Stoli të Marie Antoinette dalin në ankand

Dy byzylykë diamanti që i përkisnin mbretëreshës franceze Marie Antoinette do të dalin në ankand në muajin nëntor, në Gjenevë, njoftoi dje shtëpia e ankandeve ‘Christie’s’.

Rrathët, të zbukuruar me 112 diamante, do të shiten së bashku në shifrën 2-4 milionë dollarë.

Ky vlerësim përfshin jo vetëm vlerën e diamanteve, por edhe faktin që blerësi do të mbajë bizhuteri që dikur i përkisnin mbretëreshës së famshme, Marie Antoinette.

Bizhuteritë historike ndërkohë mund të shiten shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar.

Në vitin 2018, një varëse perlash dhe diamanti natyror që i përkiste mbretëreshës fatkeqe franceze u vlerësua nga shtëpia e ankandit Sothebye’s në 1-2 milionë dollarë, por u shit për 36 milionë dollarë.

Vlera e diamanteve antike varion nga një deri në katër karat.

Marie Antoinette  u ekzekutua në gijotinë në Paris në tetor 1793, në moshën 37-vjeçare. / KultPlus.com