Dua Lipa u lodh me njerëzit që mendonin se ajo nuk na jep asgjë. Në kopertinën e saj për Rolling Stone, këngëtarja foli për memet virale të kërcimeve në 2018-n.
Meme origjinale nisi kur Dua performoi “New Rules” në BRIT Awards 2018. Në YouTube, dikush shkroi: “E dua mungesën e energjisë së saj; jepi vajzë, mos na jep asgjë!”
Fjalia e fundit – në anglisht “go girl, give us nothing” – u postua shumë në Twitter dhe menjehërë njerëzit nisën të postonin video të kërcimeve të Duas dhe talleshin me lëvizjet e saj.
“Ishte vërtet e dhimbshme, sepse më në fund mund të bëja diçka që më pëlqen ta bëj dhe thjesht nuk mund ta bëja siç duhet,” tha ajo.
Dua vuri në dukje se asokohe ishte e ngarkuar dhe nuk kishte kohë që të sigurohej që lëvizjet e kërcimit ishin të duhurat. “Lëvizja nëpër botë. Shumë promo, shumë prova, shumë gjithçka dhe pa pasur kohë për të përsosur asgjë,” theksoi ajo.
Sidoqoftë, Dua hyri në epokën e albumit “Future Nostalgia” në 2019-n dhe i dha vëmendje koreorgrafive të veçanta ku shfaqi gjithë talentin e saj.
“Ajo shkoi nga ‘go girl, give us nothing’ te një nga perfomancat më të mira në Grammy. Kjo është rritje artistike,” është tashmë komenti më i pëlqyer në videon ku dikur njerëzit talleshin me Duan.
Ja dhe performanca fantastike në Grammy. / KultPlus.com