Bebe Rexha është një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare numëron një sërë hitesh që kanë tejkaluar pritshmëritë e saj dhe kanë marrë miliona klikime. Së fundmi, ylli nga Dibra ka tre nga këngët e saj që kanë bërë namin në botë.
“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be”, janë projektet, të cilat e kanë kthyer Bebe-n në një yll të padiskutueshëm.
“Mirë se vini në klubin e miliarderëve “Me Myself & I”. Nuk mund ta besoj sesi muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë.
Unë u jam shumë mirënjohëse. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Bebe krahas postimit në rrjetin social Instagram.
Kujtojmë që Bebe së fundmi solli dhe albumin e saj të dytë me titull “Better Mistakes”. / KultPlus.com
