Grupi i ekspertëve, komuniteti i rapsodëve dhe bartësve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita, u mblodhën në Shkodër, në një takim në kuadër të përgatitjes së nominimit të dosjes së Lahutës në UNESCO.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila publikoi në rrjetet sociale foto nga ky takim.
Ministrja bëri të ditur se, kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (The_AADF).
Margariti tha se, “mbështetja e lahutarëve me qëllim përcjelljen e dijebërjes së këtij instrumenti, transmetimin e traditës së të kënduarit me lahutë tek brezat e rinj, plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale ishin disa nga masat mbrojtëse të propozuara nga komuniteti i bartësve”./ atsh / KultPlus.com
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot takim virtual me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja që do të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator.
Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ministri Vitia i ka njoftuar kryetarët për masat e reja që pritet të miratohen më 13 shtator dhe që do të jenë të vlefshme deri më 26 shtator.
Sipas këtij njoftimi, mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
Takimet do të lejohen vetëm deri në 20 persona, me distancë 1.5 metra. Institucionet publike do të jenë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial.
Po ashtu, është bërë e ditur se gastronomia do të vazhdojë të punojë si me masat e deritanishme, deri në orën 21:30, duke u lejuar të shfrytëzohen vetëm hapësirat e jashtme.
Njëjtë do të veprohet edhe në pikat kufitare, ku qytetarët mbi moshën 16-vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, atë serologjik dhe atë rapid.
Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komunave, do të pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.
Masat tjera do të vazhdojnë ashtu siç kannë qenë deri më tani.
AKK ka bërë të ditur se nga data 27 shtator, do të ketë masa të reja në varësi nga analizat dhe situata që mund të jetë në atë kohë. / KultPlus.com
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime.
Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.
Këto janë të gjitha masat të dërguara nga zyra për media e ZKM-së:
Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:
2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; 2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.
Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.
4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:
4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;
4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID19;
4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
4.6 Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.
C. [Mbrojtja dhe siguria në punë] 5.
Nga data 30 gusht deri me datë 12 shtator 2021, në institucionet publike dhe private, obligohet që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial udhëzohet të punojë nga shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.
6. Punëdhënësit publik dhe privat obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të përcaktojnë stafin esencial.
7. Punëdhënësit publik dhe privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit, kur kjo të jetë e mundur.
8. Nga data 13 shtator 2021, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.
9. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një person përgjegjës, i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
10. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë.
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]
11. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
12. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.
13. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
14. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
14.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;
14.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;
14.3 Gjatë ngrënies apo pijes.
15. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë. 16. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.
D. [Kufizimi i qarkullimit]
17. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:
17.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);
17.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;
17.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.
17.4 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohëshme sipas pikës 19, për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.
18. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.
19. Ministri i Shëndetësisë mundet që për për ngjarje të rëndësisë së veçantë, të lëshojë lejë të veçantë, sipas së cilës lejohet vetëm për nevoja të kësaj ngjarje, që kufizimi i qarkullimit të zgjatet përkohësisht për një kategori të caktuar të personave.
Dh. [Institucionet e arsimit]
20. Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar pezullohet deri me datë 13 shtator 2021.
21.Përjashtimisht nga pika 20, institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor vazhdojnë aktivitetin sipas udhëzuesit përkatës. 22.
Nga data 13 shtator 2021, stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
23. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni arsimor sipas pikës 21, është i obliguar të caktojë një person përgjegjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
24. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.
E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
25. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..
F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
26. Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore). Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave. 26.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.
27. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.
28. Pavarësisht pikës 26 dhe 27, për koncerte dhe festivale vlen pika 31.
29. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.
30. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.
G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]
31. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Gj. [Gastronomia]
32. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
33. Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
34. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.
35. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokalave të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
35.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
35.2 Ndërsa paguan porosinë;
35.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
35.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
36. Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën. 37. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.
38. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.
39. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
40. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.
41. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
42. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).
H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]
43. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
44. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
45. Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.
I. [Puna me palë]
46. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.
J. [Transporti publik]
47. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.
48. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
49. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]
50. Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021.
51. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.
L. [Sporti dhe rekreacioni]
52. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
53. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.
54. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.
55. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 10 % të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.
56. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
57. Organizatorët e garës janë të obliguar caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.
58. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.
59. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
60. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.
61. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit. Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]
62. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:
62.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;
62.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;
62.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;
62.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;
62.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,
62.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;
62.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;
62.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;
62.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;
62.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;
63. Udhëzuesit nga pika 62 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.
64. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi. M. [Zbatimi]
65. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).
66. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.
67. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
68. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
69. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
70. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/27]
71. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/27 i datës 18.08.2021. Nj. [Hyrja në fuqi]
72. Vendimi hyn në fuqi me datë 29.08.2021 dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid që do jenë në fuqi deri më 13 shtator.
Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në koordinimin me akterë të tjerë institucional kanë shqyrtuar masat aktuale dhe kanë vendosur që nga nesër të ketë masa shtesë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid-19.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator.“Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomatike tek fëmijët e moshës deri 0-9 vjeç, e sidomos tek ata 10-19 vjeç, po shihen si shpërndarës të virusit”, ka thënë Vitia.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator.
“Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomatike tek fëmijët e moshës deri 0-9 vjeç, e sidomos tek ata 10-19 vjeç, po shihen si shpërndarës të virusit”, ka thënë Vitia.Reklamë
Poashtu, Vitia njoftoi se është marrë vendim që gastronomia të punojë vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambientet të jashtme.
“Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00“Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më datën 13 shtator, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publikë, pas kësaj date, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që të u lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë më tutje Vitia.
Ndër masat e marr sot në mbledhjen e qeverisë është edhe kufizimi i orarit të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.
Vitia ka njoftuar se do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inspektues , teksa komunat në shkallë 90% sipas kërkesave të tyre në ditët në vijim do të furnizohen me barna esenciale.
Poashtu Vitia ka dhënë detaje edhe për rregullat e reja për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.
“Të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar që në pikëkalimet kufitare të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Në të kundërtën duhet të plotësojnë formular nën betim dhe të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Vitia.
Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë qenë të detyruar që të marrin këto masa. Ai tha se këto masa kanë pë qëllim uljen sa më të shpejtë të rasteve pozitive me Covid-19.
“Jemi të detyruar që paralelisht me vaksinimin masiv të marrim edhe masa kufizuese, që sikurse në fillim të qeverisjes sonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes dhe pastaj të uljes së tij. Për ta ndaluar përhapjen e virusit tek moshat e reja jemi të detyruar që ta shtyjmë vitin e ri shkollor. Ruajtja e shëndetit kërkon që ta sakrifikojmë përkohësisht lëvizjen tonë deri në përmirësimin e gjendjes”,, ka thënë Kurti.
Më tutje, kryeministri u shprehu ngushëllime të gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre si pasojë e këtij virusi.
“Që ta zvogëlojmë qarkullimin e virusit me variantin Delta duhet ta zvogëlojmë edhe qarkullim e njerëzve. Deri më 6 shtatori presim që të na arrijnë edhe 650 mijë vaksina. I kemi rritur kapacitet dhe po shohim që edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet. Ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që virusi vrastar ua mori më të dashurit. Bashkëndjej me çdo qytetarë që sot po kalon pasojat e infektimit. Ju bëjë thirrje të gjithëve dhe secilit për kujdes të shtuar, e sidomos të rinjve dhe të rejave që posa u shfaqen simptomat të kërkojnë ndihmën e mjekëse”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë. / KultPlus.com
Masat e reja kundër virusit Covid-19, pritet që gjatë fundjavës të hyjnë në fuqi. Kjo pasi, siç e thotë edhe Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë është rënduar situata me Covid-19. Në 24-orët e fundit u shënuan 2.098 raste pozitive. Ndërkohë sot vdiqën 16 persona. Nga e premtja e javës së kaluar, 101 persona humbën betejën nga Coronavirusi. Teksa, për një javë u infektuan 16 mijë e 113 qytetarë.
Rikthimi i orës policore, reduktimi i kapaciteteve të punës së gastronomisë, shtyrja e vitit të ri shkollor dhe shtimi i punëtorëve shëndetësore dhe inspektorëve, janë disa nga masat që pritet të zyrtarizohen. Që dy ditë rresh, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po zhvillon takime me përfaqësues të veprimtarive të ndryshme për këto masa.
Sot, ministri i Shëndetësisë në vend, Arben Vitia, zhvilloi takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, e ku u vendos për disa masa që pritet të kalojnë për votim në Qeverinë e Kosovës.
Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi tha për Express, se është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.
“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”, ka shtuar ai.
Ndërkohë dje Vitia, për këto masa u koordinua edhe me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit. Dasmat, fejesat e ahengjet nuk do të hapen deri më 13 shtator.
“Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi. Këto janë disa nga masat që do të merren: Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30; Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës; Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare; Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura; Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona; Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit. Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejt”, kanë njoftuar nga Oda e Hotelierëve.
Ndërkohë, në Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për 2.098 raste të reja me virusin Covid-19.
Brenda 24-orëve janë shënuar 16 raste të vdekjes.
Teksa janë shëruar 1.614 qytetarë të prekur nga ky virus.
Në total numri i rasteve aktive është 25.407
Situatë e rënduar është edhe në spitale.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1139 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 1051 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.
952 janë me oksigjenoterapi, teksa 55 në gjendje të rëndë shëndetësore. / KultPlus.com
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 27-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar tri vendime.
Në këtë mbledhje u miratua vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Në njoftim thuhet se bazuar në të dhënat aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimet e IKShPK – së, Qeveria ka balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik dhe interesit ekonomik, duke marrë masa të cilat në njërën anë mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, ndërsa në anën tjetër kontrollojnë dhe parandalojnë shpërndarjen e COVID-19.
“Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm”, thuhet në komunikatë.
Më tej, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për zgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi edhe për katër (4) vjet.
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë sot edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 1,116 (njëmijë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës për menaxhimin e pandemisë dhe përkrahjen e procesit të vaksinimit kundër COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj tjerë shtesë (MFPT),në shumë totale prej 3,192,854 € (tre milionë e njëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër euro).
Masat anti-COVID të miratuara sot nga Qeveria e Kosovës:
Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19
A. [Zbatimi territorial]
1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]
2. Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.
3. Nga pika 2. përjashtohen:
3.1. Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh; 3.2. Qytetarët të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19; 3.3. Qytetarët të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh; 3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre; 3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19; 3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para arritjes. 3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeç.
C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]
4. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia, për aq sa është e aplikueshme.
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]
5. Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska në vende të qasshme, në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
6. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, që në hyrje të çdo objekti, të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, si dhe respektimin e distancës.
7. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
8. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.
9. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: 9.1. Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm; 9.2. Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona; 9.3. Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike; 9.4. Gjatë ngrënies apo pijes.
10. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 8.
D. [Institucionet e arsimit]
11. Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
12. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.
Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
13. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..
E. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
14. Lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht që të shfrytëzohet 30% e kapacitetit të hapësirës. Organizatori obligohet të mbaj distancën fizike prej së paku 1 metër në mes të personave, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
15. Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme, tubimet shoqërore (festivale, koncerte, etj.) me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
F. [Klubet e natës dhe ahengjet]
16. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
G. [Hyrja, shfrytëzimi dhe organizimi i aktiviteteve të caktuara]
17. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullime, tubime (festivale, koncerte) aktivitete sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:
17.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; 17.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; 17.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 17.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
18. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 01 shtator 2021, një nga dëshmitë e cekura në pikën 17 duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.
19. Personat përgjegjës të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e të paktën një prej dëshmive sipas pikës 17.
20. Personat nën moshën 16 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e cekura sipas pikës 17.
Gj. [Gastronomia]
21. Shërbimet e gastronomisë përfshirë restoranet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Në hapësirat e mbyllura lejohet veprimtar deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
22. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
23. Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.
24. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke respektuar kufizimin prej pesë (5) persona në 10 m2.
25. Në hapësirat e mbyllura lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafiret që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak.
26. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.
27. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.
28. Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19.
H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]
29. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare në përputhje me pikën 8 të këtij Vendimi dhe sipas udhëzuesit përkatës.
30. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
I. [Puna me palë]
31. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.
J. [Transporti publik]
32. Ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.
33. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus sesa që posedojnë ulëse.
34. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]
35. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si gjatë shfaqjeve ashtu edhe gjatë ushtrimeve), në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
L. [Sporti dhe rekreacioni]
36. Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
37. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 15% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
38. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit, apo hapësirës sportive (stadium, pishina, hapësira të tjera të jashtme), duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv.
39. Organizatorët e garës janë të obliguar të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.
40. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv.
41. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv.
42. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrim), në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.
Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]
43. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:
43.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;
43.2 Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;
43.3 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;
43.4 Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;
43.5 Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,
43.6 Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;
43.7 Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;
43.8 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;
43.9 Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;
43.10 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;
44. Udhëzuesit nga pika 43 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.
45. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.
M. [Zbatimi]
46. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).
47. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor, (çdo të premte deri në orën 16:00), për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, situatën epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.
48. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale, varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
49. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
50. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
51. I vetmi autoritet që mund të ofroj opinion për këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/25]
52. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/25 i datës 12.08.2021.
Nj. [Hyrja në fuqi]
53. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe vlenë deri më dt.01.09.2021. / KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar për masat e reja që do të ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Një ditë më parë, ai njoftoi se do të mbyllet përkohësisht qendrat e qëndrimit ditor të të moshuarve në kryeqytet.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë masat parandaluese specifike kundër virusit Covid-19.
“Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë. Që nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues. Që nga nesër shkollat dhe çerdhet furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat”, ka shkruar Ahmeti.
Si masa tjera mbrojtëse, Ahmeti ka përmendur se do të pezullohen lejet për tubimet publike nëpër sheshet e Prishtinës.
“Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Këtu përfshihen aktivitetet që kërkojnë leje nga Komuna për të zhvilluar aktivitetin. Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë”, ka theksuar Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës tashmë ka mbyllur përkohësisht qendrat e qëndrimit të të moshuarve, si masë parandaluese për përhapje të koronavirusit.
Po ashtu, ai ka theksuar se autobusët e Trafikut Urban do të dezinfektohen çdo ditë, duke filluar nga e mërkura. / KultPlus.com