Buckingham Palace ka zbuluar gamën e plotë të festimeve për të shënuar 70 vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabetë këtë vit, përcjell KultPlus.
Festat në rrugë, një koncert me disa nga “yjet më të mëdhenj të argëtimit” në botë dhe një mundësi për të parë nga afër shtëpitë e Mbretëreshës janë të gjitha pjesë e planit për të shënuar 70 vjetorin e saj në fron.
Festa do të jetë nga 2 deri në 5 qershor, kur edhe ditën e parë do të bëhet me një konkurs për të shpikur një puding të ri për të festuar ditën e Mbretëreshës.
Finalistët do të gjykohen nga një panel ekspertësh duke përfshirë Dame Mary Berry dhe Monica Galetti të Masterchef.
Receta fituese do të vihet në dispozicion të publikut dhe pudingu do të shijohet në Drekat e Mëdha Jubilare gjatë fundjavës së festës bankare.
Më 6 shkurt, Mbretëresha do të bëhet monarku i parë britanik që feston një “Jubile Platinum”, duke shënuar një mbretërim 70-vjeçar. Një sërë festimesh do të zhvillohen gjatë gjithë vitit. /KultPlus.com