Princ Harry dhe Meghan në një koncert bamirësie për vaksinimin antiCOVID-19

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, do të bashkëkryesojnë një koncert bamirësie që synon rritjen e vaksinimit kundër COVID-19 në të gjithë botën, i quajtur “Vax Live”, në të cilin do të marrin pjesë edhe bashkëshortët Biden, sipas organizatorëve të ngjarjes.

“Vax Live: Koncerti për të ribashkuar botën”, do të regjistrohet paraprakisht në një stadium në Los Anxhelos më 2 maj dhe do të ketë si publik kujdestarët dhe personelin në frontin e parë të luftës kundër COVID-19, të gjithë të vaksinuar.

Performanca, që bashkon artistë të tillë si Jennifer Lopez, J. Balvin, Eddie Vedder dhe HER, do të transmetohet më 8 maj në kanale të ndryshme televizive në botë, si edhe në YouTube.

Përveç presidentit Joe Biden dhe bashkëshortes së tij, Jill, do të jenë  të pranishëm presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, që gjithashtu do të bëjnë një ndërhyrje”, theksoi OJQ-ja “Global Citizen” në njoftimin e saj për shtyp.

Kjo iniciativë synon të mbledhë fonde për të financuar blerjen e vaksinave dhe t’u kërkojë qeverive të G7-s, që përfaqëson ekonomitë kryesore të planetit, të ndajnë dozat e tepërta me ata me më pak fat.

OJQ-ja, gjithashtu, dëshiron që kompanitë farmaceutike të ofrojnë “vaksina me çmim të kostos”.

“Gjatë vitit të kaluar bota jonë ka pësuar dhimbje, humbje dhe ne kemi luftuar së bashku. Tani ne duhet të ngrihemi dhe të shërohemi së bashku”, thanë Harry dhe Meghan në një deklaratë.

“Ne nuk mund të lëmë askënd në rrugë. Ne duhet të përfitojmë të gjithë, të gjithë duhet të jemi më të sigurt kur të gjithë, kudo, kanë mundësi të përdorin vaksinën. Ne duhet të përpiqemi të kemi një shpërndarje të drejtë të vaksinës dhe kështu të rivendosim besimin tonë në njerëzim”, vazhdon çifti princëror./ atsh/ KultPlus.com

Me 5 gusht do të ribotohet libri biografik i Meghan dhe Harry

Libri i shumëpërfolur për Princ Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan, do të dalë me 5 gusht.

Sipas ‘The Sunday Times’, janë shtuar disa kapituj dhe tani është gati për t’u publikuar.

Zbulohet arsyeja pse Harry dhe Meghan hoqën dorë nga familja mbretërore -  Vizion Plus

Në këta kapituj janë shtuar intervista e Sussexes me Oprah Winfrey, duke thënë Meghan se kishte planifikuar vetëvrasjen dhe po ashtu edhe vdekja e Princit Philip./KultPlus.com

Zbulohet arsyeja e largimit të Meghan dhe Harry nga familja mbretërore –  Lapsi.al

Meghan, dukesha e Sussexit, shpallet influencuesja më e fuqishme e modës e vitit 2019

Meghan, Dukesha e Sussexit, e ka mposhtur Kylie Jennerin duke e kryesuar listën e 10 influencuesve më të fuqishëm të famshëm të modës të vitit 2019.

Ish-aktorja e “Suits”, e cila u martua me princin Harry vitin e kaluar, e kryesoi listën e përpiluar nga vegla për blerje online “Lyst”, bazuar në të dhënat përfshirë shitjet, shikimet e faqeve, mbulimin e mediave globale dhe përmendjet në mediat sociale për të gjeneruar gjetje për trendët më të mëdhenj të këtij viti.

Pasi që e publikoi koleksionin e saj debutues të modës në bashkëpunim me Smart Works, një organizatë kjo e cila i ndihmon femrat e papuna që ta rifitojnë vetëbesimin e nevojshëm për të pasur sukses në intervistat e punës, dhe pas redaktimit mysafir të edicionit të shtatorit (19) të “Vogue” britanik, Meghan e largoi manjaten e grimit Kylie nga vendi i parë duke e dërguar në vendin e katërt.

Ylli i “Call Me By Your Name”, Timothee Chalamet, u rendit në vendin e dytë, ndërsa Zendaya u rendit në vendin e tretë. Në vendin e katërt ishte sensacioni adoleshent i muzikës pop, Billie Eilish, ndërsa Cardi B rrëshqiti nga vendi i katërt vitin e kaluar për ta përmbyllur top pesëshen. Koha.net / KultPlus.com