PriFest nis sonte, “Toka brenda meje” i prinë festivalit

PriFest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, sonte nis edicionin e tij të 15-të, i cili do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023. Festivali premton një linjë tjetër emocionuese të kinemasë ndërkombëtare dhe rajonale, por të gjithë sytë janë te filmi i hapjes, “Toka brenda meje” (“The Land Within”), nga regjisori Fisnik Maxville.

Përveç filmit të regjisorit Maxville, PriFest do të sjellë edhe një mori filmash, ndërsa në programin kryesor garues të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik, e në këtë kategori janë pesë filma.

TOKA BRENDA MEJE – nga Fisnik Maxville/ Zvicër, Kosovë/ Premierë Kosovare (118 min)

Pas shume vitesh ne mërgim, Remo, jetim, kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Ballkan. Ai duhet të ndihmojë kushëriren e tij te adoptuar, Una, me zhvarrosjen e një varri masiv që përmban shumicën e anëtarëve të familjes së tyre të varrosur atje gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekrete familjare që do t’i bëjnë Remon dhe Unen të vënë në dyshim të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Një film mbi mundësinë e së vërtetës në një vend që di vetëm mbijetesën.

SIRIN – nga Senad Sahmanovic/ Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Herzegovinë/ Premierë Kosovare (90 min)

Ngjarja ndjek Natalinë, e cila u largua nga ish-Jugosllavia menjëherë pas fillimit të luftërave të viteve te 90-ta. Ashtu si shumë njerëz të tjerë nga kjo zonë, ajo emigroi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe një të ardhmeje më të sigurt. Pas disa vitesh të kaluara jashtë vendit, ajo dëshiron të përshtatet plotësisht me jetën në një mjedis të ri, me dëshiren qe të ndryshojë identitetin e saj dhe të fshijë origjinën e saj. Një rast i pazakontë ligjor në lidhje me trashëgiminë e një gruaje të moshuar të pasur që nuk kishte familje do ta kthejë atë në vendin e saj të origjinës, në Mal tëZi.

BLAGA’S LESSONS – nga Stephan Komandarev/ Bullgari, Gjermani/ Premierë Kosovare (90 min).

Një mësuese e pensionuar e cila ka mbetur e vejë së fundmi bie pre e një mashtrimi telefonik, duke i humbur kështu kursimet e jetës dhe duke mbetur pa para për varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Jeta e saj përmbyset kur e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për t’i kthyer paratë e saj, deri sa merr një ofertë joshëse por të dyshimtë për punë. Gjithcka ndryshon kur ajo i merr gjërat në duart e saj dhe paratë fillojnë të qarkullojne, këtë herë duke shfaqur atributin e saj më të çmuar: Vlerat e saj, pasi ajo transformohet ngadalë në mashtruese. Në këtë dramë/thriller, Stephan Komandarev (“Drejtimet” Un Certain Regard 2017) rrëfen hap pas hapi udhëtimin e një gruaje që vërtitet në ciklin vicioz të realitetit të jetës jashtë rehatisë së saj.

ESCORT – nga Lukas Nola/ Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë/ Premierë Kosovare (120 min).

Në një udhëtim pune, Miro kalon natën me një eskortë për herë të parë në jetën e tij pasi dikush ia çon në dhomë të hotelit. Pasi bëjnë seks, ai e gjen vajzën të vdekur në tualet. Miro, një burrë i suksesshëm dhe i lumtur, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbulon aksidentin fatkeq me ndihmën e dy punonjësve të hotelit. Megjithatë, së shpejti ato fillojnë t’i kërkojnë t’ua kthejë të mirën. Në fillim janë gjëra të vogla, por shpejt kërkesat e tyre dalin jashtë kontrollit. Dy bashkëpunëtorët në “krimin” e tij luajnë papritur një rol të madh në jetën e tij që nuk do të jetë kurrë e njejtë.

NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR – nga Gentian Koçi/ Shqipëri, Portugali, Greqi, Kosovë/ Premierë Kosovare (99 min).

Dy vëllezër në të tridhjetat me probleme dëgjimi , binjakë identikë dhe të pandashëm, zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen gradualisht, por në mënyrë të pakthyeshme. Ata luftojnë plot emocione për t’i dhënë kushteve të tyre ekzistenciale të patolerueshme një kthesë tjetër.

PriFest do të mbajë sonte ceremoninë e hapjes në ora 19:00 në Kino Armata, ndërsa filmi pasues nis në ora 19:30. / KultPlus.com

Filmi kosovar “Toka brenda meje” triumfues në Estoni, juria: Ky film guxon të eksplorojë dhe arrin të bëhet universal

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant” në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i mbajtur përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.

Për suksesin e filmit sot ka reaguar edhe regjisori i filmit, Fisnik Maxville, i cili është shprehur i lumtur dhe falënderues për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë projekt.

“Pra, shumë mirënjohës, faleminderit të gjithë të përfshirëve në këtë projekt të çmendur dhe jurinë fantastike”, shkruan regjisori i cili tutje ka ndarë me ndjekësit e tij edhe deklaratën e jurisë e cila ishte e përbërë nga: Sebastian Meise, Therese Malvar Pippa Cross, Jean des Forêts.

“Me personazhe të vërteta, skena të fuqishme që mbeten dhe një histori të pasur, prekëse, ky film guxon të eksplorojë kompleksitetin e konfliktit vdekjeprurës dhe arrin të bëhet universal, duke përkthyer politiken në personale.

Pa gjykuar, regjisori na drejton në mënyrë të sigurtë përmes një narrative shumështresore, të ndërthurur, duke u dhënë aktorëve të tij hapësirën për shfaqje të vërteta dhe të përzemërta. Çmimi i filmit më të mirë në konkursin e parë të metrazhit të gjatë shkon për The Land Within.”

“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse. 

Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi. / KultPlus.com

Së shpejti përfundojnë xhirimet e filmit “The Land Within Me”

Filmi i gjatë artistik “The land Within me” (Toka brenda meje) me skenar dhe regji nga Fisnik Maxhuni ka filluar xhirimet në Kosovë me 8 shkurt dhe do t’i përfundoj ato me 21 mars. Pas kësaj, xhirimet do të vazhdojnë në Zvicër edhe për 4 ditë, përcjellë KultPlus.

Film përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora (Remo), Luana Bajrami (Una), Luan Jaha, Arta Muqaj, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena, Çun Lajçi.

Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin, dhe prodhohet nga Ikone-studio dhe Alva Film.

“The land ëithin me” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, FOC Federal Offcie for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage, FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.

Ju kujtojmë që KultPlus ishte prezentë gjatë xhirimeve të filmit në ditën e tij të 16-të dhe realizoi një intervistë me regjisorin dhe producentin e filmit e të cilin mund ta lexoni KETU.

Fotografitë e gjatë xhirimeve: Ferdi Limani / KultPlus.com

Set photography of movie “The Land Within Me”
Set photography of movie “The Land Within Me”
Set photography of movie “The Land Within Me”
Set photography of movie “The Land Within Me”