Ministri Çeku i frymëzuar nga medalistët e Lojrave Frankofone Kinshasa 2023: Sporti përsëri lartëson shtetin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot ka pritur në takim medalistët e Lojërave Frankofone Kinshasa 2023, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në facebook, ministri Çeku ka thënë se arritjet e sportistëve dëshmojnë punën e palodhur të sportistëve të Kosovës, duke e lartësuar shtetin përsëri.

“Sporti përsëri lartëson shtetin

Pozitivitet e frymëzim mora sot nga takimi me Shpatin, Gresën, Muhametin dhe Dardanin që na sollën 4 medalje nga Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.

Këto arritje dëshmojnë përkushtimin dhe punën e palodhur të sportistëve tanë si dhe faktin se mbështetja e fortë e qeverisë për sportin çon vërtet në rezultate të jashtëzakonshme”,  thuhet në postimin e Çekut në facebook.

Në Lojrat Frankofone Kinshasa 2023, xhudisti, Shpat Zeka ka fituar medaljen e artë ndërsa dy medalje të tjera të argjendta janë fituar nga Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, dhe një e bronztë është fituar nga  Dardan Cena./KultPlus.com