Smajli i lumtur për shfaqjen “The European Show”: Një eksperiencë e jashtëzakonshme

Uranik Emini

Shfaqja “The Best European Show” pati premierën e saj në Poloni më 13 Tetor, në qytetin Opole, ku njihet edhe si qyteti revolucionar i fundit i teatrit, Jerzy Grotowki, shkruan KultPlus.

Në këtë produksion Teatri Kombëtar i Kosovës është i përfshirë si ko-produksion së bashku me Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta.

Aktori nga Kosova, Armend Smajli tha për KultPlus se kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për të.

“Eksperiencë e jashtëzakonshme. Koproduksion i madhe dhe i rrallë. Nuk është lehtë të mblidhen me shumë se një muaj artistë nga 9 shtete dhe të krijojnë një shfaqje. Unë jam jashtëzakonisht i lumtur për gjithë këtë rrugëtim dhe me rezultatin e shfaqjes sonë”, thotë ai.

Shfaqja në fjalë, trajton problemet me të cilat sot ballafaqohet Evropa përmes një jurie teatrore e cila mblidhet të zgjedh shfaqjen më të mirë evropiane.

Smajli gjithashtu tregon se ky është njëri ndër rolet më komplekse që ka luajtur.

“Ky është një ndër rolet më komplekse që kam luajtur dhe jam i lumtur me punën. I lumtur që pata rastin të ndaj skenën me gjithë ata artistë nga shumë vende dhe teatre prestigjioze”, shprehet ai.

Ndërkaq, aktorja tjetër nga Kosova, poashtu pjesëmarrëse në këtë shfaqje, Maylinda Kosumovic, shfaqi dashuri të madhe për gjithë ekipin përmes rrjeteve sociale.

“Shumë dashuri për këtë grup njerëzish të jashtëzakonshëm. Tash koha të shkojmë në Itali”, shkroi ajo.

Aktorët e tjerë të cilët marrin pjesë në këtë shfaqje janë: Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, Weronika Kozakowska, Blazej Stencel, Ibrahim Koma dhe Paola de Crescenzo.

Shfaqja do ta ketë premierën edhe në Kosovë vitin tjetër, mirëpo fillimisht do të udhëtojë në Itali, Maltë, Slloveni dhe më 25 Prill do të jetë edhe në Kosovë.

📅Opole – Poloni: 13 tetor 2023
📅Parma – Itali: 21 tetor 2023
📅Valeta – Maltë: 9 shkurt 2024
📅Nova Gorica – Slloveni: 16 prill 2024
📅Prishtinë – Kosovë: 25 prill 2024 /KultPlus.com

Kasumovic e Çelaj flasin shqip në serialin ndërkombëtar

Suada Qorraj

Nuk janë të rralla rastet kur talenti i artistëve shqiptarë kalon përtej kufinjëve, duke i dhënë kështu një jeohnë më të madhe jo vetëm zërit të tyre, por dhe vendit ku morën hapat e parë të karrierës. Ishte pikërisht seria ndërkombëtare ‘Welcome to Utmark’ premira e së cilës u dha në HBO, jehona e radhës për dy aktoret e sukseshme në Kosovë, Maylinda Kasumovic dhe Rozafa Çelaj, shkruan KultPlus

Seria ‘Welcome to Utmark’ që përbëhet nga tetë episoda është shkruar nga skenaristi danez Kim Fupz Aakeson. Ndërkaq për emocionet që nga fillimi e deri tek premiera e kësaj serie në një intervistë për KultPlus ka shpalosur më detajisht aktorja kosovare Maylinda Kasumovic.

Aktorja në këtë seri luan rolin e Elenës, vajzës shqiptare nga Oslo që trafikohet në një qytezë të largët të Norvegjisë. Aty për Elenën gjithçka është më ndryshe, më e çuditshme ngase të gjithë njihen por dhe kanë konflikte mes vete.

Elena përgjatë tërë kohës është në punë, por asnjëherë nuk heq dorë nga ëndërrat dhe qëllimet e veta edhe nëse rrugëtimi bëhet më i gjatë për arrtijen e qëllimeve të saja, ajo nuk dorëzohet.

“Është kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e një projekti të tillë, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe, e kisha një rol sfidues dhe xhirimet do zgjasnin 6 muaj. Premiera për fat të keq nuk u mbajt për shkak të situatës në të cilën gjendemi, ishte një ndjenjë jo e zakonshme të presësh premierën në shtëpi”, tregon Kasumovic për KultPlus.

Por rrugëtimi i këtij suksesi nuk fillon këtu. Ishte pikërisht qershori i vitit 2019 kur të dy aktoret kishin marrë një email nga agjentja e tyre që kishte shënuar fillimin e përgatitjeve të audicioneve për këtë seri.

“Në qershor të vitit 2019 më erdhi një email nga agjentja tashmë zyrtare e jona nga Sarajeva e cila vazhdimisht më kishte dërguar audicione të ndryshme edhe më parë. Për shkak të distancës, të gjitha audiconet që i kisha bërë me të ishin online (self – tape auditions). Ky audicion ka vazhduar në tri faza, ku i fundit ishte në Oslo. Bashkë me Rozafen pas përfundimit të audicionit jemi kthy në Prishtinë dhe pas tri javësh e morëm përgjigjen nga udhëheqësit e serialit”, ka vazhduar tutje rrëfimi e saj aktorja për KultPlus.

Kasumovi tregon se dialogjet mes saj dhe Rozafës ishin në gjuhën shqipe, mirëpo ndër vështirësitë që kanë hasur ato gjatë relizimit të këtyre serive ishte gjuha norvegjeze, që kohë pas kohe shndërrohej në problematike dhe limituese.

Krejt në fund aktorja ka thënë se shpreson se ky projket t’i hap asaj mundësi më të shumta bashkëpunimi në rrafshin ndërkombëtar, duke shtuar se tashmë është duke punuar në disa filma të metrazhit të gjatë të mbështetur nga QKK-ja. / KultPlus.com

Adrian Berisha uron aktoret Kasumovic e Çelaj për serialin në HBO: Prishtina është krenare me ju

Njihen si dy prej aktorëve më të mira në Kosovë, por Maylinda Kasumovic e Rozafa Çelaj po thyejnë kufijtë, kësaj radhe duke u bërë pjesë e një seriali ndërkombëtar, premiera e secilit vjen të dielën në HBO, shkruan KultPlus.

Dy aktoret kosovare do të luajnë në serinë ‘Welcome to Utmark’ që është shkruar nga skenaristi danez Kim Fupz Aakeson dhe është një seri tetë pjesëshe.

Për këtë sukses të tyrin ka reaguar edhe drejtori në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha i cili i ka përgëzuar vajzat për këtë sukses të madh.

Berisha njëherit është shprehur i bindur se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm jashtë Kosovës për dy aktoret tona.

“Maylinda dhe Rozafa e kane deshmu veten si aktore ne filmat vendor, por te qenit pjese e nje seriali nderkombetar, premiera e secilit do te jete kete te diele ne HBO, eshte nje lajm i

mrekullueshem per te gjithe ne. Shoqet tona i pergezoj per kete arritje dhe ju uroj nje rrugetim te gjate dhe te suksesshem edhe jashte Kosoves.

Prishtina eshte krenare me ju dhe ju jemi mirenjohes gjithmonë”, shkruan Berisha në rrjetin e tij social Facebook. / KultPlus.com

Maylinda Kasumovic e Rozafa Çelaj edhe në serial ndërkombëtar, premiera në HBO

Seria ‘Welcome to Utmark’ në të cilin luajnë dy aktoret e njohura, Maylinda Kasumovic dhe Rozafa Çelaj do të ketë premierën me 18 prill në HBO, shkruan KultPlus.

‘Welcome to Utmark’ është shkruar nga skenaristi danez Kim Fupz Aakeson dhe është një seri tetë pjesëshe.

Aktorja Kasumovic është shprehur mjaft e lumtur teka ka shkruar se rrugëtimi për krijimin e këtij sezoni ka qenë i mrekullueshëm./ KultPlus.com

Përzgjidhen 5 aktorët/aktoret e Kosovës për Spotlight

Në bashkëpunimin e sivjetëm me Spotlight, PriFest ka mundësuar anëtarësimin për pesë aktorët Kosovarë, për 1 vit falas, në njërën nga kompanitë më të njohura për shërbime kastingu në Evropë, përcjellë KultPlus.

Aktorët e përzgjedhur janë: May Linda Kosumovic, Rozafa Çelaj, Shkumbin Istrefi, Kushtrim Hoxha dhe Shpëtim Selmani.

Spotlight është shërbim kastingu që lidh aktorët me role në teatër, televizion dhe projekte filmike. Profesionistēt e kastingut përmes Spotlight bëjnë përzgjedhjen e aktorëve për projektet e veta pasi Spotlight njihet si kompania më e mirë në këtë industry. Me studiot e veta në West End të Londrës si dhe ekipet e stafit në çdo kënd të Evropës, Spotlight ndodhet mu në qendër të industrisë së arteve skenike.

Përkrah partnerëve në Evropë, Amerikë e Australi, moto e Spotlight në të cilën besojnë fuqishëm është se casting është një punë me të vërtetë globale dhe një aktor që mund të përshtatet për një rol apo punë mund të vijë nga kudo në botë.

Aktorët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një workshopi (punëtorie) parapregatitor me datën 5 nëntor, për të mësuar se si mund të perdoret platforma Spotlight në mënyrë më efektive për aplikim në projekte filmike apo të teatrit jashtë Kosovës.

Të pesë aktorët kanë fituar anëtarësimin falas në këtë platformë falë bashkëpunimit të PriFest me Spotlight, bashkëpunim ky që do të zhvillohet edhe më shumë në vitet në vazhdim.

Poashtu, javën e kaluar, PriFest kishte organizuar një masterclass me Spotlight për të gjithë aktorët dhe filmbërësit e Kosovës brenda javës së edicionit të 12-të të festivalit.

Edicioni i ardhshëm i PriFest, i 13-ti me rradhë, do të mbahet nga 13-18 korrik 2021. / KultPlus.com

Rolet artistike ku shkëlqeu Maylinda Kosumoviq (FOTO)

Një ndër aktoret më aktive në vend, Majlinda Kasumoviq edhe sot eksperimenton në mes të teatrit dhe filmit.

Pjesë e trupës rezidente në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Majlinda ka disa role të cilat e kanë bërë të njohur dhe të dashur për publikun artdashës në Kosovë.

Kur flasim për teatër, një rol i rëndësishëm është ai në shfaqjen “Bordel Ballkan” ku Majlinda luan një ndër rolet kryesore, provokative dhe ndoshta brenda një teksti që nuk është lehtë i kapshëm për publikun. Gati një stil mjuzikëll, Majlinda duhet edhe të këndojë, të çirret me zërin e saj të fuqishëm, si pjesë e kësaj shfaqje ku ka plot aktorë dhe ku Majlinda ka disa veshje të ndryshme në situata të ndryshme.

Performanca e saj në filmin “Lost Exile”, si Hana, po ashtu i ka dhënë pikë karrierës së Majlindës. Nën regjinë e Fisnik Maxhunit, loja e Majlindës është tmerrësisht e mirë dhe ka bërë që filmi të shëtitet në festival të ndryshme, në disa prej të cilave ka dalë me triumf. Hana takohet me Emirin, Majlinda gjithmonë në kulmin e emocioneve të një gruaje e cila e humb rrugën e saj, fatin e mirë, për një destinacion që nuk është asnjëherë i sigurt.

Në shfaqjen “Nana dhe fëmija”, Majlinda luan krahas aktores së madhe Melihate Qena. Plot emocion, Majlinda tregon performancë të mirë e veshur në të kaltër, herë duke torturuar veten e herë personazhet tjera, dhe djalin e dashur të nënës, shtyllën e familjes. Në një shfaqje ku trajtohen aborti e braktisja e fëmijëve, Majlinda gjithmonë provon të shkëlqejë përtej tmerrit që ofron shpirti i aktorit. / KultPlus.com