Tom Cruise rikthehet pas 33 vjetësh në “Top Gun: Maverick”

Kanë kaluar 33 vjet që nga kult-aksioni “Top Gun”, nga i cili Tom Cruise mbahet mend si piloti i ri i marinës, ndërsa aktori i njohur tani po kthehet në avionin e tij në vazhdimin e filmit të titulluar “Top Gun Maverick”.

Është publikuar traileri i parë i këtij filmi të zhanrit dramë-aksion, i cili paralajmërohej prej kohësh, ndërsa qysh në pamjet e para Cruise sërish e pushton qiellin si Mavericku.

“Nuk mund të përparosh, nuk dëshiron të pensionohesh dhe pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tua më të mira, refuzon të vdesësh. Deri më tani është dashur të ishe të paktën admiral me dy yje, ndërsa ti je ende kapiten. Ku është problemi?”, e pyet në trailer Ed Harris tani 57-vjeçarin Cruise.

Ngjarja e vazhdimit Top Gun ende nuk është e njohur plotësisht, por dihet se në film, përveç Cruise dhe Harris, do ta shohim edhe Jennifer Connelly, Jon Hamm, Val Kilmer, Miles Teller, Glen Powell dhe shumë të tjerë.

“Do të vazhdojmë në tonin e pjesës së parë të filmit. Aviatorët kthehen, ashtu si edhe nevoja për shpejtësi. Do të kemi fluturake të shpejta. Do të jetë ky një film garues”, zbuloi Cruise vitin e kaluar në një intervistë me televizionin amerikan Access.

Premiera e filmit “Top Gun: Maverick” është planifikuar për 26 qershor 2020./ Koha/ KultPlus.com