Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar sot skemën e mbështetjes financiare për vitin 2023.
Në njoftimin e tyre, MKRS ka bërë të ditur se do të mbështesë komunitetin e kulturës, rinisë dhe sportit përmes 15 thirrjeve, 4 nga të cilat veçse janë të hapura për aplikim.
Gjithashtu bëhet me dije se përveç thirrjeve të rregullta do të hapen edhe disa thirrje të veçanta gjatë vitit. / KultPlus.com
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë.
Sipas Nagavcit, në këtë thirrje do të kenë përparësi gratë.
Postimi i plotë i Nagavcit:
Vazhdojmë përkrahjen financiare për studentët tanë.
Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë.
Për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studijojnë në këto universitete dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë.
Shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7.000 euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20.
Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.
Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.
Për detaje më të hollësishme rreth konkursit dhe procedurat e aplikimit, gjeni linkun më poshtë:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur sot një tjetër thirrje publike.
Përmes kësaj thirrje MKRS synon: Promovimin dhe prezantimin ndërkombëtar të sportit vendor dhe zhvillimin e tij përmes pjesëmarrjes në aktivitete ndërkombëtare,
Promovimin dhe fuqizimin e rinisë së Republikës së Kosovës përmes pjesëmarrjes së tyre në aktivitete ndërkombëtare dhe Promovimin dhe prezantimin ndërkombëtar të produktit kulturor vendor dhe skenës së pavarur të Republikës së Kosovës nga fusha e artit dhe trashëgimisë kulturore, duke kontribuar në zhvillimin e diplomacisë publike.
Përmes fondit të mobilitetit ofrohet mbështetje financiare për nismat individuale dhe grupore për prezantim ndërkombëtar në fushat e mësipërme.
Thirrja është e hapur. Bashkëngjitur gjeni linkun me detajet tjera dhe mënyrën e aplikimit: https://bit.ly/3A5J9nI / / KultPlus.com