Këngëtarja shqiptare me famë botërore që tashmë ka arritur suksese të mëdha, Ava Max ka dhënë intervistën e parë për mediat shqiptare, ku flet edhe shqip, përcjellë KultPlus.
Përgjatë intervistës Ava Max foli për rrënjët e saja ku tregoi se pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në SHBA, babai i saj është shqiptar me prejardhje nga Qeparoi kurse nëna nga Saranda.
Ajo kishte bërë plane që këtë vit të vizitonte Shqipërinë, mirëpo për shkak të pandemisë ajo u detyrua që ta anulonte këtë vizitë.
Këngëtarja shqiptare ka thënë që asnjëherë nuk e ka vizituar Shqipërinë, mirëpo shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Dua të vij shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhën, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë. / KultPlus.com