Dy shkolla janë mbyllur në Vushtrri dhe po vazhdojnë mësimin onlinë pasi disa nxënës dhe mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani, në një përgjigje për Gazetën Express.
Ai tha se në shkollën fillore fillore “Ali Kelmendi” kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 nxënës dhe dy mësimdhënës, ndërsa në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” janë konfirmuar 7 nxënës dhe një mësimdhënës pozitivë me COVID-19.
“Nga raporti I testimeve për COVID-19 që kemi pranuar dje nga IKSHPK, në shkollën fillore “Ali Kelmendi” kanë rezultuar pozitivë 10 nxënës dhe dy mësimdhënës. Kurse në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” janë konfirmuar 7 nxënës dhe një mësimdhënës pozitivë me COVID-19. Task Forca komunale dje pas vlerësimit të situatës ka vendosur që këto dy shkolla të kalojnë në skenarin C që dmth mësimin ta zhvillojnë online deri në një vendim tjetër”, tha Namani. /KultPlus.com