Pas kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, një tjetër shqiptare nga Kosova po shkëlqen në Xhudo. Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Dubrovnik Kroaci.
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka shkëlqyer në Kupën Evropiane. Nga katër ndeshje ajo arriti të fitojë tre prej tyre, duke mbledhur 30 pikë, më së shumti nga pesë garueset në kategorinë 63 kilogramë.
Në ndeshjen e parë ajo e mposhti xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan. E në takimin e tretë, Fazliu triumfoi përballë xhudistës sllovene Lia Ludvik, para se ta humbas meçin e fundit ndaj serbes, Tea Tintor.
Ndërsa Flaka Loxha dhe Erza Muminoviqi u vlerësuan me medalje të bronztë.
Femrat shqiptare po shkëlqejnë jo vetëm në muzikën pop, por edhe në xhudo./ KultPlus.com