Mehdi FRASHËRI (1872–1963):
KU ËSHTË SHPATA ATJE ËSHTË FEJA
“Në ditët e Skënderbeut pushtimi turk-osmanllinj u kundërshtua rreptësisht prej shqiptarve, saqë këto luftra formojnë me të vërtetë epopenë e kombit, epope të cilën i pavdekuri Naim Frashëri e ka kënduar në vjersha të paimitueshme në veprën e famshme të tij “Skënderbeu”. Kjo vepër, kur u paraqit për herën e parë në kongresin e orientalistëve, albanologu i famshëm Emil Benloew në ligjeratën e vet shqiptoi këto fjalë: Më në fund edhe shqiptarët kanë Iliadën e tyre.
Këto luftra të rrepta të Kastriotit kundër osmanllinjve bëheshin në emrin e krishtërimit, ishin një mbrojtje madhështore edhe heroike e qytetërimit evropian, kundër barbarizmës aziatike, prandaj fytyra e Skënderbeut ka një ngjyrë të përbotshme, sepse u zgjatën 25 vjet pareshtur. Në këto luftëra heroike për shqiptarët, kombi i ynë, nga vrasjet, djegjet, rrënimet, edhe mërgimet në vendet e huaja humbi 1/3 e popullsisë edhe më në fund u bind se Perëndia e pushtonjësit ishte më e fortë edhe sipas një fjale së vjetër shqiptare “Ku është shpata atje është feja”, morën besën e tij.”
(Agim Morina / Facebook)