Mbrëmje e poetëve me Poetët e Simfonisë

Magjia e fjalës poetike, e përcjellur me tingujt e bukur të kitarës, do t’i bashkojë poetët, të hënën, më 12 qershor 2023, në orën 20:00, në restaurantin “Symphony”, në Prishtinë.

Në këtë aktivitet që organizohet për herë të parë, poetët e ftuar do t’i lexojnë poezitë e tyre, pikërisht në vendin ku disa prej krijimeve letrare edhe i kanë shkruar.

Siç dihet, në shumë vende të botës janë të njohura kafene dhe restaurante ku kanë qëndruar shkrimtarë, të cilët pos që janë frymëzuar dhe kanë shkruar në ato ambiente, po kështu kanë kaluar edhe një pjesë të kohës së tyre.

Do të jetë rast i veçantë për poetët dhe pjesëmarrësit e tjerë, për t’i shpalosur çastet e bukura dhe kujtimet e paharruara në mbrëmjen e poetëve në “Symphony”./KultPlus.com

“Fishkëllimat e vdekjes”, mbrëmje poetike në kujtim të poetit Xhevdet Bajraj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, kanë organizuar mbrëmje poetike “Fishkëllimat e vdekjes”,  një aktivitet homazh në kujtim të poetit Xhevdet Bajraj.

Ky aktivitet mbahet ditën e nesërme, më datë 26 korrik 2022, ora 19:30, në mjediset e Ambasadës së Kosovës e ku janë të ftuar personalitete të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Xhevdet Bajraj (lindur më 1960, në Republikën e Kosovës) është një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë. Vdiq me 22 qershor të këtij viti. / KultPlus.com

Sot në KultPlus Caffe Gallery, mbrëmje poetike për të drejtat e vajzave dhe grave

Për të drejtat e vajzave dhe grave, Sekretariati i Gruas Aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje organizon një mbrëmje poetike, mbrëmje që i dedikohet të drejtave të grave dhe betejës së tyre të gjatë për t’i arrite synimet, shkruan KultPlus.

“Kjo mbrëmje do të realizohet në kuadër të aktiviteteve të Sekretarit të Gruas Aktiviste përgjatë muajit mars, aktivitetet që janë shënuar për të drejtat e vajzave dhe grave. Dhe pikërisht këtë muaj do ta përmbyllim me një mbrëmje poetike, që do të shënohet më 31 mars”, kanë njoftuar nga Sekretariati i Gruas Aktiviste, mbrëmje që do të mbahet në ora 17:00, në KultPlus Caffe Gallery, te Fontana në Prishtinë.

Ndërkohë bëhet e ditur se në këtë mbrëmje poetike do të marrin pjesë: Majlinda Bregasi, Elvis Hoxha, Tinka Kurti, Hyrije Veliu-Jeta, Hatixhe Hoxha./ KultPlus.com

Mbrëmje poetike për të drejtat e vajzave dhe grave

Wh

Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptarë dhe holandezë për 7-8 mars

“Fondacioni Shqiptar në Holandë” ka organizuar një festë mes poezisë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 7 mars në orën 19:00.

Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptare dhe holandezë, të cilët i këndojnë gruas, dashurisë, bukurisë dhe mençurisë së saj, përpjekjes dhe betejave të saj për të qenë e barabartë, e respektuar, e nderuar në fillim të shekullit të 21.

“Ka shumë mënyra për të shënuar dhe festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Aq më tepër që në Shqipëri ajo ditë rri pranë Ditës së Mësuesit, një nga nga profesionet më thelbësore për shoqërinë.

Pandemia na ka venë në sprovë solidaritetin, durimin, lidhjen midis brezave, idetë tona për jetën, besimin në demokraci, lirinë e lëvizjes, së shprehjes, së mbledhjes dhe së shkollimit.

Teknologjia na sjell afër njerëz të largët, por shpesh na largon nga ata që i kemi fare pranë. Gjithashtu teknologjia bën të mundur që të mos ndihemi vetëm, që gëzimi dhe vuatja e një individi me mijëra kilometra larg, të perceptohet si gëzimi dhe fati ynë. E veçanta e këtij 8 Marsi është ndoshta krijimi i kushteve të përshtatshme për një ndërgjegjësim më të madh tonin për një erë të re, për të drejta dhe liri universale, për një frymë që na lidh përballë vështirësive, dhe për nevojën e qytetërimit tonë për të qënë në harmoni me natyrën që na rrethon”, shkruhet në njoftimin e “Fondacionit Shqiptar në Holandë”./ KultPlus.com