Filmi i Tarantinos lihet pas nga ‘Mbreti Luan’

Filmi më i fundit i Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”, pati një performancë të mirë në fundjavën e parë të shfaqjes në kinematë amerikane.

Ai mblodhi 40 milionë dollarë duke lënë pas “Inglourious Basterds” të 2009 dhe “Django Unchained: në 2012. Filmi i ri, i vendosur në vitin 1969 në kohën e vrasjeve manson, ka si protagonistë Leonardo di Caprion dhe Brad Pitin.

Filmi i Tarantinos është pritur mirë edhe nga kritika me revistën “Times” që e cilëson atë si një nga më të mirët e regjisorit.

Ai është filmi i parë i Tarantinos që prodhohet jashtë kompanisë “Weinstein” ose “Miramaxit” të mëhershëm, dhe një nga më të kushtueshmit, me rreth 90 milionë dollarë të shpenzuar për të.

Por, “Mbreti Luan”, që ishte në javën e tij të dytë të shfaqjes nëpër kinema, e la prapa filmin e Tarantinos duke arritur të arkëtojë 75.5 milionë dollarë.

Risjellja në ekranin e madh e një klasiku të Disneyt të 1994, me një kast vokal që përfshin Beyonce, Donald Glover dhe aktorin britanik Chiwetel Ejiofor, ka mbledhur deri më tani 350 milionë dollarë në Amerikën veriore dhe 963 milionë dollarë në shkallë globale.

“Mbreti Luan” rikthehet në pranverën e 2019-ës

“Mbreti Luan” pritet të dalë në version të dixhitalizuar në pranverën e 2019-ës. Versioni i ri i Mbretit Luan, i publikuar për herë të parë në vitin 1994 është një ripunim me teknologjinë e fundit të grafikës dhe animacionit.

I drejtuar nga Jon Favreau, filmi është realizuar me teknika kinematografike , për t’u dhënë një dimension të ri jete personazheve të famshëm të filmit. Klasiku i Disneyt është një ndër sukseset më të mëdha në historinë e filmave vizatimorë, me një fitim prej 968.8 milionë dollarësh.

Kur u shfaq për herë të parë në sallat e kinemasë, “Lion King” fitoi një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale, e cila titullohej “Can you feel the Love tonight”, kompozuar nga Elton John Dhe Tim Rice; dhe një për kolonën zanore më të mirë, të kompozuar nga Hans Zimmer.

Gjithashtu vlen të përmenden edhe dy Grammy Awards të fituar. Albumi i kolonës zanore ka shitur më shumë se 14 milionë kopje. Në vitin 1997 versioni teatral i “Mbretit Luan” u shfaq në Broadway duke fituar 6 çmime “Toni Awards”.

Mbreti Luan është vënë në skenë në të gjithë botën dhe është përkthyer në 8 gjuhë të huaja. Nga realizimi i fundit filmik priten ende shumë surpriza./A.T.Sh./ KultPlus.com

Beyoncé konfirmon se do të luaj në filmi ‘Mbreti Luan’

Beyoncé ka konfirmuar se do të luaj në filmi ‘Mbreti Luan’, ku do ta sjellë rolin e Nala-s, shkruan KultPlus.

Pas shumë spekulimeve vetë këngëtarja e bëri publike këtë gjë përmes rrjetit të saj social Facebook.

Ikona e muzikës bashkohet me Donald Glover si Simba, Chiwetel Ejiofor si Scar dhe James Earl Jones, i cili po e rreshton rolin e tij si Mufasa.

Disney ka konfirmuar gjithashtu se do të jenë sërish këngët e filmit të vitit 1994, dhe pranon se filmi po prodhohet me shpejtësi, dhe mund të dalë verën e 2019./ KultPlus.com