Ministria e Arsimit merr vendim që të mbahet mësim plotësues për nivelin parauniversitar

Ministria e Arsimit, Shkencës e Inovacionit ka marrë vendim që të organizohet mësim plotësues nga 3 maji, i cili do fillojë implementimin në nivelin e Arsimit Parauniversitar.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministrja e MASH’it, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook.

“Nga vlerësimi i gjendjes kemi marr vendim për organizimin e mësimit plotësues që do të implementohet për nivelin e Arsimit Parauniversitar. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues”, shkruan ndër të tjera Nagavci në postim.

Mësimi do të organizohet në këtë mënyrë:

– Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë, ndërsa

– Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore.

Nagavci theksoi se “Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimorë 2020-2021. Mësimi plotësues është një prej mundësive që do të lehtësojë humbjen e mësimit, përshpejtimin e të nxënit dhe përmirësimin e rezultateve të nxënësve. Në këtë vit të pazakontë me pandeminë, sfida kanë qenë të shumta për të gjithë. Edhe angazhimi e puna për të tejkaluar sfidat e ecur përpara duhet të jetë e madhe e nga të gjithë, për të gjithë”./ KultPlus.com

Propozohet që nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore të shkojnë në pushim një javorë, nesër merret vendimi

Armend Zemaj pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së, ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të vlerësojnë situatën dhe do të marrim një vendim përfundimtar, që të ketë një shkuarje të parakohshme në pushim në të gjitha nivelet arsimore.

“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe  sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur  në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara “, ka pohuar Zemaj./gazetaexpress/ KultPlus.com

Sivjet nuk ka pushim pranveror për nxënësit e Kosovës

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në detyrë, Xhavit Rexhaj, ka bërë të ditur  se sivjet nuk do të ketë pushim pranveror për nxënës në shkollat e Kosovës.

Sipas Rexhajt, në ditët kur do te mbahej pushimi pranveror do të mbahet mësim për të kompensuar orët e humbura mësimore gjatë COVID-19.

“Ditët e pushimit pranveror do të shkojnë të 8-tat dhe ndoshta katër ditë të tjera, kryesisht të shtuna që të kompensohen ditët e pushimit”, tha Rexhaj për KALLXO.com.

Ai shtoi se ky vendim është marrë në dhjetor të vitit të kaluar por, sipas tij, sot ua kanë rikujtuar institucioneve të arsimit.

“Vendimi është marrë në kohën kur është bë pushimi dimëror, në atë kohë, por, nuk e kanë lexu disa dhe ne ua kemi përkujtuar sot dhe atë ditë (në dhjetor) është bërë edhe kalendari”, shtoi më tej Rexhaj.

Gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës ka filluar më 18 janar me planin e njëjtë siç kishte filluar gjysmëvjetori i parë. Pra, me tre skenarë të cilët ishin përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme./rtk/ KultPlus.com

Prindërit ankohen: Pushimi prej 1 muaji në dimër po i shkëput fëmijët nga procesi mësimor

Ka mbetur edhe një javë deri tek përfundimi i gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2020/2021. Qeveria e Kosovës ka marr vendim ditë më parë që pushimi dimëror të zgjas një muaj. Për këtë vendim të pakënaqur janë prindërit që po shprehin drojën se një shkëputje kaq e gjatë nga procesi mësimor është në dëm të fëmijëve të tyre. Edhe njohësit e arsimit po thonë se nxënësit duhet angazhuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të mos dëmtohen më shumë.

Viti i ri shkollor 2020/2021 ka nisur me vonesë. Kjo për shkak të pandemisë Covid-19. Edhe mbyllja e gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor do të bëhet më herët, e pushimi dimëror do të zgjas më shumë. Nxënësit do tu kthehen bankave shkollore tek më 18 janar 2021, teksa pushimi në kohëzgjatje prej një muaji nuk është mirëpritur.

Ymret Reshiti, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, ka thënë për Express që vendimi i Qeverisë që nxënësit të kenë pushim dimëror një muaj është në dëm të tyre.

“Ky vendim i Qeverisë që pushimi dimëror të zgjaste nga dy javë në 1 muaj shkon në dëm të nxënësve për shkak që edhe më tutje i shmang ata nga procesi mësimor, kur dihet fakti që këtë vit për shkak të pandemisë është mundësuar për një kohë të gjatë thuajse mësimi online ose nga distanca”, ka thënë ai.

Madje Reshiti pohoi se për këtë vendim as që janë konsultuar nga Qeveria.

“Gjithashtu edhe viti shkollor ka filluar me vonesë , pastaj është me gjysmë orari dhe tani nëse zgjatet pushimi nga 2 javë në një muaj është një ngarkesë edhe më tutje në shkëputjen e nxënësve nga procesi mësimor. Ne si Këshill i prindërve e kemi ngriture shqetësimin tonë dhe ne si këshill mendojmë që ka qenë i nxituar dhe se nuk janë vlerësuar drejt rrethanat. Ne nuk jemi konsultuar për këtë çështje”, ka thënë më tutje ai.

Për njohësin e fushës së arsimit, Dukagjin Pupovci, pandemia dhe mësimi në largësi ka shmangur socializmin e nxënësve duke i lënë ata në distancë nga njëri-tjetri.

“Me siguri më shumë do të dëmtohen fëmijët nga grupet e margjinalizuara që nuk kanë qasje në teknologji, sepse ata nuk do të mund të jenë pjesë e procesit mësimor kur klasa e tyre duhet të shkoj në shtëpi për shkak të rasteve të infeksionit. Pandemia ka lënë pasoja edhe tek fëmijët, sepse në kushte të tilla duhet bërë të kundërtën e asaj që quhet normale. Kështu, në vend të nxiten fëmijët që të jenë sa më afër njëri=tjetrit, ata detyrohen të mbajnë distancë, që pengon bashkëpunimin dhe socializmin në mes tyre. Po ashtu, ata duhet të mbajnë distancë edhe nga mësimdhënësit, që vështirëson ofrimin e ndihmës kur kanë nevojë”, ka thënë ai.

Ndërsa për sa i përket pushimit një mujor dimëror, Pupovci tha se është mirë që gjatë kësaj periudhe nxënësit të angazhohen me detyra shtesë.

“Një muaj është kohë e gjatë, por është mirë që gjatë kësaj periudhe fëmijëve t’u jepen ca detyra që duhet t’i bëjnë në kohën e këtij pushimi të imponuar”, ka deklaruar ai për Express.

Të nevojshëm ai e pa ndryshimin e kalendarit shkollor në mënyrë që të kompensohen orët e humbura përgjatë kësaj periudhe..

“Pastaj, është me rëndësi që të ndryshohet kalendari shkollor në mënyrë që të realizohet numri i duhur i ditëve të punës, qoftë edhe nëse duhet punuar në dy javët a para të korrikut. Kosova bën pjesë në mesin e vendeve evropiane që kanë më së paku ditë mësimi gjatë një viti shkollor dhe nuk është mirë që numri i tyre të zvogëlohet edhe më shumë, duke marrë parasysh pasojat që edhe ashtu i shkakton pandemia”, ka potencuar ai.

Kujtojmë që më 1 dhjetor të këtij viti, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, njoftoi që kanë marr vendim që gjysmëvjetori i parë të përfundoj me 18 dhjetor.

Ai konfirmoi se nxënësit bankave shkollore do tu kthehen më datë 18 janar.

Pra nga dy javë sa i kishin pushim nxënësit, si pasojë e pandemisë dhe rritjes së infeksioneve edhe në shkolla të vendit, pushimi është zgjatur në një muaj. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë bëjnë thirrje për protestë për bursa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditë më parë ka publikuar listën e përfituesve të bursave shtetërore, shkruan KultPlus.

Mirëpo, mantilbardhët e ardhshëm janë të pakënaqur për vendimin e këtij institucioni. Sipas tyre rreth 150 studentë të kësaj dege universitare nuk janë përfshirë si përfitues të bursave.

Përfaqësuesi i Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, Gzim Abrashi nëpërmjet një postimi në facebook ka bërë thirrje për protestë, në rast se nuk merren parasysh ankesat e tyre.

KultPlus ua sjell të plotë reagimin e Abrashit:

Thirrje per PROTESTE

Ta dashur kolege, studente te Fakultetit te Mjekesise,

Ashtu siq edhe jemi zotuar, qe pas ankeses tone me shkrim per çeshtjen e bursave, ne rast se nuk do te marrim pergjigjje brenda 48 oreve, ne do te vazhdojme t’i kerkojme te drejtat tona per te qene te barabarte ne rradhet e studenteve te UP-se.

Ne emer te Keshillit te Studenteve te Fakultetit te Mjekesise therras proteste me date 14.12.2020,e hene ne ora 9:00 para dyerve te Ministrise se Arsimit.

Ju lutem te keni me vete mantilin e bardhe si dhe te jemi te pajisur me masa mbrojtese. / KultPlus.com

Ministria e Arsimit: Bursat për studentët nuk u ekzekutuan shkaku i gabimeve teknike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se mosekzekutimi i mjeteve për një pjesë të përfituesve të bursave (rreth 1 mijë studentë) ka ndodhur për shkak që listat e dorëzuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kanë pasur gabime teknike tek xhirollogaritë e studentëve.

“MASh ka punuar në rregullimin e këtyre xhirollogarive dhe pritet që së shpejti të dorëzohen për alokimin e mjeteve. MASh, gjithashtu bënë të ditur se, shuma e bursës së përfituar pritet që brenda pak ditës të ekzekutohet dhe asnjë student nuk do të mbetet pa përfitimin e mjeteve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MASh.

MASh gjithashtu ka filluar me procedurat për hapjen e konkursit të bursave për vitin akademik 2020/2021./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/mashti.ks/photos/a.1202621583275007/1575609532642875

Ministria e Arsimit me apel për Covid-19 në shkolla: Nëse situata përkeqësohet ato mund të mbyllen

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, iu ka bërë thirrje menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për kujdes të shtuar në shkolla, në oborret e shkollave dhe në afërsi të tyre, në mënyrë që të jepet kontributi nga të gjithë për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

MASh, po ashtu, ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të IKShPK-së, MSh-së dhe Udhëzuesit për organizmin e mësimit në kushte pandemie.

Përmes një komunikate Ministria ka paralajmëruar se nëse situata pandemike përkeqësohet në shkolla atëherë Ministria e Shëndetësisë mund të marr vendim t’i mbyllë ato.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh”, thuhet në njoftim.

Mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha niveleve parauniversitare të Republikës së Kosovës, niveli parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë mund t’i përcjellin regjistrimet e përmbajtjeve mësimore në platformën e Shqipërisë www.akademi.al, ku me rastin e regjistrimit duhet përzgjedhur Kosovën si vendi ku zhvilloni mësimin, ndërsa çasja në këtë platformë duhet konfirmuar përmes e-mailit./KultPlus.com

https://www.facebook.com/mashti.ks/photos/a.1020128531524314/1565790630291432/?type=3&theater

MASh publikon udhëzuesin mbi masat Anticovid për fillimin e vitit shkollor 2020/2012 (VIDEO)

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021, një fillim ky i ri për të gjithë nxënësit, pasiqë vie në një situatë aspak të lehtë për ta, shkruan KultPlus.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar një udhëzues mbi masat anticovid, duke udhëzuar kështu nxënësit në mbrojtjen nga Covid19 gjatë qëndrimit të tyre në klasë dhe jashtë saj.

https://www.facebook.com/mashti.ks/videos/376235790040021/

Gjithashtu, në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Facebook, është bërë e ditur se për fillimin e vitit të ri shkollor, ora e parë e mësimit, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid19

”Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj”, thuhet tutje në njoftimin e MASh. / KultPlus.com

Sot dihet përfundimisht vendimi i MASHT-it për fillimin e vitit shkollor

Më së largu sot, Ministria e Arsimit do të marrë vendim përfundimtar për fillimin e vitit të ri shkollor. Vendimi pritet të merret në bazë të propozimeve që janë dhënë nga MASH-i dhe drejtoritë komunale të Arsimit.

Sipas propozimeve, më 14 shtator është paraparë të fillojnë klasat 0 deri në 6 dhe 10. Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca

Ndërkaq, në fazën e dytë më 21 shtator, mësimin do ta fillojnë klasat 7 deri në 12 në formë të kombinuar, dy ditë në shkollë dhe tri ditë nga distanca.

Ministri Ramë Likaj ka deklaruar se në bazë të informacioneve nga terreni, shumica e shkollave i kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e mësimit.

Por, disa shkolla të Prishtinës, që kanë numër të madh të nxënësve, e kanë caktuar vetë se me cilat klasë do të nisin fazën e parë të mësimit. Në shkollën “Faik Konica”, që ka afro 1.500 nxënës të hënën fillojnë në shkolla vetëm parafillorët, klasa e parë, e dytë, e tretë dhe e gjashtë.

E në shkollën “Ismail Qemali”, që ka afro 3 mijë nxënës, të hënën mësimin në shkolla e fillojnë vetëm nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të gjashtë, kurse të tjerët online.

Viti i ri shkollor është dashur të niste më 1 shtator, por u shty për shkak se institucionet shkollore nuk i kishin bërë përgatitjet e duhura./  KultPlus.com

26 mijë maturantë i nënshtrohen nesër testit të maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) bënë të ditur se, 26.669 maturantë nesër (29 gusht 2020), do ti nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Testi i Maturës do të organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.

Maturantët duhet të arrijnë në oborrin e qendrës se testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Nga ora 9:00 deri në 9:30 ata do të sistemohen në klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në ora 10:00 do të bëhet ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve.”. thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. / KultPlus.com

MASH shpalos opsionet për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21.

Në një komunikatë për media thuhet se organizimi i mësimit është paparaparë për të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Për rihapjen e institucioneve edukativo-arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID-19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-së, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Në skenarin A është paraparë kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese. Në skenarin B është paraparë kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi, teksa në skenarin C është paraparë E-mësimi.

MASH ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor. /KultPlus.com

Ministria e Arsimit vendos të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasët e nënta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), ka organizuar sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e departamenteve të MASh, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Ministri Likaj i njoftoi të pranishmit me dy vendimet që janë marrë për pezullimin e mësimit përgatitor për Test të Arritshmërisë në shkolla dhe organizimin e mësimit online (mësim në distancë) për maturantët, si përgatitje për Testin e Maturës.

Ministri theksoi se këto vendime janë marrë në bashkëpunim të ngushtë me MSh, IKShP dhe Kolegjiumin e Drejtorëve Komunalë të Arsimit, ndërsa theksoi se takimi i sotëm është ftuar me qëllim që të propozohen zgjidhje rreth mbajtjes së këtyre dy testeve, për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes së infeksionit.

Po ashtu, ministri Likaj përmendi faktin se sot MSh ka bërë publik Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 dhe theksoi se të gjitha vendimet që mund të merren duhet t’i përshtaten kërkesave të reja që dalin nga ky Manual dhe koha deri data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë është shumë e shkurtër.

Megjithatë, drejtorët e DKA-ve kërkuan që të mbahet Testi i Arritshmërisë dhe me kërkese tyre u vendos që ky test të mbahet, pasi që drejtorët u deklaruan se komunat i kanë mundësitë që të zbatojnë masat mbrojtëse të kërkuara nga institucionet kompetente.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për përgatitjet që janë bërë për Testin e Maturës dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë u konstatua se vendimet do të merren konform rrethanave pandemike. /Telegrafi /KultPlus.com

MASH-i ndërprenë mësimin plotësues për klasat e 9-ta

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit plotësues për nxënësit e klasave të 9-ta, si masë parandaluese dhe mbrojtëse për shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve, stafit të angazhuar dhe familjeve të tyre.

Siç njofton kumtesa për media, këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë për shkak të situatës së krijuar gjatë kësaj jave dhe duke u bazuar në informatat e pranuara nga terreni, ku është konstatuar se nuk po respektohen disa nga masat e rekomanduara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe IKSHPK, e në veçanti distanca fizike, mbajtja e maskave, mbajtja e higjienës personale, matja e temperaturës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) deri më sot ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për parandalimin e COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve të përfshirë në procesin e mësimit plotësues dy javor dhe përgatitjeve për Testin e Arritshmërisë”, thuhet në vendim, me të cilin janë obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) që ta zbatojnë deri në një vendim tjetër.

“MASh është e përkushtuar me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për përkrahje të DKA-ve për përfundimin me sukses të vitit shkollor 2019/2020, të vetëdijshëm për sfidat me të cilat po përballemi në kohë pandemie”, përfundon njoftimi. /Koha.net /KultPlus.com