Mbretëresha Elizabeth II është kurorëzuar gruaja më ikonike e 60 viteve të fundit. Monarkia britanike e cila ndërroi jetë më 8 shtator, është fituesja e një sondazhi në kuadër të të cilit u pyetën mbi 2,000 britanikë për të votuar rreth modeleve të tyre kryesore.
Në vendin e dytë u rendit nusja e saj Diana, Princesha e Uellsit, e cila pasohet nga Nënë Tereza që mban vendin e tretë. Figura të tjera të shquara që hynë në dhjetëshen e parë ishin aktivistja amerikane për të drejtat civile Rosa Parks dhe Oprah Winfrey.
Më shumë se tre të katërtat (27 për qind) e britanikëve votuan për Mbretëreshën si zgjedhjen e tyre numër një. Spice Girls ishin surprizë në listë pasi mposhtën Michelle Obama dhe Beyonce për të hyrë në dhjetëshen e parë.
Po ashtu si një shembull i mirë për t’u ndjekur janë cilësuar aktivistja për klimën Greta Thunberg dhe yllin e tenisit Emma Raducanu, të dyja 19 vjeç, të shoqëruar nga fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, 25 vjeç. /abcnews.al/ KultPlus.com
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth ishte një nga ngjarjet më të ndjekura në histori. Mbi 250,000 njerëz kaluan në Westminster Hall për t’i bërë homazhe Mbretëreshë. Shifrat i bëri të ditura sekretarja britanike e Kulturës.
Ndërsa, gjatë ceremonisë, fotografët dhe mediat ishin në dispozicion për kapur momentet e duhura, të cilat kanë pushtuar rrjetin.
Më poshtë, do t’ju sjellim 10 nga momentet më të përfolura gjatë ceremonisë së funeralit, që janë bërë virale kudo dhe do të kujtohen gjatë nga të gjithë:
Lotët e Princeshës Charlotte në Windsor
Edhe pse në moshë shumë të vogël, Princesha Charlotte duket se ia doli të menaxhonte një ngjarje kaq të rëndë emocionalisht. Gjatë gjithë ceremonisë, ajo vetëm një herë “u kap” të qante, kur procesioni me arkivolin e gjyshes së saj mbërriti në Wellington Arch.
Këshillat e Princeshës Charlotte për Princin George
Vajza 7-vjeçare e Princit William dhe Kate Middleton u kap gjithashtu në një moment të dytë të shumëpërfolur pasi ishte ajo që në një moment duhej të këshillonte vëllain e saj të madh, Princin George, se si të zbatonte protokollin mbretëror.
“Duhet të përkulesh,” i tha Princesha Charlotte vëllait të saj ndërsa arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth kaloi pas ceremonisë në Westminster Abbey.
Joe Biden priti në radhë dhe u vendos në rreshtin e 14-të të ulëseve
Edhe pse ndoshta njeriu më i fuqishëm në planet për shkak të pozicionit të tij, Joe Biden nuk u trajtua në atë mënyrë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth pasi protokolli dhe orari ishte për të gjithë njëlloj.
Joe Biden fillimisht, pasi ngeci në trafikun e Londrës dhe mbërriti me vonesë në Westminster Abbey, iu desh të priste në radhë në hyrje derisa ata që ishin planifikuar të mbërrinin përpara tij të zinin vendet e tyre.
Princi William dhe Princi Harry, u sollën si dy të panjohur në një funeral
Nipërit e Mbretëreshës Elizabeth ishin kryefjala në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth pas marrëdhënieve të trazuara mes tyre, veçanërisht pas martesës së Harry-t me Meghan Markle.
William dhe Harry gjatë gjithë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, megjithëse nuk ishin në distancë, pasi kushëriri i tyre Peter Phillips nuk ishte mes tyre, siç ndodhi në funeralin e Dukës së Edinburgut prillin e kaluar, ata shmangën çdo ndërveprim. Sytë e tyre nuk u takuan kurrë, duke mbajtur një distancë të sigurt mes tyre.
Emocioni i Mbretit Charles Megjithatë, personi tek i cili të gjithë kishin kthyer vëmendjen e tyre ishte Mbreti Charles III, pasi ai tani do të zërë vendin e Mbretëreshës Elizabeth e cila mbretëroi për 70 vjet. Monarku i ri i Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse në pjesën më të madhe të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ishte i vrenjtur dhe i përmbajtur, megjithatë, kishte raste kur ai nuk i mbante dot lotët për t’i thënë lamtumirë nënës së tij të dashur.
Gajdja që shënoi fundin
Lamtumira e fundit e Mbretëreshës Elizabeth dhe fundi përfundimtar i ceremonisë madhështore që zgjati gjithsej 12 orë u shënua të hënën mbrëma nga zhurma e gajdeve të drejtuara nga muzikanti personal i monarkes, Paul Burns, i cili performoi një këngë prekëse ndërsa arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth ul në Kështjellën e Shën Gjergjit.
Dy nuset e Mbretëreshës Elizabeth ishin disa herë në qendër të vëmendjes gjatë funeralit të monarkes, pasi mënyra se si ato sillen dhe ndikojnë në jetën e Princit William dhe Princit Harry shpesh kanë pushtuar informacionin e mediave britanike.
Lëvizja e Meghan Markle për të fshirë lotët e saj teksa shihte arkivolin e Mbretëreshës duke u larguar nga Westminster Abbey ka shkaktuar një mori komentesh kryesisht negative për gruan e Princit Harry.
Në të kundërt, lëvizjet e Kate Middleton gjatë gjithë ceremonisë ishin subjekt i komenteve pozitive pasi Princesha e Uellsit zgjodhi një kombinim elegant të zi, duke zgjedhur ta bashkonte atë me një palë vathë dhe një varëse me perla të trefishtë që ishte pjesë e koleksionit të bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth.
Qentë e dashur dhe “lamtumira” nga kali i Mbretëreshës Elizabeth
Marrëdhënia e Mbretëreshës Elizabeth me qentë e sja dhe kalërimi ka qenë i njohur për shumë vite dhe kjo është arsyeja pse ata kishin një kapitull të veçantë në funeral.
Surprizën e madhe e ka bërë “Emma”, “bukuroshja e zezë” e preferuar e mbretëreshës, e cila është shfaqur në rezidencën e fundit të Elizabeth, në Kështjellën Windsor.
The Queen’s corgis, Muick and Sandy, and her personal riding horse, Emma, wait at Windsor Castle ahead of her burial. pic.twitter.com/7RU1OhlSTK
Një merimangë që u pa nga përdoruesit e mediave sociale duke ecur në shënimin e lënë nga mbreti Charles lart arkivolit bëri xhiron e rrjetit.
“Merimangën më të famshme në botë”, ka qenë komenti i një përdoruesi të rrjeteve sociale ndërsa mediat britanike nuk kanë mundur të mos komentojnë ngjarjen konkrete.
There was a spider on The Queen’s Coffin 🕷⚰️ As a spider fan, I am eleated! 😄 👍 Luckiest Spider in the world! pic.twitter.com/utZ8Tuh120
Një djalë me flokë kafe, anëtar i korit, i cili recitoi himne në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, ra në sy edhe në rrjetet sociale.
“Djali flokëkuq nga kori më vodhi zemrën me seriozitetin e tij ”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale. Të tjerë folën për një “super-yll” ndërsa kishte nga ata që flisnin për një “shfaqje teatrale”./ abcnews / KultPlus.com
Në Westminster Abbey në këto momente po mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth. Një letër është vendosur mes luleve në arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth II.
“Në kujtim të dashur dhe të përkushtuar. Charles R.”, shkruhet në të.
Lulet sipër arkivolit janë mbledhur nga pallati Buckingam dhe vendet e preferuara të mbretëreshës. Mes luleve është edhe rozmarina, lulja e preferuar e mbretëreshës. / KultPlus.com
Arkëmorti me mbretëreshën e ndjerë Elizabetha II u largua për herë të fundit nga Pallati Buckingham.
Kortezhin, për në sallën Westminster, e udhëheq Mbreti Charles III, i shoqëruar nga fëmijët William dhe Herry, si dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e uniformës ushtarake te Harry dhe princi Andrew. Arkëmorti, i cili qëndroi një natë në rezidencën kryesore të Monarkisë në Londër, po transportohet nga një karrocë të tërhequr nga kuajt.
Gjatë parakalimit një turmë e mëdha disa kilometra e gjatë nderon në heshtje dhe lot sundimtaren më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar.
Arkivoli i Mbretëreshës Elizabetha II do të qëndrojë në Westminster deri të hënën, kur mbahet dhe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit me një funeral shtetëror. / KultPlus.com
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator 2022, në moshën 96-vjeçare. Prej asaj dite, e gjithë Bitania e Madhe është në zi kombëtare, duke i bërë kështu nderimet e fundit monarkes më jetëgjatë të vendit.
Shumë liderë, si presidentët Emmanuel Macron dhe Joe Biden, dërguan ngushëllimet e tyre, ndërkohë që po mbahen dhjetëra shërbime përkujtimore dhe homazhe.
Është hartuar një plan i tërë për atë që do të ndodhë pas vdekjes së Mbretëreshës, i njohur edhe si “Operacioni Ura e Londrës”, që ka të bëjë me një listë e detajuar e procedurave dhe ngjarjeve që do të ndodhin në një periudhë prej 10 ditësh.
Siç mund të jetë vënë re, kurora skoceze qëndron e vendosur mbi arkivolin e mbretëreshës. Mediat britanike shkruajnë se kurora është më shumë se thjesht një stoli mbretërore dhe në fakt ka një qëllim specifik dhe një histori të gjatë pas saj.
Kurora e Skocisë është një nga xhevahiret më të vjetra dhe më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar. Diadema është pjesë e setit të bizhuterive Honors of Scotland, një koleksion shumë i rëndësishëm për familjen mbretërore britanike përgjatë historisë dhe ndër më të vjetrat e këtij lloji në të gjithë Britaninë. Nderimet përbëhen nga një skeptër, një shpatë dhe një kurorë, të cilat datojnë përkatësisht nga shekujt 15 dhe 16, ndërsa vetë kurora u bë për Mbretin James V dhe ishte rimodeluar në vitet që pasuan.
Siç shpjegon People, arsyeja pse Kurora e Skocisë ndodhet në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II është sepse kurora, së bashku me trashëgimitë e tjera në koleksionin në fjalë, përdoren ndonjëherë në mënyrë rituale për qëllime të veçanta. Vdekja e Mbretëreshës së Anglisë është një çështje mjaft e rëndësishme, dhe kështu kurora e Skocisë u përdor si “dekorim”./abcnews.al/ KultPlus.com