Rehabilitohet parku ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Burrel, një nga më të vjetrit në Ballkan

I konsideruar si një nga lulishtet më të vjetra në Ballkan, parku i Mbretëreshës Geraldinë në Burrel është rehabilituar tërësisht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky park i rehabilituar me fonde të qeverisë shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me rehabilitimin e parkut të Mbretëreshës Geraldinë në Burrel, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Parku “Geraldinë” është një dhuratë nga Nëna Mbretëreshë, pasi ishte dhe vendlindja e mbretit Ahmet Zogu.

Parku që nderon emrin e mbretëreshës gjendet i vendosur në pjesën veriore të qytetit të Burrelit dhe është ende një ndër parqet me bimësinë më të rrallë, jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan.

Sipërfaqja është rreth 30000 m2, ku përfshihen një Xhami dhe Pallati i Kulturës së Burrelit. /atsh/ KultPlus.com

Mbretëresha Geraldinë duke u dhënë autografe fëmijëve suedezë (FOTO)

Nga Aurenc Bebja

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 22 korrikut 1939, në ballinë, fotografinë e mbretëreshës Geraldinë duke u dhënë autografe fëmijëve suedezë, pranë Stokholmit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një autograf madhëri !

  “Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë, aktualisht në Suedi, me Mbretin Zog, u jep autografe fëmijëve të një fshati afër Stokholmit.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1939-mbreteresha-geraldine-duke-u-dhene-autografe-femijeve-suedeze-foto/

Fotografia e parë e mbretit Zog dhe Geraldinës në pallatin mbretëror sipas gazetës franceze

Nga Aurenc Bebja

“Paris-soir” ka botuar, të dielën e 12 shkurtit 1938, në faqen n°16, fotografinë e parë të mbretit Zog dhe konteshës Geraldinë, e shkrepur asokohe në pallatin mbretëror në Tiranë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Madhëria e Tij Zogu, mbret i Shqipërisë, së shpejti do të martohet me konteshën e re Geraldina Apponyi.

Kjo është fotografia e parë e të tyre, e shkrepur në pallatin mbretëror në Tiranë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/fotografia-e-pare-e-zogut-dhe-geraldines-ne-pallatin-mbreteror-sipas-gazetes-franceze-1938/.

Mbretëresha Geraldinë, gazetarit amerikanë: Djali im do të edukohet, se pari që të bëhet burrë

Nga Aurenc Bebja

“L’Œuvre” ka botuar, të shtunën e 19 gushtit 1939, në faqen n°2, intervistën e mbretëreshës Geraldinë të zhvilluar asokohe në Versajë me një zyrtar të shtypit amerikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Bisedimet e Versajës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë i tha, dje, një përfaqësuesi të shtypit amerikan, të pritur nga ajo në Versajë, se princi Skënderbe (katër muajsh), mund të rritet në Shtetet e Bashkuara.

— A do të marrë arsimimin e një princi demokratik ?

Mbretëresha u përgjigj me një ton të ashpër :

— Ai do të edukohet në mënyrë që të bëhet burrë. Dhe ai do të mësojë të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë frëngjishten dhe anglishten.

E ardhmja e princit ?

— Princi është kaq i vogël saqë ende nuk kemi bërë plane.

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pohojnë se nuk e dinin kur e morën me qira kështjellën, se ajo ishte banuar më parë nga Duka i Ëindsorit.

— Dhe cilën pjesë të kështjellës preferoni ?

— Dhomën e djalit tim – u përgjigj ajo. Mbretëresha deklaroi se shqetësimet për elegancën nuk ishin çështje dite dhe se nuk e dinte ende kur do të shkojë te shtëpitë e mëdha të modës.

… Pa mohuar se do të shkojë tek ato një ditë.

:https://www.darsiani.com/la-gazette/l-%C5%93uvre-1939-mbreteresha-geraldine-gazetarit-amerikan-ne-versaje-djali-im-do-te-edukohet-se-pari-qe-te-behet-burre/