Ministri Vitia takon gratë që fituan betejën ndaj Kancerit të Gjirit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka takuar gratë të cilat kanë fituar betejën ndaj Kancerit të Gjirit, shkruan KultPlus.

Përmes një postmi në facebook, Ministri Vitia ka thënë se gratë të cilat e fituan luftën ndaj kancerit të gjirit, janë shembull se si kontrolli i hershmën e vizitat e rregullta janë kushti i pazëvendësueshëm i fitores në këtë betejë.

Më poshtë është postimi i plotë i Ministrit Vitia në facebook:

Me gratë që fituan betejën ndaj Kancerit të Gjirit

Tetori është muaji i vetëdijësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Sot i takova gratë që ia dolën.

Ato janë shembull e dëshmi se kontrolli i hershmën e vizitat e rregullta janë kushti i pazëvendësueshëm i fitores në këtë betejë.

Prandaj ne jemi duke bërë hapa për ta fuqizuar sistemin në këto drejtime:

✅Furnizimi shumë më i madh me barna.

✅Aparatura të reja e moderne.

✅Shërbime falas të rikonstruktimit të gjirit.

Që janë vetëm disa nga hapat konkret që kemi ndërmarrë. Të tjerë do të vijojnë.

Gjatë vitit 2022 në Kosovë u regjistruan 547 raste të këtij kanceri.

Nga to 543 gra dhe 4 burra.

Çdo ditë kudo dhe me këdo duhet ta përsërisim pa rreshtur se:

“Zbulimi i hershëm, shpëton jetë!”./KultPlus.com