 1960 mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi.

Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987.

Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më dt. 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emërtuar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer.

Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981.

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.

Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991. / KultPlus.com

“Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje, e jo para mikrofonit”

Poezi nga Martin Camaj

Nji poeti të sotëm

Rruga jote â e mirë:

Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme

të miteve klasike. Ti nuk shkrove për to,

por për rrasa guri e ballë njerzorë

me rrudha shum e për dashuninë.

Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje

e jo para mikrofonit

si të çetës së poetëve tjerë,

zemra

ndonëse nën shtatë lëkura

akull,

akull

ndonëse nën shtatë lëkura./ KultPlus.com

‘Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri, prandej jam i trishtueshëm’

Poezi nga Martin Camaj

Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri
Prandej jam i trishtueshëm, Lule.

Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri
Kur andej gardhit fluturojnë
Shëgjetat e akullit.

Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse
Se dy shpata tu për tu
Me teha përjashta
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranë ik si shpend i egër
andej kah vjen terri. / KultPlus.com

Nata e koncertit

Poezi nga Martin Camaj

As bora nuk asht e bardhë në këtë muzg.
Gjindja me kambë të randa vrapon
kah dritaret e tingullit.

Në sallën e koncertit edhe diktatorët
marrin vesh masën e instrumentave.

Ndëgjuesit veshë-imët mbyllën sytë
e kapën currila pullazesh të lashta,
djegie qytetesh e drush të thata.
Në tempon e dytë gzhatshëm era
përkuli grurin deri në tokë.

Në sallën e koncertit edhe dirigjenti
symbyllë s’pau tjetër pos tingujsh
të ndezun mbrenda nji rrotulle terri. / KultPlus.com

Kadare: Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e Martin Camajt, e prisja me padurim këtë takim

H. D. – A e keni njohtë Martin Camajn dhe çfarë marrëdhëniesh keni pas me të? Çfarë ideje keni për krijimtarinë e tij letrare?

I. K. – Kam pasur fatin ta takoj për herë të parë Martin Camajn, në tetor të vitit 1981, në Frankfurt. Pas mbarimit të një konference shtypi, m’u afrua një burrë i pashëm, i cili, pasi më foli shqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja, pa dyshim, nëpërmjet revistës “Shejzat” të Koliqit dhe atij iu bë qejfi që ia thashë këtë. Biseduam një copë herë në këmbë, midis zhurmimít të zakonshëm te një mjedisi të tillë. Pas vendosjes sime në Paris, një mik i përbashkët gjerman, Werner Daum, që kishte qenë diplomat në Tiranë, më solli të falat e Martin Camajt, si dhe dëshirën e tij për t’u takuar përsëri, në kushte fare të tjera tani. Për fat, sapo kisha lexuar dy novelat e tij të gjata “Rrungajat e marsit” dhe “Pishtarët e natës”, të cilat më kishin pëlqyer mjaft dhe Werner Daum më tha se ishte i lumtur t`ia njoftonte këtë gjë Camajt, baslıkë me kënaqësinë time për t’iu përgjigjur ftesës së tij. E lamë takimin pas disa javësh,’ngaqë do të ndodhesha në Munih, ku ai banonte, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e tij bashkë me Daum-in. E prisja me padurim këtë takim, kur vetëm disa ditë përpara tij, erdhi lajmi i pikëllueshëm se Martin Camaj nuk ishte më i kësaj bote.
Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Kadare, intervistë me ” Hylli i Dritès”./ KultPlus.com

96 vjet nga lindja e Martin Camajt, shkrimtarit që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe

Martin Camaj ishte shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar.

Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza.

Martini lindi në Dushman të Dukagjinit më 21 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.

Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atbotë qe P. Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.

Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Gjon Destanishtës dhe në gusht qe i detyruar me jetuar në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Át Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik – 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”.

Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955 duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë.

Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.

Po atë vit, duke parë shëndetin në rënje të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të 1956) ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë.

Nën mentoratin e Koliqit më 15 mars 1960 mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi.

Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987.

Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më dt. 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emërtuar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer.

Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981.

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.

Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991. / KultPlus.com

Mbramja asht larg

Poezi nga Martin Camaj

Mbramja asht larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.

Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.

Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit npër qiell. / KultPlus.com

Kadare takohet me mbesën e Martin Camaj, kujton momentet e takimit të parë më Camajn

Shkrimtari Ismail Kadare, ka takuar Vera Camajn, mbesën e një tjetri njeri të rëndësishëm të letrave shqipe, Martin Camajt, përcjell KultPlus.

Kadare risolli kujtimin e takimit të tij të parë me Camajn në tetor të vitit 1981 në Frankfurt, ku kishin pasur një shkëmbim të shkurtër por të këndshëm.

“Kam pasur fatin ta takoj për herë të parë Martin Camajn, në tetor të vitit 1981, në Frankfurt. Pas mbarimit të një konference shtypi, m”u afrua një burrë i pashëm, i cili, pasi më foli shqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja, pa dyshim, nëpërmjet revistës “Shejzat” të Koliqit dhe atij iu bë qejfi që ia thashë këtë. Biseduam një copë herë në këmbë, midis zhurmimít të zakonshëm te një mjedisi të tillë”, thoshte Kadare.

“Martin Camaj është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.”

Lajmin për këtë takim të veçantë e bëri të ditur botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri nga Onufri. / KultPlus.com

Mbramja asht larg

Poezi nga Martin Camaj

Mbramja asht larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.

Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.

Mandej i lshova vendin nji të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja asht larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit npër qiell./ KultPlus.com

Martin Camaj, shërbestari i paepun e vullnetmirë i gegnishtes dhe arbërishtes

Nga Albert Vataj

Gjuha shqipe, gegnishtja dhe arbërishja në veçanti kanë gjetun te Martin Camaj atin shpirtnor, gurthemelin ma t’rand të mbrojtjes dhe shpalimit t’përbotshëm si vlera të qytetnimit shqiptar. Të shumt janë emnat që kanë lidhën jetën, kontributin dhe veprën me gjuhën, por Martin Camaj metet nji zotnues i epërm i vlerave dalzotëse të këtyre dy hallkave qi mbajnë t’lidhun kulturën dhe traditën shqiptare me shqipshkrimin që prej se ajo erdhi në jetë.

Më 12 mars 1992 do të shuhej një prej pishtarëve më kulmues të shqipshkrimit. Një zemër e tretun tuj shndrit u ndal për me lan mbasvedi, vullnesën e mirë të endun me përkujdesin që diti vetëm ai për me e dëshmu. Martin Camaj me mbylljen e syve, ndal kandën për me shkel në tokën amë, por kurrkush dhe kurrqysh nuk e vuni nën fre dritimin që feksi ai ndër shqiptarë dhe yshtja e pashoq që u ngas për njëmendësimin e njohjes dhe pranimit të veprës së tij dhe dialektit geg, që ai lëvroi me parmendën e rand të mërgimtarit. Camaj, megjithëse në të gjallët e tij nuk i’u dha e drejta të shkelte në tokën amë, për kurrnji moment nuk u shqit shpirtit të lënduem dhe plagëve lënguese të shqiptarëve.  Në dheun e marrun borxh, ku dhe u tret mishi dhe prehen kockat e tij, ai si një Sizif u ngjit majës së përfaqësimit të shqipes. Një prej mëtimeve ngadhënjyese dhe vetëmohuese, pamëdyshje mbetet lëvrimi i gegnishtes, dhe arbërishtes. S’andejmi ai mundi me dëshmu botnisht mbi atë që vete ka të mbrujtun shqipja dhe shqiptarët. Shërbesa që i bani gegnishtes, e pse jo dhe arbërishtes, mbeten në kryeradhën e tana përpjekjeve të mahershme dhe të tashembasshme. Ngritja dhe trajtimi i tyne në rrafshin shkencor, e dëshmon masmiri këtë. Ngulmi i papramun për të mëtu gjithseçka të mirë, e për me i shtru në një sofër larushinë e dialekteve si vlerë gjuhësore e dallon atë dhe e rrjeshton në rendin e etërve të shqipshkrimit.Camaj edhe pse u përndoq, u përjashtu, u anatemua, dhe e gjitha kjo, jo dhe aq se ai ishte arratisun, apo kishte blasfemuar ndaj kujt, por prej tekstshkrimit gegnisht. Megjithkëtë ai nuk e flligu gojën dhe shërbesës ogurmirë nuk i’a vuni damkën, e cila mund të gjehej e përligjun te ndokush tjetër por kurrqysh jo tek ai. Tuj dëshmua mendimtarin e epërm, merr ndonjiherë rol atnor dhe këshillues për tana ata që kanë në dorë shqipen dhe i’a duan t’mirën asaj. Ai nuk bani dallime e dasi, nuk e kqyri shqipen vetëm të toskëve dhe të gegëve, por të shqiptarëve dhe për këtë ai mëton: “Besoj se duke ecë krahas gegnishtja dhe tosknishtja e shkrueme apo letrare, si dy mortra të mira, pa ja pré rrugën njana-tjetrës, kanë me viju mâ me fryt të gjêjnë pikat e përbashkta, si mbas një zhvillimi normal. Kjo rrugë âsht e domosdoshme të ndiqet poqese dëshirojmë që novela e romani shqiptar të mbërrijnë në sferat e një stili të kulluet artistik”. Ai kur shton kësisoj, ka parasysh dhe naltësimin që ka një komb që pranon diversitete dhe nuk priret prej qëllesave anatemuese, me nda dhe me veçu. Kinse, kqyrim shpërthimet greke të patëdyta në letërsi, që lejuan ngritjen e kreshtave, anipse u endën në avelmenin e dialektores. Për me ardh masanej te trualli ynë, dhe veçmas te shkrimtaria e Fishtës, Mjedës, Koliqit, Shantojës, Prenushit, Haxhiademit, Konicës, Nolit, Poradecit, Kutelit, Asllanit, e shumë të tjerëve, që lindën e u naltësuan, pa hyqmin e shqipes së njësuar, standartit. Duke mos pas tavan mbi krye, ata krijuan atë thesar, të cilin me krenari munena me e pagzu si testament të vlerave të njimendta të letërsisë shqipshkruese. Camaj rendi tuj shkru e lëvru gegnishten, pa e ndal turrin, e pa kqyr përsipër nëse kishte qiell për kreninë e tij, apo jo, nëse kishte kresht për me e majt këtë naltësim. Gjithë sa bani ai e rriti brenda vetes me tagrin një besimi dhe mëvetësie që kishte si zanafillë, si vazhdë dhe si mbramësi. Vepra u rrit me të, dhe ai e gjalloj përbrenda vetes çdo faqe të saj në një marrëdhënie njësimi. Ata i dhanë dhe morrën prej njani-tjetrit shumëçka, por në kryerend, motivin e ngulmit për me u ngjit në ma t’naltat kjartësina, prejnga nuk do të mund t’i zdrypte ndokush. Mveshun prej kësaj magjie dhe ngadhnjimi, ai ban me dije se: “Jeta ime âsht nji luftë për gegnishten, një luftë për mbijetesën, frymën e qenies, të dikurshmen dhe ardhmninë, një luftë jo me mbetë gjallë, por me ruejt të pastër fillin e amës së gjuhës dhe artit, mbi të gjitha me shpëtue shpirtin krenar të shqiptarit”. Bash njikshtu i bzani zemra dhe ia ligjëroi penda, këtij kolosi të mendimit dhe letrave shqipe. Ma shumë se një perifrazë, një urti e nxjerr prej lëmit të tij letrar, kjo është një sentencë e gjithë asaj përpjekje të pashoq që ai bani për shqipen dhe kandën artshkruese të saj. Ai  me këtë dëshmoi njëmëndësinë e asaj që e udhërrëfeu atë dhe duhet të ysht tankënd që don me lan mbas të gjallëve të tij, një vepër të patëdytë, një kreni për tankush e njohu dhe e përcolli asohere dhe tashembas. Gjithqysh, në kryeherë, gegnoshtja dukej se do të ishte për të një sfidë, një apogje ku ai ngulmonte të ngjiste kreaturën që shfaqet tetan çka ai la, që nga poezia, proza, drama, pa i lan mënjanë edhe në ngulmime të tjera që prekim punë të tij studimore dhe shkencore. Poetët dhe narratorët që skaliten letrat shqipe në këtë dialekt, siç mund të përmendim, Ndre Mjedën, At Gjergj Fishtën, Filip Shiroka, Ernest Koliqi, Migjeni, etj fillëruan rrugën e tij shtegngushtë dhe përplot me hendeqe. E ai nën vullnesën shndritëse të këtyre titanëve të gegnishtes rendi, për të sosur të gjallët e tij, 20 vjet më parë, dhe për të lënë një vepër me vlera të njëmendta.  Një meritim të veçtë, Martin Camaj mvesh kontributit dhe emrit të tij dhe teksti arbërisht. Mbamendjen e ketillë dhe shkrimtaria e tij, ka ngucatun studiuesi Behar Gjoka, i cili e ka qëmtuar këtë ngarendje të shkrimtarit, poetit dhe dramaturgut, dhe jo vetëm. Sipas tij, romani “Karpa”, novelat “Shkundëllima”, dhe “Fshati me shtatë gjuhë”, që e marrin motivin nga jeta e arbëreshëve, shpërfaqin përkujdesin e Camajt për arbërishten. Studiuesi “guxon” ta rëndisë Camajn të parin që ka lëvruar këtë copëz të vyer të shqipshkrimit. Sipas tij, Camaj është rilindasi i fundit që mori gjithçka të ligjërimit letrar në gegnisht dhe arbërisht, që ishte prodhuar përpara tij dhe në kushtet e ndalimit të këtyre dy varianteve. Nën barrën e vetmisë, ai arriti të vërtetojë se këto dy variante vazhdojnë të jenë funksionalë, vazhdojnë të jenë pjesë e diversitetit gjuhësor, saktëson studjuese. Tekstet e tij letrare, dëshmojnë se bashkë me ikjen, Camaj mori me vete zhguallin e gjuhës, pra dialektin e gegnishtes, por edh jo pak dromca të variantit të arbënishtes, të cilët edhe në vetmi të plotë, edhe në kundërshtim me normat e 1972, i mbajti gjallë, si me thënë e mbajti të ndezur kandilin e ligjërimit letrar, gjithnjë si gjuhë e autorit dhe e letërsisë. Nga ana tjetër, me vlerë jetike janë edhe udhështegtimet e shkrimtarit në Prishtinë, Beograd, Romë dhe Mynih, që i shërbeu si një dritare e madhe për ta rreshtuar ligjëratën letrare në rezonim me ngjyresat bashkëkohore evropiane. Si ligjërues letrat, si qëmtues dialekti dhe si yshtës i vlerave të nëpërkëmbura në vendin e amës, Camaj dallon edhe për një frymë moderniteti, duke u bërë sakaq dorzan i një letërsie ndryshe, që po lindte. Poezia, gjithashtu mbart një trajtesë të atillë që ndeshet ndër përkimet e mjeshtërve të ligjërimit të asj kohe. Camaj me krjimtarinë e tij, mbajti shqipen dhe shqiptarët në radhën e atyre letërsive dhe kombeve që zotonin universin e letrave. Siç asht përshkru edhe në enciklopeditë, Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit, Shkodër, më 21 korrik të vitit 1925 dhe vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih, bash 20 vjet më parë. U dha me mish e me shpirt shkrimtarisë, të cilën e endi me dialektet që ai gaditi me ëndje dhe kreni. Edhe si albanolog, mbetet një dimension i pamatshëm. Në Shkodër, në Kolegjin Jezuit ai mori edukatë klasike dhe më tej studjoi në Beograd romanistikën, mori gjithëpoaq mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhët sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali për studime pasuniversitare. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shejzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe, dhe nis e mëson shqip. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku bëhet profesor i studimeve albanologjike. Atje ai ligjëron letërsinë shqiptare deri në fund të të gjallëve të tij. Emri dhe krijimtarinë  e Camajt e kudogjejmë në gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Qëmtimet akademike të Camajt u ngulmuan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë Jugore. Mëtimi letrar i Camajt në 45 vjet kumton disa hope të njimbasnjishme zhvillimi. Ai e pikënisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik përgjatë gjithë jetës. Anipse vitet e fundit të përkushtimit i’u dha ma s’shumti prozës. Galeria e tij krijuese asht e bollshme e plot larushi. Varganin e gjatë të asaj pene e pikënis: “Nji fyell ndër male” -Prishtinë 1953, për me vazhdu me “Kanga e vërrinit” -Prishtinë 1954, “Djella” (novelë) – Romë 1958, “Legjenda” – Romë 1964, “Lirika mes dy moteve” – Munih 1967, “Poezi” (1953-1967)- Munih 1967, “Njeriu më vete dhe me të tjerë” -1978, “Poezi 1981, “Drandja” (proza poetike)- Munih 1981, “Rrathë (novelë) – 1981, “Shkundullima” – 1985, “Karpa” (novelë) -1987. Vijon kjo kolanë krijimtarie e Camaj me botimet dygjuhëshe, “Poezi” (shqip-italisht)- 1985, “Me pendlat e korbit të bardhë” (shqip-gjermanisht). Për me vazhdu me një syshikim në lëmet e tjera të letrave, përpjekjet e tij albanologjike, gjuhësore, estetike, studimore, eseisike: “Meshari i Gjon Buzukut” – Romë, 1960, “Tekst mësimor i gjuhës shqipe” – Wiesbaden 1969, “E folmja shqipe në provincën e Avelinos” – Firence 1971, “Antologjia: Këngë shqiptare” – Dusseldorf 1974, Gramatika shqipe – Wiesbaden 1984. Tankjo mëvetësi krijuese, ndryshe ngase priret prej shumë emnash dhe penash që kanden duke mbete brenda vetes dhe duke mbushin zgafellën e vetmisë së tyne, Camaj e bani gjithseçka, ngriti deri në zenit ngulmin e vlerës dhe mëtimit, vetëm dhe veçmas për shqipen dhe shqiptarët, për vendlindjen dhe gjakun e t’parve. Megjithëse ai gjithë veprën e tij e shkroi jashtë Shqipërisë, në Beograd, Romë, Mynih, s’mundi me ken tjetërkush vetëm biri i Temalit, anda e një trolli të ashpër dhe ora e një djepi të mirë. Tançka bani e gjithçka la, kjartazi dhe dashtazi e kishte për bashkëkombasit e tij, të cilët edhe tash nuk asht se e njohin dhe aq edhe pse ai tashma asht riatdhesu si kijimtari, si botkuptim dhe si gjënezë, përkundër një dasie të stërgjatë që mbolli komunizmi ndër shqiptarë. Ky shërbestari vullnetmirë i shqipes, diti me shkru fort mirë emrin e tij në historinë e letrave shqipe dhe me mbet aty, ndoshta jo me hatrin e shumëkujt, qi u mundun me e mbajt larg këtë kolos të mendimit. Tash, shumëçka ka mbetun mbrapa, kujtimet e zehërta të një anateme, shija e helmët e do gojëve të liga, e kanda e vrame e një armate ngrehaluce mediokrish, të cilët tuj dasht me ndalu Camajn, guxun me besu se po e mbanin të përjashtume, gegnishten. Por ky dalzotës i këtij dialekti, diti dhe mundi me qëndru, me besimin se dokurdo do të lindte ajo ditë përplot me dritë pranie, pranimi dhe mëvetësimi të shqipshkrimit. / KultPlus.com

‘Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë, si bima prej fare në pranverë’

Poezi nga Martin Camaj:

Më falni diçka

Më falni diçkà që më kënaq
si puthja e nanës në ballë;
më gëzoni nji herë
si gëzohet gjethi i njomë në puhí,
më shikoni si hana nëpër rremba
e kam me u falë gjithçka:
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime
dhe në zgavrrat e synit të sáj
do të derdhi lòt.
Avitu, njerí!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
si bima prej fare në pranverë. / KultPlus.com

“Ti je atje me të bijën e heshtjes, unë jam në detin e tingujve”

Poezia “Mbramja asht’ larg” nga Martim Camaj:

Mbramja asht’ larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.

Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve

e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit nëpër qiell. / KultPlus.com

“Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje, e jo para mikrofonit”

Poezi nga Martin Camaj

Nji poeti të sotëm

Rruga jote â e mirë:

Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme

të miteve klasike. Ti nuk shkrove për to,

por për rrasa guri e ballë njerzorë

me rrudha shum e për dashuninë.

Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje

e jo para mikrofonit

si të çetës së poetëve tjerë,

zemra

ndonëse nën shtatë lëkura

akull,

akull

ndonëse nën shtatë lëkura./ KultPlus.com

Vargjet e ndaluara në diktaturë, artistët shqiptar rikthejnë krijimtarinë e autorëve të njohur

Pas më shumë se 72 vitesh, kohë ku regjimi diktatorial ndaloi së lexuari krijimtarinë e shumë autorëve si të At Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Martin Camajt dhe Ali Asllani, artistët e mirënjohur të skenës shqiptare i risollën për publikun në një formë tejet të veçantë.

Germa “R”, ajo që damkoste librat, bashkoi artistët më të njohur si Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi tek instalacioni “Reja”, një aktivitet edhe në në kuadër të 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare. Duke respektuar masat antiCOVID, ata interpretuan vargjet e ndaluara nga regjimi komunist.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se pas dekadash, këto libra çlirohen nën tingujt e kësaj Reje. Sipas saj, këta libra, kthehen nga të ndalur në një ndalesë.

Drejtori I Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha shprehet se eventi dëshmon ato peripeci që kemi përjetuar shumë prej nesh. Por, tha ai, nuk janë vetëm këta autorë, janë shumë të tjetër të cilët edhe u burgosën. Janë autorë që thjesht për një lidhje familjare me dikë të padëshiruar nga partia e Punës i ndërpritej veprimtaria letrare”, u shpreh  Piro Misha./atsh/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/watch/?v=696512044391372&ref=external

Ikja e Martin Camajt nga Shqipëria dhe Komiteti i Prizrenit

Arratisja e Martin Camajt nga Shqipëria përkon me disa ngjarje të rëndësishme në kontekstin e Luftës së Ftohtë. Shqipëria prish marrëdhëniet quazi vasaliteti me Jugosllavinë dhe kjo e fundit ndahet nga influenca e Stalinit. Ndërkaq, perëndimi dhe lindja komuniste ndodheshin në kulmin e acarimit të marrëdhënieve dhe “perdja e hekurt”, e artikuluar nga Uinston Çërçill kishte marrë jetë.

Ndarja e Lindjes dhe Perëndimit në Ballkan nisi në tetor 1944 kur Stalini dhe Çërçilli hartuan Marrëveshjen e Përqindjes. Greqia duhet t’i përkiste perëndimit, Jugosllavia duhet të kishte një influencë të barabartë, çka nënkuptonte që Tito kishte dorë të lirë, ndërsa fatkeqësisht Shqipëria nuk përmendet fare. Mospërmendja e Shqipërinë në këtë marrëveshje lidhjet me faktin që vendi më i vogël i Ballkanit asokohe nuk paraqiste asnjë interes strategjik.

Por në vitin 1949, në kulmin e Luftës së Ftohtë, perëndimi, SHBA dhe Britania e Madhe, ndërmarrin një iniciativë për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri përmes mërgatës shqiptare të ndodhur jashtë vendit. Fakti që mbi Shqipërinë nuk kishte marrëveshje, Moska nuk mund ta konsideronte si një ndërhyrjen në influencën e saj.

Bashkë me Camajn, në ish Jugosllavi kishin mbërritur mijëra refugjatë politikë të tjerë shqiptarë. Fillimisht, regjimi i Titos qëndroi indiferentë ndaj tyre, më pas një pjesë të madhe e mblodhi në kampe, një pjesë u sistemua në ferma të vogla, kryesisht në Kosovë, ndërsa më të kualifikuarit në punë të tjera. Mësuesi Camaj pati mundësi të japë mësim në fshatrat shqiptare të Malit të Zi ku nevoja për mësues ishte e madhe dhe duke përfituar nga kjo politikë liberalizuese e Titos nis studimet në Beograd.

Nën këtë vorbull, krahas disa organizatave shqiptare në perëndim, më kryesorja Komiteti Shqipëria e Lirë e formuar nga Mid’hat Frashëri, Jugosllavët morën miratimin nga perëndimorët për të formuar një komitet tjetër me shqiptarët e arratisur në Jugosllavi, ai që njihet si Komiteti i Prizrenit.

Në maj të 1951, jugosllavët krijuan me pompozitet organizatën Bashkimi i Emigrantëve Politikë Shqiptarë në të cilën merrnin pjesë disa prej figurave të njohura antikomuniste, kryesisht nga veriu i Shqipërisë. Referuar informacioneve operative të CIA-s, Organizata kishte për synim organizimin e të gjithë shqiptarëve të arratisur në Jugosllavi me qëllim rrëzim e pushtetit të Hoxhës, kundrejt premtimit se Jugosllavia do të respektonte sovranitetin e Shqipërisë. Sipas të njëjtave dokumente, rekrutimi fillestar i të gjithë anëtarëve të kësaj organizate, ishte me forcë.

Amerikanëve, të cilët e nxitën në fillim, në pas u kërkuan autoriteteve Jugosllave të mos vepronin pasi rolin themelor të mërgatës në përpjekjen për rrëzimin e komunizmit duhet të luante Komiteti Shqipëria e Lirë në perëndim.

Organizata Bashkimi i Emigrantëve Politikë Shqiptarë në Jugosllavi ose siç njihet shkurt Komiteti i Prizrenit nuk ishte organizatë sekrete, madje e gjitha publike. Krijimi i saj ishte kaq pompoz sa atë e vizituan disa gazetarë të huaj, mes tyre edhe gazetarë amerikanë.

Siç mund të vlerësohet lirisht, Martin Camaj nuk ndodhej në 1951 në Prizren në formimin e kësaj organizate dhe në të gjithë dokumentacionin e formimit të saj, mes qindra emrave të anëtarësuar, emri i tij nuk ndodhet. Kjo për shkakun e thjeshtë se po studionte në Beograd dhe jugosllavët nuk kishin interes për një mësues por për të tjerë shqiptarë që ishin mësuar me armët, që dukshëm ky profil nuk i përshtatej Martin Camajt.

Tani lind pyetja, pse emri i Camajt del i lidhur me këtë komitet?

Dokumenti operativ i CIA, ku bazohet ky aludim, i përket dosjeve operative të CIA-s.

Agjencia Amerikane ka nisur deklasifikimin e shumë prej dosjeve të saj, udhëhequr prej një ekipi të gjerë studiuesish, të cilët pasi bëjnë anonimizime mbi to, hidhen online për t’u përdorur në studime. Por vetë CIA bën një saktësim të rëndësishëm metodologjik. Këto informacione janë të papërpunuar dhe kurrsesi studiuesit nuk duhet t’i marrin për të mirëqena pasi janë përdorur në një kohë të caktuar gjatë luftës së ftohtë.

CIA ka dy kategori dosjesh, ato operative të informacionit dhe dosjet operacionale të vetat. Online gjenden kryesisht vetëm dosjet operative për të cilat CIA specifikon në ”Guideline” e vetë se janë të pabesueshme dhe përdorimi i tyre merret me rezerve. Në rastin e Shqipërisë, dosjet operacionale, pra faktet dhe punën që ka bërë vetë CIA për rastin shqiptar, janë të hapura dhe merren të plota vetëm ne arkiv.

Konkretisht, dokumenti operativ i CIA ku thuhet se Martin Camaj punon në Radio Beogradi, përmban sipër tij vulën “this is unevaluated information”, që do të thotë se është një informacion i pavlerësuar, i papërpunuar, jo i besueshëm. Dhe, në fakt, në rastin konkret rezulton i tillë. Martin Camaj nuk ka punuar kurrë në radio Beogradi, siç pretendohet në këtë dokument operativ.

Së dyti, në faqen e tretë të këtij dokumenti operativ, përmban një detajim të krerëve të Komitetit të Prizrenit. Në fund të tij thuhet se Lutfi Spahiu, një prej krerëve të tij, është larguar nga pozita ekzekutive në këtë komitet. Më pas, një fjali tjetër thotë se anëtar i këtij komuniteti është Ramadan Spahiu dhe Martin Camaj. Në këtë rast, interpretohet dhe përkthehet se Camaj ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Prizrenit. Por është qartësisht një keqpërkthim, ndoshta me qëllim, pasi të qenit anëtar dhe ekzekutiv nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Ironikisht, i njëjti dokument saktëson disa paragrafë më sipër të gjithë kupolën drejtuesit të Komitetit të Prizrenit, dhe Camaj nuk figuron gjëkundi.

Thënë thjeshtë, siç vetë CIA paralajmëron për studiuesit për këtë dokument, ai është i pabesueshëm. Fakti është se Camaj nuk ka qenë asnjëherë pjesë drejtuesi e ndonjë komiteti dhe as ka punuar në Radio Beogradi. Këto dy elemente ishte thelbësore mbi aludimin se ai ishte në shërbim të UDB-së, por që sipas vetë CIA-s nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, kemi një keqpërdorim, keqpërkthim të dokumentit që është marrë shabllon pa bërë verifikimin minimal, qoftë edhe në Google.

Largimi i Camajt nga Jugosllavia përkon sërish me një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Ardhja në pushtet e Nikita Hrushovit normalizoi marrëdhëniet me Titon, çka jugosllavët humbën interesin ndaj Shqipërisë. Mbretëroi një klimë mes mijëra shqiptare të ndodhur atje, të arratisur nga Shqipëria, se do të riatdhesoheshin. Me gjithë këtë frikë reale, Tito nuk mori një hap të tillë dhe pjesa më e madhe e të arratisurve u larguan qetësisht drejt vendeve perëndimore. Një prej tyre ishte edhe Camaj.

Camaj mbërriti në Itali në kohën kur miku i tij, Ernest Koloqi, ishte pjesë e një plani të rëndësishëm të amerikaneve, në përpjekjen e fundit për të tentuar të rrëzuar komunizmin në Shqipëri. Operacioni OBTURATE i CIA, i cili është deklasifikuar por nuk ndodhet online, përmban emrat e të gjithë shqiptarëve që u përfshinë në të, por emri i Camajt nuk ndodhet aty. Qartësisht, interesi i Camajt ishte vetëm puna e tij studimore dhe Koliqi e ka respektuar maksimalisht. Në vitin 1957, përmes një fondi sekret të CIA-s, ku mbështeteshin botime dhe intelektualë të shumtë në perëndim antikomuniste, u financua revista Shejzat e drejtuar prej Koliqit dhe Camajt.

Prej kësaj, jeta e Martin Camaj ishte ajo e një studiuesi dhe shkrimtari deri në ditët e fundit të jetës së tij/ Erald Kapri / KultPlus.com

Ngrohsija e diellit

Poezi nga Martin Camaj

Ngrohsija e diellit shkrihet
në shkambijt e Korbit,
mbi fshatin arbresh.
Në parzëm më hynë dy rreze.
Pemët vjeshtore zverdhen
mbi kryet e vashës nën tandë,
e flet me tjerë arbresh.
Në parzëm më hynë dy rreze.
E ka në gojë tash e parë mall
dhe fjala mall fluturoi me voré
kah qielli i ndritun i Jugut
e në parzëm më hynë dy rreze.

Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri

Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri.

Ministria e Kulturës ka përkujtuar ditëlindjen e shkrimtarit, poetit dhe albanologut, Martin Camaj.

“Është një rastësi e bukur që ditëlindjet e disa prej emrave të shquar të letrave shqipe janë pikërisht tani në korrik, në Muajin e Bibliotekës”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Kujtuam dje ne ditën e tij të lindjes, Martin Camajn, këtë shkrimtar, poet e albanolog, në çdo varg e rresht të të cilit frymon Shqipëri”, thekson ajo.

“Ky 95-vjetor është jo vetëm një homazh, por edhe një nxitje për njohjen e veprës së Camajt nga ana e lexuesit, e sidomos të të rinjve, që pikërisht aty gjejnë rrënjët e të parëve, të një Shqipërie që ndoshta nuk e gjejmë dot më fizikisht, por që gjallon në veprën e tij”, nënvizon ministrja Margariti./ KultPlus.com

Martin Camaj 95 vjet

Nga: Sadik Bejko

Martin Camaj (21 korrik 1925 – Mynih, 12 mars 1992) shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar.Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. Ishte i biri i Kolë Camës, njëherësh bari e bujk. Tereza, e ëma, ishte nga Prekali.

Martini lindi i treti ndër shtatë fëmijë. Vendlindja e tij është “… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”, sipas vetë Martinit. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nisi të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe në matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit atë David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atbotë qe atë Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kapidan Gjon Destanishtës dhe në gusht qe i detyruar të jetojë në ilegalitet deri sa ia arriti të ikë në Jugosllavi bashkë me atë Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesi në Pejë (1 korrik – 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 20 korrik 1955 duke dhënë provim diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas ne atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç, bijë e një akademiku me peshë në Beograd.Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Universitetit të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë. Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.Po atë vit, duke parë shëndetin në rënie të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale Jugosllave, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të ’56s), ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë. I ndihmuar nga Ernest Koliqi dhe nga profesorë të vjetër të ish-kolegjit jezuit te Shkodres, nga patër Luigi Rosa dhe patër Zef Valentini, atë kohë drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare si edhe kryetar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Romës, pasi i njihen studimet e kryera ne Universitetin e Beogradit, regjistrohet në vitin e tretë studimor në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë të atij universiteti. Këtu studion letërsi latine, italiane, filologji romane e sllave, si dhe gjuhë e letrësi shqipe, ndërkohë pati rastin të ndjekë leksione prej poetit Giuseppe Ungaretti dhe të njohë prej së afërmi poezinë e tij. Nën mentoratin e Koliqit, më 15 mars 1960, mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi.Gjatë periudhës së studimeve Camaj iu perkushtua veçanërisht kërkimeve shkencore në terren në fshatrat e ngulimeve arbereshe. Qysh më 1959 Koliqi i mundësoi të punojë si lektor pranë Universitetit në Romë, gjë që zgjati deri nga fundi i vitit 1960. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhen shqipe dhe dialektet, në veçanti në të folmet e arbëreshëve të Italisë jugore. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë baltikë. Ishin të gjithë anëtarë të PEN-klubit me qendër në Londër.Në dhjetorin e 1960s vendoset në Mynih të Gjermanisë me një bursë dhjetëmujore të akorduar prej fondacionit gjerman DAAD ( Shërbimi Gjerman për Shkëmbimin Akademik) për të cilën hyn dorëzanë me rekomandimin e vet etnologu dhe folkloristi Alois Schmaus, që drejtonte atëkohë Seminarin e Sllavistikës pranë Universitetit Ludwig-Maximilian. Camaj përzgjedh si vend studimi Seminarin e Gjuhësisë me synimin që të përvetësojë metodat e studimit gjuhësor historiko-krahasues.Për përfundimin me sukses të kësaj ndërmarrjeje Camaj mbështetet për disa vjet me radhë nga fondacioni i DFG-së (Shoqata e Kërkimit Shkencor Gjerman), i cili i akordon një bursë kërkimore për të mbrojtur gradën e habilitacionit. Këtë gradë e fiton më dt. 21 janar 1965 me venia legendi (leje mësimdhënieje në universitet) në albanologji duke fituar në të njëjtën kohë edhe të drejtën për të qenë Privatdozent, përvojë që e kishte ushtruar si lektor vullnetar për realizimin e programit universitar duke dhënë kurse hyrëse të gjuhës shqipes qysh prej semestrit të dimrit në vitin akademik 1961/’62.E shoqja, Nina, e cila jepte gjuhë ruse në “Bocconi” të Milanos si asistente në vitin akademik 1961-62 shkon pranë Martinit më 1962 ku ajo do të punojë për pak vite pranë “München American Elementary School” si mësuese dhe bibliotekare. Në vitin 1964 Nina hyn në Urdhnin e Tretë Françeskan duke marrë emrin Motër Elizabeta. Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987.Vitet prej 1965 deri në 1971 qenë vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm. Më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emerituar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindur. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.VepraËshtë përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.Kërkimet akademike të Camajt – gjuhësi, dialektologji, gramatologji- u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti në të folmet arbëreshe në Italinë jugore.Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.Një fyell ndër male: poezi, Prishtinë 1953Kanga e vërrinit: poezi, Prishtinë 1954Djella: novelë në prozë e në vjershë, Romë. 1958Legjenda: poezi, Romë 1964Lirika mes dy moteve: poezi, Mynih 1967Rrathë: roman, Mynih 1978Njeriu më vete e me të tjerë: poezi, Mynih 1978Shkundullima: prozë, Mynih 1981Poezi: 1953-1967: poezi, Mynih 1981Loja mbasdrekës: dramë Mynih, 1981Kandili argjandit: dramë, Kozencë 1983Poesie: Palermo, 1985Karpa: Romë 1987Selected poetry: Nju Jork, 1990Dranja: madrigale, Mynih 1991Palimpset: Nju Jork 1991,Gedichte, Mynih 1991. /KultPlus.com

95 vjet nga lindja e Martin Camajt, shkrimtarit që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe

Martin Camaj ishte shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar.

Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza.

Martini lindi në Dushman të Dukagjinit më 21 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.

Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atbotë qe P. Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.

Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Gjon Destanishtës dhe në gusht qe i detyruar me jetuar në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Át Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik – 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”.

Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955 duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë.

Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.

Po atë vit, duke parë shëndetin në rënje të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të 1956) ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë.

Nën mentoratin e Koliqit më 15 mars 1960 mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi.

Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987.

Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më dt. 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emërtuar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer.

Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981.

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.

Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991. / KultPlus.com

Deshta nji vashë

Poezi nga Martin Camaj

Deshta nji vashë
në shpinë e vogël rrethue n’shimshír,
në shpinë e vogël me lule n’shkallë.

Flutrova mbi flatrat e mallit
me bletë në rrezet e para n’àjr
e zemra m’u dridh e dora
si thimtha zogze n’gjinin e lules,
n’aroma, kur pin nektàr.

Deshta nji vashë
me gjakun e ndezun t’Jugut,
me butsinë e frymës së qeshorit n’muzg
tue pritë që parzmi t’binte n’pagjë.

Tash, vetëm zâni i saj i kulluet
më duket ndojherë
se po m’kumbon në veshë,
melodí e dashtun dikur dhe qitë
në harresë.

Martin Camaj gjuhëtar

Nga: Ledi Shamku

Mahniteni me Martinin poet (e si mos me u mahnitë) ngase nuk njihni mirë Camajn gjuhëtar, studentin e Barić, studiuesin e shqipes historike, e hundorësisë te Buzuku (ah sa të bukur e të çmuar e ka kët studim).

Nuk njihni Camajn gramatolog, hartues të Gramatikës së Gjuhës Shqipe, e vetmja madje E VETMJA!!! gramatikë që shqipen e sheh të përbërë nga tri koiné: Gegë, Toskë e Arbëresh. Vëzhgim shkencërisht i saktë e kombëtarisht i vyer, pasi askush tjetër nuk pa në trashëgiminë letrare arbëreshe (e cila për shekuj me radhë mbajti gjallë qytetarinë e shqipes si gjuhë e shkruar, ndërkohë që brenda Shqiperisë osmanët ndalonin çdo shkrim a shkollim në shqip), pra qe i vetmi Camaj që pa te trashëgimia arbëreshe një koiné të mirëfilltë letrare për t’ia ofruar njohjes e vetëdijes kombëtare.

E kaq mirë e pa vlerën e kësaj koineje, sa shkoi e studioi (dhe botoi) Gramatikën e Grecit (një fshat arbëresh pak kilometra larg Napolit, të cilin vendasit e quajnë Katundi, dhe thirrej Greci për shkak të ritit fetar te arbëreshëve, i ndryshëm nga ai latin). Shqisa e mprehtë e Camajt historian gjuhe pa te e folmja e Katundit konservacione gjuhësore mjaft të çmuara që, për analizë, e dëshmojnë shqipen në agun e kohëve.
Konservacionet gjuhësore shkojnë ngjitas me ndërgjegjen kulturore e kombiare, ndaj jo rastësisht në vitin 2008 Bashkia e Grecit të Martinit (Katundit), finacoi me plot 80 mije euro gatitjen për shtyp dhe botimin e ATLASIT DIALEKTOR TË GJUHËS SHQIPE, punë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e cila priste prej tridhjetë vjetësh në sirtar që të botohej. Atlasi ynë, financuar nga arbëreshët e Katundit, u shtyp në Napoli në vitin 2008 dhe u botua edhe me këmbënguljen e një tjetër arbëreshi tē ndertë, prof. Italo Fortino.

Camaj pra paskësh zgjedhë mirë.

E ndoshta nuk njihni as Camajn sociolinguist, i pari që parasheh zhvendosjen qendrës gjeografike të Shqipes së Përbashkët (Vehikulare) nga jugu drejt Tiranës. Pra parasheh qysh herët vendformimin e Neostandartit të Shqipes. Dhe këtë vëzhgim e jep në vitin 1990, i ftuar në një konferencë të organizuar nga Università di Salento. Në këtë konferencë Camaj paraqitet me kumtesën “Una lingua in esilio” (Një gjuhë në syrgjyn). – të më ndjeni për turqizmën, por nuk më vinte ta përktheja “esilio” me “mërgim”, pasi mërgim është kur ikën vetë e jo kur të degdisin me pahir siç i ndodhi një varieteti të rëndësishëm shqipformues të Shqipes. Kolegët e mi të Università di Salento ende e mbajnë mend atë ditë të vitit 1990 kur një gjuhëtar dialektolog shqiptar, asokohe konsull kulturor në Ambasadën Shqiptare në Romë (e mandej pedagog në Tiranë deri në pension), ky gjuhëtar shqiptar pra, përplaste këmbët në dyshemenë e drunjtë në shenjë kundërshtie gjithë kohës që Camaj referonte mbi ndeshtrashat e gjuhës së vet, e gjuhës sonë.

Martin, anì, ti je e ai ka hupë!

Mrekulloheni me Martinin poet por do dashunoheshit me Camajn gjuhëtar, e ah sa shumë du un që t’ju zejë ky i bukur qymyr me të.

Po ju shtij në ngasje me nji pohim të tij prej gjuhëtari kur thotë se: “ngjarjet që i kanë ra për hise gjuhës time qenë edhe shkaku ma i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar mbi gjuhën”.

Kush don Shqipen, nuk ka si s’e don Martinin e Shqipes. /KultPlus.com

Kadare: Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e Martin Camajt, e prisja me padurim këtë takim

H. D. – A e keni njohtë Martin Camajn dhe çfarë marrëdhëniesh keni pas me të? Çfarë ideje keni për krijimtarinë e tij letrare?

I. K. – Kam pasur fatin ta takoj për herë të parë Martin Camajn, në tetor të vitit 1981, në Frankfurt. Pas mbarimit të një konference shtypi, m’u afrua një burrë i pashëm, i cili, pasi më foli shqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja, pa dyshim, nëpërmjet revistës “Shejzat” të Koliqit dhe atij iu bë qejfi që ia thashë këtë. Biseduam një copë herë në këmbë, midis zhurmimít të zakonshëm te një mjedisi të tillë. Pas vendosjes sime në Paris, një mik i përbashkët gjerman, Werner Daum, që kishte qenë diplomat në Tiranë, më solli të falat e Martin Camajt, si dhe dëshirën e tij për t’u takuar përsëri, në kushte fare të tjera tani. Për fat, sapo kisha lexuar dy novelat e tij të gjata “Rrungajat e marsit” dhe “Pishtarët e natës”, të cilat më kishin pëlqyer mjaft dhe Werner Daum më tha se ishte i lumtur t`ia njoftonte këtë gjë Camajt, baslıkë me kënaqësinë time për t’iu përgjigjur ftesës së tij. E lamë takimin pas disa javësh,’ngaqë do të ndodhesha në Munih, ku ai banonte, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e tij bashkë me Daum-in. E prisja me padurim këtë takim, kur vetëm disa ditë përpara tij, erdhi lajmi i pikëllueshëm se Martin Camaj nuk ishte më i kësaj bote.
Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Kadare, interviste me ” Hylli i Dritès”./ KultPlus.com

Pas Koliqit e Camajt, kush është në radhë për t’u përbaltë?

Nga Ndue Ukaj

Studiuesi Auron Tare ka publikuar këto ditë një shkrim i cili hapi shumë debat. Tare pretendon se dy shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Pas publikimit të shkrimit, reagimi i parë ka ardhur nga Ardian Ndreca. Ai e cilëson Taren si megallomanan, ndërsa thekson se historia na mëson se Koliqi dhe Camaj ishin në krahun e drejtë. Sipas tij, shkrimi i Tares nuk kishte asnjë fill logjik, nuk kishte as erë arsyeje historike, veç disa dokumente të pakontekstualizueme, e mandej shumë hamendësime që dy rreshta ma poshtë paraqiteshin si të vërteta historike të provueme e ma tej rishtas makinacione dashakeqëse prej sigurimasi.

Ndërsa sot ka reaguar edhe shkrimtari Ndue Ukaj, i cili shtron pyetjen se kush është në radhë për tu përbaltur pas Koliqit dhe Camajt. Tutje ai ka shkruar që këta dy shkrimtarë, mori i kanë kaluar hijet e zeza të komunizmit shqiptarë.

Reagimi i plotë i Ndue Ukaj:

Pas Koliqit e Camajt, kush është në radhë për t’u përbaltë?

Dishepujt komunistë dhe një tufë shkretanësh të mbarsur me ide proletare, nuk ua falin kurrë dashurinë që kanë treguar për kombin, gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, titanëve si Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, ndaj, nga bataku ku janë katandisë, herë pas here tentojnë të hedhin ndonjë grusht baltë mbi ta. Sepse, këta shkretanë, përballë Koliqit e Camajt shohin trashëgiminë e tyre të egër dhe pa kurrfarë kontributi real në kulturën shqiptare. Vërtet, këta të shkretë, sa herë shohin portretet e këtyre dy shkrimtarëve dhe intelektualëve të përkorë e fisnikë, shohin damkat e mëdha të tyre, të paraardhësve të tyre të egër dhe të shkollës ku janë edukuar.

Koliqi e Camaj qëmoti i kanë tejkaluar hijet e zeza të komunizmit shqiptar dhe pjellës së tyre proletare, dhe dytë ndritin kulturën shqiptare, me rrezet e veprës së tyre plot dashuri, jetë, dije dhe estetikë të jashtëzakonshme. / KultPlus.com