Asnjë nga maturantët nuk i mori 100 pikë në testin e maturës

Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruan provimit të maturës asnjë nxënës nuk ka arritur që t’i marrë 100 pikë.

Kështu tha në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin Info Klania, Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit.

Elezi tha se vetëm një nxënës ka arritur të marrë 95 pikë derisa 77 i kanë mbi 90 pikë.

“Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vetëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”- tha Elezi.

Ai theksoi se për rreth 6 mijë maturantët që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen në afatin e dytë në muajin gusht.

Për të kaluar me sukses testin e maturës nga 100 pyetje një nxënës duhet t’i ketë 40 për qind prej tyre të sakta. / KultPlus.com

EBC Cosmetics, sjell kampanjën me grim falas për maturantet me produktet e brendeve më të njohura botërore

Kompania lidere në industrinë e kozmetikës, EBC Cosmetics, e cila njihet për origjinalitetin e saj dhe sjelljen e brendeve ekskluzive ndërkombëtare, ku së fundmi kanë lansuar një kampanjë ku përfshihet grimi profesional falas për maturante me produktet e brendeve më të njohura botërore, shkruan KultPlus.

Vajzat e interesuara kanë mundësinë të zgjedhin produktet me të cilat ato dëshirojnë të grimohen. Ndërsa, ato mund të caktojnë terminin duke thirrur në numrin e tyre ose kontaktuar faqen në rrjetet sociale.

EBC Cosmetics operon në tregun tonë që nga viti 1993 si e vetmja kompani në Kosovë e autorizuar për shitjen në 8 pika:

1.      Bregu i Diellit , Rr. Eqrem Çabej

2.      Rr. Nëna Terezë  

3.      Rr. Garibaldi, përballë hotel Grand

4.      ETC Fushë Kosovë       

5.      Royall Mall, Rruga B

6.      Galeria Mall, Prizren

7.      Albi Mall, Veterrnik kati 0

8.      Albi Mall, Veterrnik kati 1

Platforma online EBC SHOP : www.ebc.shop

https://www.instagram.com/ebccosmetics/?hl=en / KultPlus.com

Protesta e maturantëve në Shqipëri, Meta: Provimi të shërbejë si vlerësim, jo ndëshkim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për protestën e maturantëve para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

I shqetësuar presidenti i bën thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë.

“Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie.

Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë.

Provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara!” /KultPlus.com

Maturantët shqiptarë: Testi i gjuhës së huaj më i thjeshtë se vitet e kaluara

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë për shkak të kushteve të Covid-19, maturantët shkuan në provim me maskë dhe doreza të vendosura. “Nuk ishte e vështirë, e përballuam mirë”, shprehet një maturant pas provimit. “Nuk kishte vështirësi, nuk kishte diçka që mund të na bënte të ndiheshim të parehatshëm, ishte mirë”, thotë një tjetër.

Në çastet e para të hyrjes në provim maturantët e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë u grumbulluan në oborrin e shkollës dhe u vu re se distanca fizike nuk u ruajt. Ndryshe ndodhi në dalje të provimit, ku maturantët u pritën nga mësuesit në ambientet e jashtme të shkollës. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi pas 2 orësh, kohë që sipas maturantëve ishte e mjaftueshme. Kjo sepse testi ishte vetëm me pyetje me alternativa.

Për një pjesë të mirë të maturantëve provimi i parë, ai i gjuhës së huaj nuk rezultoi i vështirë. “Ishte shumë i thjeshtë, ishte i përmirësuar dhe ishte bërë gati për ne nga periudha që kishim kaluar”, shprehet një maturant. “Mesatar, nuk mund të themi shumë i vështirë ose shumë i lehtë, por mesatar ishte. Kishte pyetje nga të gjitha nivelet. Mundësi për të komunikuar fare, as për të lëvizur jo”. “Kishte pyetje të cilat kishin kleçkë, por normal si të çdo provim tjetër”. “Shumë i lehtë, 30 minuta m’u deshën. Në krahasim me vjet më i lehtë”. /KultPlus.com

Gjenerata e parë e maturantëve të Gjimnazit “Sami Frashëri” (FOTO)

Gjimnazi “Sami Frashëri” është një ndër shkollat më të vjetra në Kosovë dhe në Prishtinë që sot e mban emrin e rilindësit të njohur Sami Frashëri, shkruan KultPlus.

Edhe pse kjo shkollë nuk e ka mbajtur këtë emër në periudha të ndryshme, identifikohet si Gjimnazi “Sami Frashëri” sepse me këtë emër kjo shkollë ka marrë fizionominë e një institucioni me karakter të vërtetë të arsimit kombëtar dhe edukativo-kulturor.

Ky gjimnaz ndër vite ka pritur dhe përcjellë shumë gjenerata, të cilët ditët e fundit si maturantë i kanë përjetuar brenda këtij objekti. KultPlus sot ju sjellë një fotografi të gjeneratës së parë të maturantëve, e cila është postuar në grupin, Albanian Vintage. Kjo fotografi e zbuluar nga Flaka Surroi, i përket vitit 1949.

Kjo gjeneratë përfshinë shumë emra të njohur të kohës ndërsa disa nga emrat e identifikuar në këtë fotografi janë: Rexhai Surroi, Bashkim Fehmiu, Riza Çavolli, Afrim Vokshi, Tana Ahmedi, Karolina Frana, Marash Berisha, Xhevdet Basha, Masar Shporta, Zekirja Rexha, Zeqir Bajrami, Shefqet Veliu, Sait Islami, Sali Kolgeci, Nexhip Habipaj, Fetah Cavdarbasha, Veton Gjinaj, Xhevat Gjikolli, Hilmi Agani./ KultPlus.com