‘Sot nuk ka kuptim më shtypja e aparatit, pa fotograf’

Në një vjetorin e vdekjes së fotografit Meddy Huduti, KultPlus ua sjell poezinë e Arbër Selmanit kushtuar tij:

Sot sikur më është ngulë një thikë në trup.
se,
kur vdes një fotograf, e mendoni dot
sa shkrepjet vdesin
sa fokuset, sa buzëqeshjet, sa imazhi, sa mirazhi
sa dritë e bardhë e balancuar
aty këtu ecjet, shatërvanet, kodrat, përqafimet,
fiken ditët kur ky djalë jetoi, shuhen projektet,
rrudhen fytyrat e krejt atyre që ai i akullësoi
i ndaloi, i jetësoi, i ngriu,
në krejt këto fotografi.

se dreqi ta hajë
le të bëhen këto fotografi
krejt bardhë e zi, pa pikë ngjyre
pardje e pashë për herë të fundit atë nur fytyre
çka i duhet shkëlqimi këtij qyteti,
kur në fotografi vdesin njerëzit, vdes Hana, vdes Deti
sot edhe Ahmedi.
vdesin festivalet, vdesin martesat, fejesat, ditëlindjet
pritjet
mbledhitë shoqërore në Brezovicë, kamerat, një dashuri e munguar,
shkronjat janë të tepërta, se ai djalë pati pak fjalë
por pati duar, pati jetë,
me fotografi, pa fjalë bëjeni atë epitaf,
sot nuk ka kuptim më shtypja e aparatit, pa fotograf. / KultPlus.com

Mes dhimbjes e krenarisë mbyllet FemArt 9!

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka shkruar se edicioni i nëntë i FemArt-it do të mbetet gjatë në mendjen e artistëve dhe artdashësve, jo vetëm për llojllojshmërinë e aktiviteteve artistike, por edhe për natën e fundit të këtij edicioni.

Tutje MKRS ka shkruar se, gjashtë tetori ishte një natë që kaloi mes dhimbjes e krenarisë, pikëllimit e lutjes. “Dhimbje e thellë për vdekjen e artistit, fotografit dhe mikut Meddy Huduti, dhe krenarisë e mirënjohjes për bashkëpunimin me të”.

Artistët e nderuan Meddyn dhe publikun me një paraqitje të shkëlqyer në skenën e Teatrit Kombëtar me “Cabaret Night”, derisa interpretimi i “La vie en rose” nga Zana Berisha ishte dedikim i veçantë për artistin e veçantë. Meddy u përshëndet me FemArt me një minutë heshtje, duartrokitje, e shënime në librin e kujtimeve në sallën e Teatrit Kombëtar.

Ditë më parë vdiq fotografi i njohur Ahmed (Meddy) Huduti./KultPlus.com

‘Sot nuk ka kuptim më shtypja e aparatit, pa fotograf…’

Poezi nga Arbër Selmani

Sot sikur më është ngulë një thikë në trup.
se,
kur vdes një fotograf, e mendoni dot
sa shkrepjet vdesin
sa fokuset, sa buzëqeshjet, sa imazhi, sa mirazhi
sa dritë e bardhë e balancuar
aty këtu ecjet, shatërvanet, kodrat, përqafimet,
fiken ditët kur ky djalë jetoi, shuhen projektet,
rrudhen fytyrat e krejt atyre që ai i akullësoi
i ndaloi, i jetësoi, i ngriu,
në krejt këto fotografi.

se dreqi ta hajë
le të bëhen këto fotografi
krejt bardhë e zi, pa pikë ngjyre
pardje e pashë për herë të fundit atë nur fytyre
çka i duhet shkëlqimi këtij qyteti,
kur në fotografi vdesin njerëzit, vdes Hana, vdes Deti
sot edhe Ahmedi.
vdesin festivalet, vdesin martesat, fejesat, ditëlindjet
pritjet
mbledhitë shoqërore në Brezovicë, kamerat, një dashuri e munguar,
shkronjat janë të tepërta, se ai djalë pati pak fjalë
por pati duar, pati jetë,
me fotografi, pa fjalë bëjeni atë epitaf,
sot nuk ka kuptim më shtypja e aparatit, pa fotograf. / KultPlus.com

Krijimet që la pas Meddy Huduti, ato që lanë gjurmë në artin e fotografisë

Sot, si pasojë e infektimit me koronavirus ka vdekur fotografi kosovar, Meddy Huduti, shkruan KultPlus.

Në moshë shumë të re e në kulmin e energjisë krijuese ka vdekur Meddy Huduti, fotograf që ka dokumentuar pareshtur jetën kulturore në Kosovë.

Më poshtë do të gjeni disa nga krijimet e tij të cilat lanë gjurmë në botën e fotografisë. Ato të cilat do përcjellin ndër vite kujtimet më të bukura të kapura në çast nga fotografi Huduti./ KultPlus.com

Prishtinë

Miley Cyrus, në Sunny Hill Festival

Vdes në moshë të re fotografi kosovar, Meddy Huduti

Ka ndërruar jetë fotografi i njohur kosovar, Meddy Huduti, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e tij përmes një njoftimi në Facebook.

“Gëzimi i parë i nanes biri im Ahmedi sonte na la pergjithmonë. Ne te Zotit jemi dhe Atij do ti kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me covid dhe me shtrengim gjoksi . Shkove bir Ahmed, ma la me plage zemeren time edhe per sa kam jetë. Por do te duroj se Zoti keshtu paska desht. Zoti vendosi te me sprovoj edhe me kete dhimbje qe qenka kapak i te gjitha dhimbjeve qe mund te egzistojne ne botë”, ka shkruar Huduti./KultPlus.com