Hamami i Gazi Mehmed Pashës në fazën e fundit restauruese

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur faza e fundit restauruese e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës, në Prizren.

Ministri Çeku po ashtu ka thënë se gjatë kësaj faze do të finalizohet restaurimi i brendshëm, rregullohet hapësira e jashtme dhe detajet e fundit të mbetura.

“Punët e suksesshme në trashëgimi janë jetike për ruajtjen dhe promovimin e identitetit tonë kulturor”, ka thënë Ministri Çeku./ KultPlus.com

Bëhet inaugurimi i punimeve të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës

Mbrëmë, në Prizren u bë inaugurimi i punimeve të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

Hamami u hap për komunitetin në një aktivitet që bëri bashkë qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve, organizatave e shoqërisë civile.

Minitri Çeku në fjalën e tij foli për rëndësinë e investimeve në trashëgimi kulturore që po bëhen nga Ministria e Kulturës, gjithashtu për profesionalizmin e punimeve të deritanishme në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

Fjalën e mori po ashtu drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha që njoftoi të pranishmit për fazën e fundit të punimeve në Hamam dhe punët e bëra deri tani./KultPlus.com