Ajo nuk ishte vetëm e bukur. Ajo ishte njëkohësisht edhe shumë e zgjuar, por ngjarjet që përjetoi në kulmin e famës, kanë bërë që shumë njerëz ta gjykojnë ashpër.
Pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të mbetet një idhull për shumë femra të tjera. Por cilat janë arsyet? Pse vazhdohet ende me pëlqime dhe adhurime ndaj saj? Më poshtë do të keni 10 cilësi të karakterit të Marilyn Monroe, që çdo femër duhet t’i ketë.
Ajo i mbijetoi një fëmijërie shumë të vështirë.
E lindur në një familje, në të cilën mamaja e saj vuante prej çrregullimeve mendore, Marilyn dërgohej që të jetonte në qendra të ndryshme bamirësie për vite me radhë. Nga ana tjetër, ajo u përdhunua gjatë fëmijërisë, madje një herë edhe për pak sa nuk e vranë. Gjithë këto probleme e bënë atë më të fortë në jetë, por njëkohësisht edhe e shënjuan jetën e saj. Në ditët e fundit të jetës, mjeku i aktores tha se Marilyn vuante prej bipolaritetit, i cili përbën një problem të rëndë mendor që ndodh në kuadër të depresionit.
Ajo “qëlloi në shenjë” në karrierën e saj.
Marilyn Monroe është kritikuar se nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka luajtur rolin e aktores bjonde të pashpresë në filmat e saj. Disa e konsiderojnë si një strategji këtë zgjedhje dhe kanë të drejtë. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dinte që me aktrimin nuk do të fitonte shumë në atë kohë, ndaj dhe më pas iu përkushtua modelingut për një kohë të gjatë të ditës. Ka lajme se thonë se koeficienti i inteligjencës së Marilyn Monroe ka qenë rreth 168, pra në nivelet e një gjeniu dhe mjaftueshëm më lart se koeficienti i John Kennedy-t.
Ajo ishte një aktore e madhe.
Disa mendojnë se ajo u bë e famshme, thjesht për shkak të paraqitjes së saj. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Edhe pse nuk u kandidua asnjëherë për një çmim Oscar, ajo fitoi një çmim “Golden Globe” me aktrimin perfekt në filmin “Some Like It Hot”.
Ajo nuk ishte materialiste.
Edhe pse rolet e saj nëpër filma e bënin të dukej sikur ishte vetëm e interesuar për veshje dhe diamante, ajo nuk ishte në thelb një materialiste. Gjithçka që ajo zotëronte ishin disa bizhuteri, edhe ato jo shumë të shtrenjta.
Ajo e ndryshoi botën.
Marilyn Monroe përmendet në listën e 50 femrave që ndryshuan botën, së bashku me emra të shquar si Kleopatra, apo Joan of Arc. Lista paraqitet e publikuar tek Biography Online.
Ajo ishte një mbështetëse e barazisë midis njerëzve.
Në kohën kur ka jetuar Marilyn Monroe, ekzistonte shumë i shprehur racizmi. Për këtë arsye, ajo u bë një mbështetëse e flaktë e çdo lëvizjeje për mbrojtjen e të drejtave të secilit.
Ajo ishte e dashur.
Jetën në Hollywood, Marilyn Monroe e shfrytëzoi për të bërë dhjetëra bamirësi, duke përfshirë këtu edhe ndihmat monetare për “Shoqatën Botërore të Sklerozës Multiple”, si dhe “Fondacionit të Artritit Reumatoid”.
Ajo ngriti krye për të drejtat e saj si femër.
Nëse dhuna ndaj grave është ende e pranishme tani, më parë ishte diçka shumë më normale. Fiks pasi regjistroi një nga skenat e filmit “The Seven-Year Itch”, Marilyn Monroe u qëllua me pëllëmbë nga bashkëshorti i saj në atë kohë, lojtari i basketbollit, Joe DiMaggio. Ai nuk e besonte se ajo do të reagonte ashpër për atë ngjarje, por ja që Marilyn u divorcua prej tij.
Ajo refuzoi të ishte një person me mendje “të mbyllur”.
Jemi duke folur për vitet ’50, në të cilat ishte një tabu të flisje hapur për tematika të tilla, si ato me bazë marrëdhëniet seksuale. Ato femra që e bënin diçka të tillë, konsideroheshin të pacipa. Monroe ishte nga ato që fliste hapur për tema të tilla, duke u përpjekur t’i bënte ato të dukeshin normale.
Ajo foli hapur për abuzimin seksual që kishte përjetuar.
Në vitet ’50, kur të flisje për tematika erotike ishte tabu, imagjinojeni se si ishte të flisje për përdhunimin e një fëmije. Mirëpo, Monroe zgjodhi pikërisht atë periudhë për të treguar se çfarë i kishte ndodhur në fëmijërinë e saj. Shumë historianë mendojnë se historiku i saj i depresionit ka të bëjë më tepër me mënyrën se si Marilyn Monroe u trajtua nga njerëzit, pasi foli për këtë të vërtetë. Ndërkohë, ajo nuk e ka pohuar diçka të tillë. / KultPlus.com