Poezi nga Nerimane Kamberi
Vështirë të mësohesh të jetosh me
e vështirë të mësohesh të jetosh pa,
të jetosh me dhimbjen,
që të gërryen deri në palcë,
e që është si asnjë tjetër,
që rri aty, e strukur, deri sa të shfaqet,
në rrugë, në kafe , në klasë ,
e padurueshme,
të vë në siklet se të dalin lot, e të vjen me bërtit,
e të shikojnë , e s’të kuptojnë.
Të jetosh çdo ditë,
çdo orë, çdo minutë,
me nevojën që ta hedhësh
një shishe në det,
në këtë qytet pa det,
SOS ndihmë.
Të jetosh pa përqafimin që të mbron nga bota,
e të bën fëmijë përgjithmonë, edhe kur i ke pesëdhjetë vjet.
Të mos e sillesh më numrin e dashur: nana? “last seen a long time ago”,
e të mos frikësohesh se zëri i saj po humbet në hapësirë , pffff
Të biesh në gjumë me endrrën
që ta shohësh në ëndërr,
bie me flejt me një zbraztësi të madhe
që të përpien, nga ku nuk mund të ikesh,
fundosesh, hynë në një tunel, pa dritë e pa fund.
Zgjohesh me një qind daullë në kokë ,
daullë të shiut e të murmurimësë .
Të jetosh me friken
se po të dalin mendtë,
e ata nuk po e dinë.
Asgjë nuk është më e njejtë.
Po kujt t’ia thuash? / KultPlus.com