Kush ishte Martti Ahtisaari, babai i Pavarësisë së Kosovës?

Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 është një politikan finlandez, president i dhjetë i Finlandës, laureat i Çmimi Nobel për Paqe, diplomat i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësues i njohur për punën e tij ndërkombëtare të paqes.

Ai u emërua ambasador në Tanzani nga viti 1973-76, ndërkaq në vitin 1977 u emërua Komisionar i Kombeve të Bashkuara për Namibinë dhe më pas përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm për këtë vend që do të çonte drejt pavarësisë në vitin 1990, në krye të një misioni të OKB-së.

Në fillim të viteve 80′ ai u riaktivizua në diplomacinë finlandeze, deri në emërimin e tij në vitin 1987 në postin e ndihmëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Vitet 90′ shënojnë kthimin e tij në Evropë dhe fillimin e një aktiviteti të gjerë dhe të palodhur diplomatik në favor të paqes në Ballkan. Nga shtatori i vitit 1992 deri në prill të vitit 1993, ai drejtoi grupin e punës të Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Bosnje-Hercegovinë.

Në korrik të vitit 1993, ai u emërua këshilltar special i Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, para se të zgjidhej këshilltar special i OKB-së në ish-Jugosllavi.

Megjithëse erdhi në krye të presidencës së vendit të tij në vitin 1994 për një periudhë gjashtëvjeçare, ai mbeti shumë aktiv në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2006, Ahtisaari do të mbikëqyrte si i dërguar special i OKB-së bisedimet mes serbëve dhe kosovarëve lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.

Më 24 korrik 2006, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në mënyrë të suksesshme solli në tavolinë udhëheqësit kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në takimin e parë të nivelit të lartë për procesin e statutit të Kosovës në Vjenë, po ashtu të quajtur “takimi i elefantëve”.

Derisa palët detajuan pozitat e qëndrimeve të tyre, takimi u vlerësua si i suksesshëm në kuptimin që i mblodhi për herë të parë udhëheqësit kryesorë të Prishtinës dhe Beogradit në një vendtakim./KultPlus.com

Një vit nga vdekja e Martti Ahtisaarit

Një vit më parë ka vdekur ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjedhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.

Ai ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Ahtisaari shërbeu në pozitën e presidentit të Finlandes nga viti 1994 deri në vitin 2000.

Po ashtu, politikani i njohur finlandez udhëhoqi bisedimet për statusin e Kosovës, në Vjenë.

Martti Ahtisaari, e fitoi edhe çmimin Nobel për paqe në vitin 2008-të.

Gjatë karrierës, Ahtisaari shërbeu edhe në disa pozita të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi si dhe në OKB.

I pikëlluar për vdekjen e 86 vjeçarit ishte shprehur edhe presidenti aktual i Finlandes Sauli Niinisto./KultPlus.com

Martti Ahtisaari është infektuar me koronavirus

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari është diagnostikuar me infeksionin e coronavirusit.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidentit të Republikës të martën.

Siç thuhet më tej, gjendja e Ahtisaarit, i cili është 82 vjeç është stabile.

Ahtisaari është një politikan finlandez, Presidenti i dhjetë i Finlandës (1994–2000), një laureat i Çmimit Nobel për Paqen dhe një diplomat dhe ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara.

Ahtisaari ishte një i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar me organizimin e negociatave për procesin e statusit të Kosovës, e cila më vonë shpalli pavarësinë e saj.

Në tetor 2008, atij iu dha Çmimi Nobel “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe mbi më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”.

Deklarata Nobel thoshte se Ahtisaari ka luajtur një rol të spikatur në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe të zgjatura, përfshirë ato në Namibia, Aceh (Indonezi), Kosovë dhe Irak.

Ndryshe, Zyra e Presidentit të Republikës të Finlandës kishte raportuar për prekjen nga coronavirusi edhe të bashkëshortes së tij, zonjës Eeva Ahtisaari, të shtunën.

Eeva Ahtisaari është 83 vjeçe. Ajo gjithashtu u tha se është në gjendje të mirë.

Ndërkohë bëhet e ditur se Finlanda ka konfirmuar 700 raste të coronavirusit dhe një vdekje nga virusi. / KultPlus.com