Kori “Siparantum” është ftuar të marrë pjesë në festën e fundvitit me Wiener Singakademie në koncertet e Wiener Konzherthaus, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur dirigjenti Memli Kelmendi, i cili ka thënë se kjo është një ëndërr që po bëhet realitet.
Postimi i plotë:
“Të dashur miq, Po e ndajmë një lajm të rëndësishëm për kulturën e muzikës korale, një ngjarje e madhe historike për ne dhe jo vetëm. Kori Siparantum është ftuar të marrë pjesë në festën e fundvitit me Wiener Singakademie në koncertet e Wiener Konzerthaus. Koristët do të ngjiten në skenë së bashku me Orkestren Simfonike të Vienës dhe Korin Wiener Singakademie. Performanca tradicionale e Simfonisë së 9-të të Beethoven-it (në d-mol, e kompozuar në mes 1822-1824) është pjesë e festave të Vitit të Ri në Wiener Konzerthaus për 26 vjet. Këtë vit, kënaqësia jonë është e dyfishtë, pasi Kori Siparantum do të jetë pjesë e këtyre koncerteve. Koncertet do të drejtohen nga Omer Meir Wellber dhe janë planifikuar për datat 30 dhe 31 dhjetor 2023, si dhe 1 janar 2024, në orën 19:00. Përveç kësaj, me datë 29 Dhjetor në ora 20:00 Kori Siparantum do të këtë koncertin në Votivkirche, Wien, që ndryshe nga ky vend kanë dalur shumë vepra të kompozitorit të madh Anton Bruckner; Locus iste dhe shumë të tjera. Organo historike në Kishën Votive u ndërtua në 1878 nga kompania e njohur e ndërtimit të organeve E. F. Walcker dhe u inspektua nga Anton Bruckner. Hyrja në koncertin tonë është pa pagesë. Një ëndërr që po bëhet realitet!”, shkruan Kelmendi. /KultPlus.com
Dirigjenti Memli Kelmendi është përzgjedhur pjesë e Këshillit Drejtues të Rrjetit Botëror të Dirigjimit Koral (World Choral Conducting Network -WCCN) dhe një nga anëtarët themelues, poashtu, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kelmendi, i cili tha se është një lajm shumë i mirë për të dhe Kosovën.
“Muzika korale formon një lidhje, duke krijuar kanale të reja për komunitetin ndërkombëtar dhe përpjekjet bashkëpunuese”, thotë mes tjerash ai.
Kelmendi me Korin “Siparantum” kanë arritur shumë suksese ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. / KultPlus.com
Kori “Siparantum” do të marr pjesë në “Grand Prix of Nations” në Suedi, shkruan KultPlus.
Kompozitori Memli Kelmendi u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses të Korit “Siparantum”.
Postimi i plotë:
“Jashtëzakonisht të lumtur që Kori Siparantum do të përfaqëson shtetin tonë në Grand Prix Of Nations, Suedi 2023.
Në këtë konkurs marrin pjesë vetëm koret që gëzojnë një reputacion të shkëlqyer, kanë eksperiencë të pasur, dhe që kanë dëshmuar sukseset e tyre në garat e nivelit më të lartë.
Ky është niveli më i lartë artistik në të cilin Kori Siparantum do të marrë pjesë”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com
Kori “Siparantum” është kori që po shënon shumë suksese në gara të ndryshme botërore, e një garë prestigjioze tashmë ka hapë dyert për këtë kor, shkruan KultPlus.
Për këtë pjesëmarrje ka njoftuar Memli Kelmendi, dirigjenti i këtij kori, i cili ka njoftuar se kjo garë do të mbahet në Suedi.
Më poashtë e keni njoftimin e plotë të Memli Kelmendit.
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju arritjen tonë të fundit. Kori Siparantum do të përfaqësojë shtetin tonë, Kosovën, në garën prestigjioze Grand Prix of Nations në kategorinë “Koret e të rriturve” gjatë Lojërave të 5-ta të Korit Evropian dhe Grand Prix të Kombeve në Norrköping, Suedi.
Kori ynë është më i përgatitur se kurrë për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme korale. Edhe një herë pas vitit 2019 Lojërat e Korit Evropian dhe Çmimi i Madh i Kombeve, shpesh të referuara si versioni kontinental i Lojërave Botërore të Korit – Lojërat Olimpike të Muzikës Korale , do të ndodhë në Suedinë e bukur.
Falenderojmë nga zemra të gjithë donatorët dhe mbështetësit tanë që kanë luajtur një rol vendimtar në realizimin e kësaj.”/ KultPlus.com
Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, sonte do të bëjë hapjen e sezonit 2023/2024 në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.
Në këtë koncert do të prezantohet një repertor mbresëlënës duke përfshirë veprat e kompozitorëve të njohur si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, dhe shumë të tjerë!
Kori i Filharmonisë së Kosovës në njoftimin e tyre kanë premtuar që në këtë mbrëmje do iu shpie një udhëtim të paharrueshëm muzikor.
Koncerti mbahet sonte, 12.09.2023, ora 20:00 në Kishën Katolike “Shën Ndou” – Prishtinë. / KultPlus.com
Kori i Filharmonisë së Kosovës është duke u bërë gati për koncertin vjeshtor, koncert që do të mbahet më 12 shtator, në Kishën Katolike “Shën Ndou”, shkruan KultPlus.
Koncerti që do të nisë në ora 20:00 që do të prezantihet nën dirigjimin e dirigjentit Memli Kelmendit do të përfshijë vepra të njohura të kompozitorëve si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams…/ KultPlus.com
Nën drejtimin e Memli Kelmendit, koncertin hapës të sezonit 2023/2024 Kori i Filarmonisë së Kosovësdo ta mbajë më 12 shtator, shkruan KultPlus.
Eventi i parë për sezonin e ri do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.
Kori i Filharmonisë përmes një postimi në “Facebook”, njofton se do të ketë një repertor mbresëlënës, duke përfshirë veprat e kompozitorëve të njohur si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, dhe shumë të tjerë.
Hyrja për këtë koncert do të jetë falas. /KultPlus.com
“Echoes of Future” është albumi i parë i fëmijëve të korit Siparantum, i cili do të lansohet sot, shkruan KultPlus.
Albumi përmban 16 këngë të bukura, vepra të kompozitorëve të njohur si Mia Makaroff, Musa Piperku, Pranvera Badivuku, Selami Kolonja, dhe këngë origjinale të kompozuara posaçërisht për këtë projekt nga Memli Kelmendi.
Këtë e bëri të ditur, Drejtori Artistik i korit Siparantum, Memli Kelmendi përmes një postimi në Facebook i cili e konsideroi lansimin e këtij albumi si diçka shumë të rëndësishme dhe si një pasuri kulturore të vendit tonë.
“Ky projekt është një hap i rëndësishëm për Korin Siparantum. Besojmë se ky album do të ndihmojë në motivimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në muzikën korale, e cila është një pasuri kulturore që duhet të ruhet dhe përhapet”, theksoi Kelmendi.
Për realizimin e këtij projekti të fëmijëve të këtij kori, Kelmendi, falënderoi Ambasadën Amerikane të Zvicrës dhe SDC.
“Dëshirojmë të falënderojmë Embassy of Switzerland in Kosovo dhe SDC për mbështetjen e tyre të pafund. Pa ndihmën e tyre, ky projekt nuk do të ishte i mundur të realizohej”, përfundoi Kelmendi.
Këngët e albumit “Echoes of Future” mund të gjenden online përmes linkut:
Kori Siparantum po vazhdon të shënojë sukses të madh në gara të ndryshme botërore, ku edhe në pjesëmarrjen e fundit në Republikën e Koresë ku po mbahen World Choir Games, janë shpërblyer me dy medalje të arta, shkruan KultPlus.
Për këtë sukses të radhës kanë njoftuar nga faqja zyrtare e këtij kori, dhe postimin e plotë të këtij kori e gjeni më poshtë.
Miq të dashur,
Ju njoftojmë se Kori Siparantum sot fitoi dy medale të arta në World Choir Games në Republikën e Koresë. Në kategoritë “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”, ne shfaqëm performancë të jashtëzakonshme dhe u vlerësuam me medale të merituara.
Ky sukses tregon potencialin tonë të madh dhe përkushtimin e anëtarëve të korit. Jemi tejet të lumtur për këtë sukses, dhe krenarë që përfaqësuam Kosovën në këtë garë prestigjioze.
Faleminderit për gjithë ju që mbështetni rrugëton tonë drejt suksesit./ KultPlus.com
Këngët me motive shqiptare dhuruan shumë emocione për audiencën berlineze. Performanca e Korit Siparantum nga Peja në Filharmoninë e Berlinit, përmes koncertit “Nga Bjeshkët”, kaloi nëpër zhanre të shumta.
Ata performuan laramani vepra të periudhave të ndryshme solistike, që nga muzika e renesancës deri tek muzika bashkëkohore, përfshi vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë.
Koncerti u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe CHORALSPACE – International Academy for Choral Arts në prag të festimit të përvjetorit të 15-të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Kompozitori Memli Kelmendi, njofton se sot, Kori Siparantum do të ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë, Berlin Philharmonie, shkruan KultPlus.
Filharmonia e Berlinit i përkushton për herë të parë një koncert të plotë muzikës nga Kosova, me korin Siparantum.
“Na ndajnë vetëm pak orë nga performanca jonë e radhës në Filharmonikën e Berlinit. Jam shumë i emocionuar që sot do të drejtoj dy vepra me shtatë kore të tjera pjesëmarrëse; do të këndojnë mbi 150 këngëtarë; “Mirëmbrama”, nga Lorenc Antoni, dhe kompozimi im “Ater Umbra” për bariton solo dhe kor miks (që do të interpretohet nga Shaban Behramaj.) Çfarë eksperience!
Të lumtur që koristët tanë (Kori Siparantum), gjatë qëndrimit të tyre në Berlin, kanë marrë përvoja fantastike nga dirigjentë fantastikë; Mihály Zeke, Boryana Velichkova, Sofia Gioldasi, Oliver Rudin dhe Ron Gang”, thuhet në postimin e tij. / KultPlus.com
“Kori nuk është thjesht një hobi apo aktivitet pas shkollës, është një mënyrë jetese”, thotë një shprehje. Një gjë e tillë shihet edhe në performancat magjike të korit “Siparantum”, të cilët u rikthyen në DAM Festival, aty ku edhe filluan rrugëtimin e tyre, për të dëshmuar se madhështia vjen nga fillimet e vogla. Pas pushtimit të skenave më të njohura botërore, “Siparantum” në krye me Memli Kelmendin, vazhdoi në mënyrë unike afirmuese të ndezë shqisat dhe të qetësojë nervat e njerëzve të pranishëm në kishën “Shën Ndou” të mbushur plot, të cilët brohoritën në mënyrë spektakolare për njërin ndër koret më të suksesshëm në Kosovë dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.
Mes shumë sfidave, DAM Festival e përmbylli edicionin e 17-të duke ofruar një programacion të pasur dhe gjithashtu edhe rikthimin e korit “Siparantum”.
Për të folur më shumë rreth asaj se çfarë kaluan gjatë këtij edicioni, organizatorja Rreze Kryeziu, tha për KultPlus se mungesa e një salle të duhur për të shtrirë në mënyrë të duhur performancat e tyre, po i përcjellë ata vit pas viti.
“Secili edicion i ka padyshim të mirat e veta, sepse në të kundërtën nuk do ta realizonim, por padyshim këtu përfshihen edhe sfidat. Ne vazhdojmë në edicionin e 17-të me radhë që të kemi mungesë të kushteve elementare, sikurse që është mungesa e një salle përkatëse dhe jo më kot është evidentuar edhe lëvizja e koncerteve prej një salle në sallën tjetër. DAM-i në edicionet e kaluara i ka realizuar sepse kemi pasur qëllim që të eksplorojmë hapësirat e ndryshme në mënyrë që të realizojmë koncertet tona, por kësaj radhe ky nuk ka qenë qëllimi pasi ka munguar një sallë përkatëse”, tha Kryeziu duke falënderuar edhe një herë tjetër të gjitha institucionet të cilat kanë ndihmuar në realizimin e këtij koncerti.
E pyetur në rikthimin e korit “Siparantum”, Kryeziu thotë se e tërë shoqëria e pret me entuziazëm rikthimin e tyre. “Kjo është evidentuar edhe sot, kur pyetëm publikun pas shfaqjes dhe gjithashtu edhe i kërkuam falje për temperatura të larta, thanë se nuk e kanë vërejtur një gjë të tillë pasi ata morën një freski shpirtërore nga performancat e korit”.
Në anën tjetër, kompozitori Memli Kelmendi tha për KultPlus se është shumë i kënaqur që janë rikthyer në përmbylljen e edicionit të 17-të, por kjo nuk do të thotë se do të përmbyllet edhe rrugëtimi i korit “Siparantum”.
“Rrugëtimi jonë besoj edhe duhet të jetë më i gjatë edhe pas nesh, kjo pasi muzika gjithmonë mbijeton. Ne sot kemi shpalosur një program kolosal dhe kemi shpalosur suksesin e festivalve që kemi përmendur disa herë. Veprat të cilat kemi qenë pjesëmarrës në skenat më të njohura botërore. Publiku mendoj që ka pasur rastin të përcjellë dhe të shijojë disa prej pikave të cilat ne i kemi interpretuar në festivale të ndryshme, e sonte i kemi paraqitur përpara publikut të Prishtinës. Një energji ndryshe, na ka munguar kjo atmosferë. Ne u rikthyem në Prishtinë pas dy viteve dhe të them të drejtën më ka marrë malli shumë dhe sonte jam ndjerë tamon si pjesë e shtëpisë sime. Dua të falënderoj Dardanin, Rrezen dhe gjithë stafin e Festivalit DAM për ftesën edhe për organizimin e tyre fantastik që kjo mbrëmje të jetë në shpirtin e secilit prej audiencës”, tha Kelmendi.
Veçantia e jashtëzakonshme e korit “Siparantum”
“Të gjithë njerëzit në korin “Siparantum” janë vullnetarë, edhe unë jam vullnetar edhe Agroni gjithashtu. As kryetari i korit nuk paguhemi për punën që e bëjmë. Shpërblimi më i madhi, pagesa më e madhe që ne e kemi është suksesi të cilin ia kemi sjellë vendit tonë, mendoj që kjo gjë nuk mund të blehet me pare. Do të thotë, mendoj që shpesh herë puna kur bëhet me pare është ndryshe, ajo punë që bëhet vullnetare dhe bëhët me shpirt, jehon ndryshe. Ne jemi duke e bërë punën me shpirt dhe jemi shumë të etur dhe e shohim se sa e nevojshme është prezantimi i kulturës dhe vendit tonë ndërkombëtarisht. Prandaj, këtë atmosferë po ia japim edhe vendit tonë”, tha ai, duke njoftuar se kori “Siparantum” ka ftesa të shumta, madje i ka të siguruar ftesat deri në vitin 2025.
Në shtator dhe tetor, kori “Siparantum”, siç njofton Kelmendi, do të paraqitet në dy skena të njohura të botës, derisa për shkak të konfidencialitetit nuk mundi të zbulojë diçka konkrete.
Pianisti kosovar, Agron Shujaku, i cili ka një bashkëpunim të ngushtë me korin “Siparantum”, tha për KultPlus se ky është festivali më i veçantë i korit ndonjëherë.
“Bashkëpunimi im me Memlin ka filluar në vitin 2019 kur kemi pasur një koncert dhe unë kam qenë një mysafir i ftuar në një pikë dhe që nga atëherë kemi qenë të pandashëm. Unë mendoj që kemi mbajtur koncerte shumë, por ky ka qenë më i miri që e kemi bërë, ndoshta sepse ka qenë edhe një finalizim i punës. Disa prej veprave i kemi performuar edhe nëpër Evropë dhe ato janë pjekur e janë ngritur çdo herë më mirë e më mirë, ky koncert ka qenë kulminacioni i kësaj pune, sidomos punës dy vjeçare prej pandemisë e deri në ditët e sotme”, tha Shujaku, duke shtuar pjesën se kori “Siparantum” është në një prej 6 koreve më kontribuese të këtij viti.
Baritoni Shaban Behramaj, korist dhe njëherish edhe solist i mbrëmjes, ka thënë për KultPlus se përveç tjerash, fakti që pas një mori koncertesh jashtë vendit, garave e fitoreve, kthimi në Kosovë ka një përgjegjësi më të madhe.
“Njerëzit janë mësuar të të shohin duke fituar nëpër gara të ndryshme, prandaj përgjegjësia tek ne është rritur dhe për këtë aryse kemi ardhur me këtë koncert siç ishte sonte. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që përveç si korist, në skenën e Filharmonisë së Berlinit, kam performuar edhe veprën e Memli Kelmendit si solist, kjo gjë më ka nderuar dhe jam shumë i lumtur që e interpretova edhe sonte këtu. Duartrokitjet kanë qenë të jashtëzakonshme, ngrohtësia e publikut shumë e madhe dhe pritja e tyre gjithashtu shumë e madhe, e për këtë gjë jam shumë falënderues”, tha ai.
Përmes tingujve të lavdishëm nga të gjithë anëtarët e korit, u shpreh edhe muzika si emocion, për të treguar edhe një herë fuqinë dhe madhështinë e një orkestre botërore. /KultPlus.com
Nga 3 korriku 2022 kanë mbetur saktësisht edhe një vit derisa Lojërat e 12-ta Botërore të Korit Gangneung 2023 të hapen në qytetin pritës të Koresë së Jugut Gangneung.
Kjo ngjarje nuk do të festohet vetëm në vetë qytetin pritës, por edhe ndërkombëtarisht me disa evente online, si dhe me një ofertë speciale dhe surpriza për të gjitha koret në mbarë botën që mezi presin më të takohen më në fund në ndërkombëtarin më të madh në botë.
Edhe kompozitori nga Kosova, Memli Kelmendi, do të jetë pjesë e një eventi online që do të mbahet nesër.
“Jam shumë i lumtur që puna ime po vlerësohet ndërkombëtarisht. Jam shumë i lumtur që jam ndër dirigjentët më të famshëm në botë. Këtë herë do të jemi me Korin Siparantum dhe me kontributin e madh të 6 koreve më të mira nga e gjithë bota. Mos e humbisni mundësinë për të ndjekur koncertin nesër 3 korrik 2022, ora 14:00 (CEST): “Këngëtarët e Paqes Botërore ” – Koncert i Paqes (Ngjarje Ndërkombëtare Online). Faleminderit Fred Sjöberg, Drejtor Artistik i INTERKULTUR dhe Zëvendës President i Këshillit Botëror të Korit. Dr. Michael Barrett-Berg (Afrika e Jugut), Maria Guinand (Venezuela), Memli Kelmendi (Kosovë), Dr. Maria-Emma Meligopoulou (Greqi), Brady Allred (SHBA), Dr. Ryan Goessl (SHBA/Republika e Koresë) dhe Romāns Vanags (Letoni) kanë marrë pjesë në këtë projekt me koret e tyre, duke aranzhuar këngë dhe video të bukura”, thuhet në njoftimin e tij. /KultPlus.com
Kori Siparantum është duke bërë përgatitjet e fundit për koncertin e nesërm që shënon 5 vjetorin e themelimit të korit. Një rrugëtim i gjatë me plotë sfida dhe suskese. Përgjatë këtyre viteve Kori Siparantum ka shënuar suksese të shumëta duke qënë pjesëmarrës në festivale të ndryshme evorpiane, duke i sjellur vendit tonë suksese dhe shpërblime të shumëta . Fitness i Pllakës së artë në “The Golden Lime of Tuhelj”, Kroaci; Fitness i kategorisë “Musica Contemporanea” në “World Choir Games 2021” dhe fitues i Diplomës së artë; fitues i kategorisë G dhe kategorisë më të vështirë (Kategoria Pennant). Kori Siparantum së fundmi ka përformuar në sallën më të më të njohur, me akustikën të mirë në botë “Berlin Philharmonie” e cila konsiderohet ëndërr e çdo artisti.
“Janë 5 vite punë, sakrificë dhe përkushtim maskimal. Do të thoja që ne kemi bërë një punë shumë të mirë pa u ndalur asnjëherë, ndonëse të gjithë ne funksionojmë mbi bazë vullnetare. Nuk e do të besoja që brenda një periudhe kaq të shkurtër ne do të prekim gjitha këto suksese. Kjo tregon rëndësinë e punës që ne bëjmë si shoqëri. Të gjithë ata që duan të shohin nga afër punën tonë, këtë mundësi do të kenë në koncertin e nesërm, program të cilin e konsideroj si njëri prej më të mirave deri më tani”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i Korit Siparantum.
Koncerti do të mbahet, nesër e shtunë me 18 qershor në Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë në ora 20:00./ KultPlus.com
Një punë ekipore dhe patjetër e ndërsjellë, mes dirigjentëve dhe muzikantëve që e ndjekin atë, e ka arritur me sukses kori “Siparantum” i drejtuar nga dirigjenti Memli Kelmendi. Edhe pse arti i dirigjimit ekziston prej shekujsh, në Kosovë nuk vlerësohet dhe diskutohet për të sa duhet. Dirigjimi përpos përgjegjësisë fillimisht, është një punë që në radhë të parë kërkon besim, inteligjencë dhe aftësi të shkëlqyera si njerëzore ashtu edhe muzikore. Kosova është ngritur në majat më të larta në botë sa i përket muzikës klasike përmes korit “Siparantum”, të udhëhequr nga Kelmendi, shkruan KultPlus.
Dirigjenti Memli Kelmendi ka arritur që të korr suksese të mëdha me korin që ai udhëheq dhe realisht, suksesi ishte gjëja për të cilën ai kishte punuar më së shumti.
I rritur në një familje muzikantësh, Kelmendi rrëfen për KultPlus se muzikën e ka të trashëguar nga babai i tij, Xhevat Kelmendi (kantautor), i cili mes tjerash ishte edhe kritiku më i madh në këtë fushë, derisa ai flet edhe për jetën e tij në fëmijëri, studimet në fushën e muzikës, punën e tij të parë, puna si një profesor dhe sukseset e jashtëzakonshme që ka arritur.
KultPlus: Memli, ju jeni një dirigjent i suksesshëm, i pëlqyer nga publiku dhe keni fituar çmime të shumta, a do të thotë kjo se edhe në kohën e fëmijerisë jeni shquar për muzikë?
Memli Kelmendi: Muzikën e kam trashëgim nga babai im, Xhevat Kelmendi (kantautor). Me muzikë jam rritur, babai im ka qenë çdoherë kritikuesi më i madh (në kuptimin pozitiv). Daja im i ndjerë, Refik Çakolli ka qenë këngëtar poashtu. Si fëmijë kam qenë pjesëmarrës në festivale të ndryshme, kjo ka bërë që unë të vazhdoj pikërisht muzikën. Dashuria për muzikën lindi që nga fëmijëria.
KultPlus: Cili mendoni se ka qenë momenti kyç kur ju keni filluar që të merreni me muzikë dhe realisht edhe ta studioni si lemi?
Memli Kelmendi:Siç e potencova më lartë, unë që në fëmijëri jam rritur nën ndikimin e muzikës së së bukur shqipe, serenatave korçare, këngëve arbëreshe, muzikës së lehtë. Muzikën klasike e kam pelqyer dhe kjo është dëgjuar në shtëpinë tonë, ndonëse në familjen time askush nuk ka studiuar për muzikën klasike. Regjistrova fakultetin e muzikës dhe muzika gjithnjë e më shumë bëhej pjesë e jetës.
KultPlus: A janë sfiduese studimet në fushën e muzikës?
Memli Kelmendi: Mendoj që po, veçanërisht këtu në vendin tonë. Kur isha student mendoja krejtësisht ndryshe, sot sigurisht që mendoj edhe më ndryshe. Ndoshta përvoja e ka bërë të veten apo kontakti me njerëz të fushës profesionale. Unë shpesh bisedoj me nxënësit apo me studentët për tema të tilla dhe të ndryshme të cilat lidhen me sfidat studimore. Pavarësisht jetës studentore, ne duhet të kërkojmë rrugë, rrugë të cilat na shpien drejt suksesit. Ato janë të shumëta!
KultPlus: Kur keni diplomuar, në atë kohë Kosova ishte e re si shtet dhe realisht mundësitë që të kyceshit në punë ishin më ndryshe. Kur dhe ku keni filluar punën tuaj të parë?
Memli Kelmendi:Pasi përfundova fakultetin, unë u punësova në Shkollën e mesme të muzikës “Halit Kasapolli” (2010) në Pejë. Në fillim ligjërova lëndët Teknologji muzikore dhe Lexim partiturave pastaj më vonë më është dhënë këndimi koral. Natyrisht që 12 vite më parë kishte më pak të diplomuar prandaj mundësia e punësimit ishte më afër.
KultPlus: Ka vite që tanimë po udhëhiqni korin “Siparantum”, por si ka qenë karriera juaj përpara këtij kori, çfarë keni bërë në profesion konkretisht?
Memli Kelmendi: Kori i shkollës së mesme të muzikës “Halit Kasapolli” ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e muzikës korale në Pejë. Janë mbajtur 7 edicione të muzikës korale, koncerte me vepra stilistike të periudhave të ndryshme, që nga renesanca deri tek muzika bashkëkohore. Çdo herë kam qenë insistues në përzgjedhjen e repertorit, stileve të ndryshme të repertorit koral botëror. Në vitin 2014 u nis një iniciativë vulletare në formimin e korit “Peja” (2014) , një frymë e re artistike për qytetin e Pejës. Me përkrahjen e Qendres Rinore “Atë Lorenc Mazreku” dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, menjëherë kori bëri lëvizjen e parë duke prekuar “Basilica di San Marco” Venecia, që ndryshe njihet si Pasuria e Njerëzimit, pastaj një koncert tjetër në “Mestre” dhe “San Lio” në Venezia. Në vitin 2017, u formua Kori Siparantum, gjithnjë duke u bazar në formë vullnetare me ide të promovimit të kulturës dhe muzikës korale shqiptare në vende të ndryshme të botës. Ide e cila rezultoi me shumë sukses.
KultPlus: A mund të na tregoni ndonjë rast vështirësie ose veçantie qe lidhet me punen tuaj si dirigjent? Njerëzit që merren me muzikë në Kosove kryesisht përballen me situata të vështira, a ju ka ndodhur juve që të përballeni me ndonjë situatë të veshtire ose diçka të ngjashme?
Memli Kelmendi: Hmmm, vështirëssitë janë të ndryshme, të natyrave të ndryshme. Profesioni i dirigjentit në vendin tonë është vërtetë i vështirë. Kërkon punë, sakrificë dhe sigurisht që është sfiduese. Kushtet dhe rrethanat që ne rrethohemi si shoqëri, sigurisht që është vështirë. Nganjëherë është më vështirë të dëpërtosh këtu (në Kosovë) se kudo tjetër në botë. Puna është se ne jetojmë të rrethuar me gjëra të vogla ndërsa bota është vërtetë e madhe. Sigurisht që ballafaqohem me sfida të ndryshme. Fokusi im/ynë është që duke e ditur që ky profesion kërkon përkushtim dhe sfidë, ne duhet punuar maksimalisht pavarësisht problemeve të cilat mund të paraqiten gjatë rrugëtimit me qëllim të promovimit, zhvillimit të kulturës sonë në vende të ndryshme të Evropës. E përmenda më lartë, jeta e artistit në Kosovë është vërtetë e vështirë. Duhet punuar disa punë, disa projekte për të bërë një jetë solide. Mbi të gjitha rëndësi ka që shpirtësisht jeta e artistit është e pasur, me ide për të sjell dicka të bukur për shoqërinë tonë.
KultPlus: Ju keni arritur që të fitoni shumë çmime nëpër festivale të ndryshme nëpër Evropë dhe jo vetëm, a keni menduar se do ta arrini gjithe këtë sukses ndonjë ditë?
Memli Kelmendi: Me punë, sakrificë dhe përkushtim arrihet çdo gjë. Unë besoja në suksesin, puna sjell sukses. Nuk do të besoja që brenda një periudhe kaq të shkurtër do të prekim suksese të tilla sepse problemet me të cilat rrethohemi shpeshherë vështirësojnë rrugëtimin e suksesit, që nga procesi i vizave deri tek gjëra të tjera. Ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë. Kemi punuar vërtetë shumë, shumë, shumë! Pjesëmarrja e korit në festivale të ndryshme ka ndikuar vërtetë shumë (për të mirë), kemi mësuar shumë nga kjo përvojë përgjatë këtyre viteve, megjithatë ne ende jemi të rinj.
KultPlus: Kori “Siparantum”, po vazhdon që t’i sjell Kosovës çmime të ndryshme, a keni marrë mbështetje të mjaftueshme nga Qeveritë e Kosovës ndër vite?
Memli Kelmendi: Do të thoja që tani është më mirë se herave të tjera. Qasja ndaj korit është shumë më mirë, njerëzit kanë kuptuar rëndësinë e punës që ne bëjmë, në formë vullnetare. Kori Siparantum tashmë ka hyrë në rrjetin e koreve evropiane, botërore. Për të realizuar një projekt jashtë vendit, duke marrë parasysh që në korin tonë janë mbi 45 persona, atëherë vërtetë kjo kërkon fonde të mëdha. Falë përkrahjes institutionale dhe duke mos harruar sponzorëve dhe artdashësve, ne po arrijmë që ëndërrat tona t’i bëjmë realitet.
KultPlus: Cili është çmimi më i madh që e keni fituar të cilin ju e veçoni dhe nuk do ta harroni asnjëherë?
Memli Kelmendi: Ndonëse ne kemi dal të paret me pikët maksimale në festivalin “Zlatna Lipa Tuhlja” në Kroaci në mesin e 16 koreve pjesëmarrëse, së fundi në Europian Festival for Young People – EMJ në Neerpelt ne kemi fituar Kategoritë (vendin e parë) G dhe F (kategoria më e vështirë), për neve çmimi më emocional dhe më i rëndësishëm mbetet fitorja në kategorinë “Musica Contemporanea” në WORLD CHOIR GAMES 2021. Sigurisht, vet pjesëmarrja qe një rezultat i madh për ne, muzikën korale dhe shtetin tonë. Ishim tejet të lumtur që për herë të parë në historinë e muzikës korale ne arritëm të vendosim shtetin tonë përbrenda garës më të madhe korale në botë. Të gjithë e donim suksesin, kjo vërehej në fytyrën e secilit anëtarë të korit. Ne donim që vendit tonë t’i sjellim fitore, kështu ndodhi. Jam tejet i lumtur që puna jonë është vlerësuar shumë nga kritikë të shumtë të muzikës që ishin nga mbarë bota, kjo tregonte rëndësinë e punës që ne po bëjmë. Kemi punuar gjatë, e në fund ezultuam me suksese. Ne kemi hyrë në Top 1000 best choirs of the world të INTERKULTUR dhe akutalisht ne renditemi në pozitën 460. Vërtetë ky është një sukses tepër i madh për vendin tonë! Duhet cekur poashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së Korit Siparantum muajin e kaluar në sallën më të njohur me akustikën më të mirë në botë, Berlin Philharmonie e cila konsiderohet ëndërr e çdo artisti. Jemi tejet të lumtur që arritëm të prekim njëren prej skenave më të rëndësishme të muzikës, skenë në të cilën kanë kalaur artistët më të mëdhenj botërorë.
KultPlus: Në korin “Siparantum” ka anëtarë të shumtë dhe performancat e juaja gjithnjë sjellin dicka të re, e energji të madhe te publiku, sa është e veshtirë që të punosh me shumë njerëz dhe si e vlerëson suksesin e këtij kori?
Memli Kelmendi: Me formimin e korit Siparantum, ideja ishte që të bëjmë diçka më ndryshe, diçka që do të ngacmonte audiencën. Kjo ka funksionuar. Kori tashmë identifikohet me levizje koreografike, gjëra të papritura të cilat ndodhin gjatë përformancës. Muzika në fakt duhe të prek emocionin, nese këtë e arrijmë të bëjmë përmes tingullit atëherë mendoj që kemi arritur sukses. Programi ynë është laramani stilesh të ndryshme, ne duam që të gjithë të marrin dicka nga paraqitja jonë. Kështu në këtë formë ne aplikojmë edhe kur jemi në festivale garuese, ne tashmë kemi ndërtuar stilin tonë. Për korin kjo pjesë është vërtetë e lodhshme sepse fokusi nuk është vetëm vokali, por koristët këtë e bëjnë me shumë dashuri.
KultPlus: Tutje, përpos punës suaj si një dirigjent, ju jeni edhe profesor në universitetin AAB, si është të edukosh kolegët e tu të ardhshëm?
Memli Kelmendi: Ne u referohemi literaturave, hulumtimeve të ndryshme por gjithnjë ne diskutojmë dhe analizojmë edhe përvojat tona këtu. Puna me studentë është vërtetë impresionuese. Për mua është një përgjegjësi sepse profesioni i të qenurit dirigjent është vërtetë dicka komplekse, prandaj unë cdoherë mundohem maksimalisht që të bazohem në praktika të ndryshme me qëllim që studentët të përfitojnë prej këndvështirmeve të ndryshme. Sot kemi vërtetë gjenerata të mira, por ajo që unë insistoj është që atyre të ju japim shpresë dhe t’u tregojmë që sukseset kulminante mund të prekën edhe nga këtu, vetëm duhet punë!
KultPlus: A mendon se shkollat e muzikës po sjellin kuadro mjaftueshëm të kualifikuar në Kosovë?
Memli Kelmendi: Unë mendoj që shkollat e muzikës duhet të punojnë më shumë në zhvillimin e muzikës korale dhe vecanërisht krijimin e orkestrave dhe kuadrove të reja të cilat janë në nevojë. Çdo qytet potencialisht do të duhej të ketë një orkestër, asnjëherë nuk është vonë. Unë e di që në shkollat e muzikës punohet maksimalisht por mendoj që fokus kryesor do të ishte zhvillimi i kuadrove në nevojë, drejtime të reja të cilat janë në mungesë në vendin, e qytetin tonë.
KultPlus: Në fund, por jo nga rëndësia, cilat janë planet e tua të ardhshme që mund t’i ndash me lexuesit e KultPlus, çfarëdo qoftë edhe nga koncertet e radhes apo edhe karriera jote?
Memli Kelmendi: Me datën 18 qershor në Pejë ne kemi koncertin që shenon 5 vjetorin e themelimit të Korit Siparantum. Jemi duke punuar shumë dhe gjatë për këtë koncert. Pastaj, në fillim të muajit të ardhshem do të jemi në Prishtinë, në fillim të muajit korrik.
Dirigjentët janë profesionistë që nuk lavdërohen kurrë siç duhet për punën që bëjnë. Në hap me muzikantët, dirigjentët jo vetëm veprojnë si udhërrëfyes, por edhe zgjedhin punën që bëjnë këta të fundit. Lajmet si “Kori Siparantum nga Kosova merr çmimin e parë/kryesor” në festivale të ndryshme prej kohësh tradicionalisht janë bërë të pranishme muaj pas muaji e festival pas festivali nëpër portalet e vendit, e gjithë kjo falë punës dhe suksesit të madh që ky kor ka arritur dhe po arrin ndër vite. Në anën tjetër, promovimi i vlerave kulturore të Kosovës në skenat më të mëdha botërore, mbetet misioni kryesor i tyre. /KultPlus.com
Filmat mund të prekin emocionet dhe kujtimet më të thella të audiencës. Ata krijojnë një përvojë të përbashkët që mund të ngjallë të qeshura, lot, zemërim dhe madje edhe frikë, duke komunikuar ide ndryshe nga çdo mjet tjetër tradicional i artit të bukur. Historia e filmit i përket shekullit të 19-të, e historia e suksesit të Kosovës në këtë fushë daton në shekullin e kaluar, por në vitin 2021 kinematografia e Kosovës arriti kulmin më të lartë të suksesit ndonjëherë, me arritje të jashtëzakonshëm në mbarë botën.
Nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, në ambientet e Kino ARMATËS është organizuar edhe ndarja e çmimeve vjetore të kinematografisë.
I pari që hapi këtë ceremoni ishte Berat Miftari, i cili falënderoi të pranishmit në sallë dhe gjithë komunitetin e kineastëve që ngriten në piedestalin më të lartë emrin e Kosovës.
“Ja ku jemi në ndarjen e çmimeve për kinematografi. Ngjarje që bën bashkë njerëzit që përgjatë gjithë vitit mblidhen dhe nëpërmes ekranit të madh i japin botës tregimet më të mira që vijnë nga Kosova dhe të njëjtat fluturojnë kudo në botë. Sot është e pamundur që në një festival me renome në botë të mos jenë edhe kineastët edhe nga Republika e Kosovës, të cilët përmes rrëfimeve të tyre, jo vetëm që janë pjesëmarrës, por në shumicën e tyre nga këto festivale edhe kthehen me çmime. Është kjo ceremoni që shpërblen më të mirët në artin e shtatë siç njihet, natyrisht është arkitektura, piktura, skulptura, vjen muzika, është poezia, është vallëzimi e të gjitha këto arte me një mjeshtëri të jashtëzakonshme inkorporohen brenda shiritit filmik, e jo rastësisht thuhet se bota është e paimagjinueshme të jetojë pa filmin, të jetojë pa ju për fjalë të tjera.
Kryeministri Albin Kurti në një fjalim të veçantë gjatë kësaj ceremonie, tha se kinematografia e Kosovës ka arritur majat në vitin e fundit, dhe detyrë e tyre është që të ushqejnë talentin e kineastëve, të rinjëve dhe të rejave të vendit,
“Çdo vit shteti i Republikës së Kovoës nderon me çmimin lauretët e shumë fushave artistike. Sonte jemi mbledhur këtu për t’i nderuar e kremtuar këta kinematografë me dy çmime. Çmimin për Vepër Jetësore në Kinematografi dhe Çmimin Vjetor në Kinematografi. Gjatë vitit të kaluar por edhe gjatë këtij viti, kinematografia jonë arriti në majat më të larta që ka arritur ndonjëherë. Përfaqësimi ndërkombëtar gjithëandej planetit, çmime të jashtëzakonshme dhe të panumërta të fituara na treguan edhe një herë se talentin e kemi brenda shtëpisë dhe se ne duhet të punojmë me të e për të. Talenti pa punë është pothuasje asgjë, vetëm puna e madhe dhe e vazhdueshme do të shfaq horizonte të reja. Detyra e jonë është që ta ushqejmë këtë talent dhe ta hapim e t’ia hapim e t’ia lehtësojmë rrugët drejt sukesit e t’i mbështesim jo vetëm kur të arrihet suksesi”.
Kurti përmend edhe marrëveshjet që janë arritur në kinematografi, duke përmendur atë të bashkëprodhimit kinematografik me shtetin e Izraelit dhe atë të Francës.
“Këto marrëveshje hapin rrugë dhe ofrojnë mundësi për prodhime të reja, që nënkupton më shumë financim, më shumë shkëmbim të stilave dhe gjëra të tjera të filmbërjes. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit aktualisht po punon edhe në Ligjin për Kinematografi, i cili do të përcillet për diskutim në Kuvendin e Kosovës. Do të ketë edhe shumë insentime dhe jetësime të tjera të shumta për fushën e filmit. Me shpalljen e filmit si interes i veçantë shtetëtor i yni, do t’i jipet vëmendje dhe rëndësi procesit të bërjes së filmit në vend.
I pari i ekzekutivit shton edhe pjesën e rritjes së interesimit për të shikuar filma në Kosovë, duke përmendur statistika në shitjen e biletave nëpër kinematë e vendit, me ç’rast është shtuar interesimi për të shikuar filma vendor.
“Prandaj, filmi te ne po shikohet shumë më shumë se më parë, e krahas kësaj është rritur edhe kritika për të. Edhe prodhimi i filmit po shtohet, sepse imagjinata po thellohet. Të rejat e të rinjtë tanë kanë imagjinatë të madhe, këtu nuk mund pa i përmendur gratë që janë emri i suksesit tonë të Kosovës, e këtë e kemi parë në film, pikturë e gjithëandej. Këtë e kemi parë edhe në poezi, e shkënce e sport. Ne jemi këtu për asgjë tjetër vetëm për të punuar që imagjinatën tuaj ta bëni për të gjithë neve”.
Regjisorja Blerta Zeqiri, si pjesë e jurisë ka lexuar edhe arsyetimin për çmimin vjetor për kinematografi për vitin 2021.
“Çmimi Vjetor për Kinematografi i jepet regjisores për suksesin e jashtëzakonshëm të filmit të saj debutues të quajtur “Zgjoi”. I vlerësuar dhe i shpërblyer ndërkombëtarisht, përfshirë 3 çmimet kryesore në Sundance 2021, “Zgjoi” tërhoqi përsëri vëmendjen e botës në pjesën e dhimbshme të historisë së Kosovës, duke promovuar kinematografinë dhe shtetin tonë përmes distribuimit në të gjitha kontinentet. Në vitin 2021, Blerta Basholli ishte shembull për regjisorët, e sidomos për regjisoret e reja se si me përkushtim dhe vizion mund të sfidohej izolimi i kineastëve tanë dhe të deportohet në qarqet më prestigjioze filmike botërore”, tha Zeqiri.
Ndërkaq, Blerta Basholli me shumë emocione në fytyrën e saj, u shpreh e lumtur që mori këtë çmim dhe falënderoi gjithë ekipin për punën e madhe.
“Ky çmim për mua është shumë i veçantë, sepse po e marrim në Kosovë, po e marrim prej një kryeministri e ministri që përveç që janë filmdashës, i kanë dhënë një fokus të veçantë kinematografisë nga fillimi. Ky çmim nuk më takon vetëm mua, por gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë. Kemi punuar shumë e kemi marrë mbështetje për t’u bërë ky film. Filmi “Zgjoi”, si çdo film tjetër, ka kërkuar punë e përkushtim që të arrijmë këtu. Sot po e marrë një çmim vetëm unë, por jemi një grup i madh i njerëzve që punuam shumë që të arrijmë këtu”.
Basholli vlerësoi bashkëpunimin si shumë të këndshëm, nga producentët, aktorja Yllka Gashi, e gjithë të tjerët që ndihmuan në realizimin e këtij filmi.
“Kam kaluar kohë shumë të mirë gjatë realizimit të filmit “Zgjoi” për shkak të punës dhe përkushtimit të secilit. I falënderoi të gjithë”.
Ajo nuk harroi që të përmend edhe kolegët e saj nga Kosova që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm, e nuk duhet vetëm që të marrim shembull nga kinematografia e huaj.
“Për mua janë shumë më inspirim kolegët e mi, përfshirë Blerta Zeqirin që lexoi arsyetimin e saj. Kur Blerta ka shkuar në Festivalin e Filmit “Sundace”, isha në Amerikë në studime dhe thash se si arriti të shkojë atje. Inspirimi për mua ka qenë shumë më shumë prej kolegëve sesa nga regjisorët e mëdhenj, sepse ne shpesh herë harrojmë me i përmend kolegët tonë që janë sa më afër nesh e kanë korrur suksese të mëdha. Jo vetëm filmi “Zgjoi”, por edhe shumë filma të tjerë kanë arritur majat vitin e kaluar”.
Blerta Basholli falënderoi gjithë të pranishmit, përfshirë edhe familjen e saj, e gjithashtu përmendi edhe pjesën e buxhetit dhe mbështetjes së institucioneve.
“Uroj që bashkë edhe institucionet edhe komuniteti të punojmë bashkë që të zhvillojmë tutje industrinë e filmit, sepse kemi korrur shumë suksese por kemi nevojë që sa më shpejt të shtyjmë përpara me ligj, me lehtësira financiare, me krejt sa më shpejt që të ruajmë kuadrot që i kemi kriju, që mos të na hupin kuadrot që i kemi. Shpresoj që shumë shpejt të bëhet ligji për kinematografi dhe kjo industri e filmit të rritet shumë e më shumë”.
Ndarja e Çmimit për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” i është ndarë aktorit post-mortem, aktorit të madh kosovar, Abdurrahman Shala.
Edhe një herë tjetër, Blerta Zeqiri lexoi arsyetimin duke thënë se aktori Shala ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kinemasë si atë vendore dhe atë botërore.
“Me rolet e tij të paharrueshëm, Abdurrahman Shala ka krijuar një opus artistik gati të pakrahasueshëm në historinë e kinematografisë kosovare. Nuk ka film të rëndësishëm të asaj periudhe kohore që nuk ka pasur Shala. Roli i tij i fundit ishte ai i Zekirit, të filmit “Para shiut”, film fitues të Luanit të Artë në Fesitvalin e Venedikut dhe film i nominuar për çmimin “Oscars”. Shala ka dhënë kontribut edhe në krijimin e shtëpisë së parë filmike të Kosovës “Kosova Film”, drejtor i parë i të cilit ishte, dhe më vonë edhe në krijimin e unionit të artistëve të filmit të Kosovës, duke lënë gjurmë të pashlyera dhe duke trazuar rrugët për zhvillimin e një industrie sado të vogël të filmit në Kosovë. Duke marrë parasysh gjithë këto, dhe duke kuptuar madhështinë dhe veçantinë e një njeriu dhe artisti si Abdurrahman Shala, juria është unanime në vendimin e ndarjes së këtij çmimi. Gjithnjë me shpresë se gjeneratat e reja do të gjejnë inspirim nga veprat e tij.
I pranishëm për të marrë çmimin ishte familjari Genc Shala, çmimin të cilin ia dhuroi Ministri Hajrulla Çeku.
“Shala ka pasur ëndrra që nuk ka arritur t’i realizojë. Në vitet 70-ta qytetin e filmit në Veterrnik por nuk iu është mundësuar një gjë e tillë. Ka dashur gjithashtu të bëjë një produksion të kasetave dhe të pllakave që mos bëjnë regjistrime në Beograd, por nuk arriti”, tha Shala duke falënderuar të gjithë për këtë çmim.
Të bëhesh regjisor kërkon pasion, vizion dhe përkushtim të pakrahasueshëm, që të tria janë virtyte për t’u kanalizuar në filma me cilësi të lartë. Regjia është një punë me presion të lartë dhe kërkon udhëheqje të fortë dhe imagjinatë të pazbutur. Një regjisor duhet të dijë si të menaxhojë njerëzit, si dhe të dijë të menaxhohet, dy aspekte të punës nga të cilat varet suksesi i një filmi.
“Shkolla e filmit ka të bëjë me zbulimin se kush je, nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një sasie të caktuar njohurish apo teknikat më të fundit. Duhet të mësosh se kush je, çfarë përfaqëson dhe sa i mirë je” (Geuens). Blerta Basholli me filmin e saj “Zgjoi”, mësoi se është një yll i madh dhe mund të arrijë suksese të jashtëzakonshme, të tilla sikurse shkrimi i historisë në njërin prej festivale më të mëdha në botë “Sundance Film Festival”, duke fituar për herë të parë në historinë e këtij filmi tre çmimet kryesore, e gjithë këto të arritura me filmin e saj të parë.
Debutim i ëndrrave
Në një interevistë për KultPlus, Blerta Basholli tregoi se asnjëherë nuk e kishte pritur që filmi të arrinte gjithë këtë sukses dhe të fitonte gjithë ato çmime.
“Nuk e kom mendu nashta as në andrrën më të mirë nuk e kom imagjinu fillimisht me u pranu në “Sundance”, e pastaj me bo edhe histori aty. Shteti na ka mbështet shumë mirë edhe në kampanjë, por ne kemi pasur fatin të gjejmë mirëkuptim dhe njerëz që e dojnë kinematografinë dhe na kanë mbështet deri në fund. Ky çmim i dhuruar nga institucionet e Kosovës është çmim shumë i rëndësishëm për mua, e kjo ndoshta është edhe kulmi i ëndrrave”.
Shkrimi i historisë, larg horizontit
“Për të qenë e sinqertë, nashta pse e kemi pas plan gjatë gjithë kohës për t’u pranu në “Sundance”, nuk e kom prit që të fitojmë çmime e të shkruajmë histori në “Sundance”, i veçoi si çmime më të veçanta. Por edhe medalja presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani është i veçantë, edhe ky sot gjithashtu. PriFest, si festival nga Prishtina ku fituam çmim është shumë i veçantë dhe secili ka ndjenjën e vet”.
Puna e madhe dhe xhirimet e shumta gjatë procesit të bërjes së një filmi, detyrimisht të largojnë nga filma dhe qëndrimi larg tyre asnjëherë nuk është diçka e mirë, megjithatë Basholli vlerëson se puna e saj herë pas here ia mundëson që ndonjëherë ta kalojnë shumë kohë me fëmijët, dhe ndonjëherë të mos i shohin për një kohë të gjatë.
“Puna jonë e ka një të mirë dhe një të keqe, kur je prind dhe punon në industri të filmit mundesh me pas më shumë kohë me kalu me fëmijët, sesa një prind që punon në orar të rregullt, sepse je gjithë ditën në shtëpi, mundesh me planifiku pushime më të gjata. Gjatë kohës kur është realizuar filmi, unë kam qenë edhe drejtoreshë e kulturës dhe masdite isha në montazh, kështu që fëmijët e mij për disa muaj më kanë parë shumë pak, falë nanës sime e cila u kujdes, sepse as Artani nuk ishte në shtëpi. Gjatë kohës kur nuk jemi të zënë, i marrim gjithë kohën me veti dhe kalojmë shumë kohë me ta”.
Filmi i dytë, jeta e rinisë së Bashollit në vitet e 90-ta
“Jom mundu pak a shumë me paraqitur pjesën gjatë kohës së okupimit. Kom kontaku me familjarët dhe shoqërinë, por hala s’kom kontaktu me ta rreth të drejtave të emrave. Duhet me lyp të drejtën për emra, sidomos nga familja jem, e sigurisht për të gjithë të tjerët”, përfundoi ajo.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, beson se Kosova do të arrijë edhe suksese të tjera më të mëdha sa i përket pjesës së filmit.
“Unë besoj që në raport me talentin dhe potencialin që e kemi si shoqëri në fushën e kinematografisë, nuk e kemi arritur akoma kulminacionin sepse ka shumë e shumë për t’u arritur.. Por ajo që është arritur deri tani, është rezultat i punës vetëmohuese i filmbërësve të Kosovës. I përkulem suksesit të tyre që ka ardhur nga puna e palodhshme dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm në vitet e fundit. Suksesi i tyre është obligim për institucionet, dhe ne përveç që e kemi dyfishu buxhetin për filmin dhe do të vazhdojmë rritje progresive në vitet e ardhshme, tanimë po hartojmë ligjin e ri për kinematografinë, po ofrojmë insentiva të reja për të atrakuar investime të reja për film në Kosovë.
Mobilizimi i institucioneve për filmin = sukses i garantuar
“Kemi nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik me Izraelin e Francën, shumë shpejt do të vazhdojmë edhe me disa shtete të tjera evropiane. Po negociojmë anëtarësimin e Kosovës në Euro Imazh, që është fondi më i madh evropian i filmit, pjesë e Këshillit të Evropës. Shumë shpejt në pjesën e dytë të këtij viti do të kemi çasje në programin “Media” të Komisionit Evropian, që është edhe në fond tjetër ku filmbërësit tanë mund të aplikojnë dhe të përfitojnë. Një angazhim e mobilizim i madh i institucioneve, i nxitur nga sukseset e artistëve tanë, që është i madh e i jashtëzakonshëm, sukses për të cilin jam i bindur që do të jetë edhe më i madh vitet në vazhdim.
Ligji i Kinematografisë, jetik për të ardhmen e filmit
“Ne tash po e përmbyllim koncept-dokumentin për art dhe kulturë, ky koncept-dokument po na i rekomandon disa ligje të reja, ligji i përgjithshëm për kulturën, një ligj i veçantë ai për kinematografinë, do të kemi edhe një për muzetë dhe veprimatinë botuese. Ligji për kinematografinë unë besoj shumë që si të përfundon faza e miratimit të koncept-dokumentit në qeveri, nga ai moment do të fillojë hartimi dhe gjatë vjeshtës ligji i ri për kinematografi duhet të jetë në procedurë parlamentare.
Ne kemi një fond të veçantë dhe një çasje të veçantë, shpesh edhe të jashtëzakonshme edhe kur nuk kemi fonde dhe e dijmë se një film ka potencial për sukses në ndonjë fesitval për të marrë çmim, ne mobilizojmë fonde shtesë, kështu ka ndodhë edhe me “Zgjoin”. Është rezultat shumë i madh suksesi i tij, po përgjigjja e shkurtë është se edhe atëherë kur fondi hargjohet, ne gjithmonë gjejmë mundësi të reja, sepse të rinjtë tanë dhe artistët tanë, e sidomos e veçanarisht ata të artit të 7-të, janë një potencial i jashtëzakonshëm për promovimin e shtetit tonë, janë një potencial i jashtëzakonshëm për të krijuar dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës, kështu që ne nuk na takon asgjë vetëm të krijojmë kushte më të mira”.
Përpos yjeve nga fusha e kinematografisë, në këtë mbrëmje kori “SIPARANTUM” mori një vëmendje më të veçantë, duke patur paraqitje briliante të kohërave moderne, ku bëri të gjithë publikun për veti dhe dëshmoi talentin e madh që Kosova ka edhe në fushën e muzikës. Në përfundimin e kësaj cereonie është organizuar edhe një koktej rasti, derisa më vonë është shfaqur edhe filmi “Era dhe Lisi”, me aktorë të mëdhenj të skenës shqiptare, Abdurrahman Shala, Faruk Begolli, Xhevat Qorraj etj. E gjithashtu, kinematografia e Kosovës po vazhdon të lulëzojë dhe sukseset po vijnë në mënyrë të natyrshme. /KultPlus.com
Dirigjenti Memli Kelmendi, ka njoftuar se kompozimi i tij ”Elegjia për viktimat e koronës”, me sukses është interpretuar nga dirigjenti Christian Bährens dhe Wilmersdorfer Kammerchor, shkruan KultPlus.
Kelmendi është shprehur shumë i lumtur për këtë arritje.
Postimi i plotë:
“Sonte në Berlin, në Heilig-Kreuz-Kirche Berlin-Kreuzberg, kompozimi im (Premierë botërore) “Elegjia për viktimat e koronës” für Chor a cappella, që i kushtohet viktimave të virusit korona dhe mikut tim z.Fatmir. Bajraktari, u interpretua nga dirigjenti Christian Bährens dhe Wilmersdorfer Kammerchor të cilëve u jam shumë mirënjohës për këtë realizim fantastik dhe shumë emocional!
I jam mirënjohëse Shqipe Malushit për tekstin e mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që erdhi në jetë kjo përbërje.
Jam shumë i lumtur për emocionet që kam mundur të marr sonte në Berlin nga ky koncert fantastik”, ka thënë Kelmendi. /KultPlus.com
Dirigjenti shumë i suksesshëm kosovar, Memli Kelmendi, ka njoftuar së fundmi se kompozimi i tij “Elegji për viktimat e koronës” do të jetë premierë botërore në Berlin, shkruan KultPlus.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Kelmendi ka njoftuar se “Elegji për viktimat e koronës” për kor miks, do të jetë Premiera Botërore në Berlin së bashku me performancën e Requiem të Mozartit më 14 dhe 15 maj.
Postimi i plotë:
“Përbërja ime “Elegji për viktimat e koronës” për kor miks, do të jetë Premiera Botërore në Berlin së bashku me performancën e Requiem të Mozartit më 14 dhe 15 maj. Do të interpretohet nga Wilmerdorfer Kammerchor dhe do të dirigjohet nga kolegu im, Christian Bährens. . Teksti i mrekullueshëm është shkruar nga shoqja ime Shqipe Malushi. Ky kompozim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua sepse i kushtohet mikut tim z.Fatmir Bajraktari”.
Më shumë detaje mund të merrni duke klikuar këtu. /KultPlus.com
Kori Siparantum po merr pjesë në festivalin evropian, “European Music Festival for Young People” dhe së fundmi dirigjenti Memli Kelmendi ka ndarë disa momente fantastike nga ky rrugëtim, përjcell KultPlus.
“Gjatë qëndrimit tim në Neerpelt me ftesë të festivalit EMJ mbajta punëtorinë me temë “Muzika korale e Kosovës”, në fokus ishte prezantimi i kompozimit “Me nji lule” i cili u kompozua posaçërisht për festivalin EMJ në kuadër të projektit WeBeUni Ted”, ka shkruar Kelmendi në rrjetet sociale.
Në këtë punëtori morën pjesë mbi 170 anëtarë të korit; Stelute cors, Rumani; Siparantum Choir, Kosovë; Jeugdkoor Villanella, Belgjikë; Zërat Mashkullorë të Korit të Djemve Lucern, Zvicër dhe Jeugdkoor Waelrant, Belgjikë.
“U jam shumë mirënjohës dirigjentëve të këtyre koreve që punuan kompozimin tim “Me një lule” në gjuhën shqipe. Jam mahnitur nga puna, perkushtimi i koristereve dhe jam shume i lumtur qe kjo u realizua ne “Happening Concert”, moment dhe eksperience qe nuk do ta harroj kurre”, ka thënë ai.
Më poshtë ua sjellim postimin e tij të plotë:
Momente fantastike nga Festivali @TAG. Jam vërtet i lumtur dhe i befasuar me mikpritjen e festivalit që më është bërë mua dhe gjithë Korit Siparantum. Gjatë qëndrimit tim në Neerpelt me ftesë të festivalit EMJ mbajta punëtorinë me temë “Muzika korale e Kosovës”, në fokus ishte prezantimi i kompozimit “Me nji lule” i cili u kompozua posaçërisht për festivalin EMJ në kuadër të projektit WeBeUni Ted. Në këtë punëtori morën pjesë mbi 170 anëtarë të korit; Stelute cors, Rumani; Siparantum Choir, Kosovë; Jeugdkoor Villanella, Belgjikë; Zërat Mashkullorë të Korit të Djemve Lucern, Zvicër dhe Jeugdkoor Waelrant, Belgjikë. U jam shumë mirënjohës dirigjentëve të këtyre koreve që punuan kompozimin tim “Me një lule” në gjuhën shqipe. Jam mahnitur nga puna, perkushtimi i koristereve dhe jam shume i lumtur qe kjo u realizua ne “Happening Concert”, moment dhe eksperience qe nuk do ta harroj kurre. Anetaret e Siparantum Choir ishin pjese e Workshop-it “singing backing vocals of popsongs”, realizuar nga @TAG, nje mundesi fantastike per koret tona per te punuar me nje njeri brilant si Jo. Gjithashtu, koret tona ishin pjese e seminarit te koleksionit tim ague @TAG. 600 vullnetarë! – Po 600! I magjepsur nga vullneti, përkushtimi i çdo personi që takova gjatë ditëve në festival. Një qytet i tërë i organizuar për këtë festival. Kjo tregon traditën 70 vjeçare të festivalit. Jam shumë i lumtur që ia sollëm dy çmimet e para vendit tim Kosovës. Puna që po bëjmë si shoqëri po vlerësohet kudo. Kjo tregon se jemi të barabartë me shtetet tjera që kanë traditë shekullore të muzikës korale. Puna, përkushtimi dhe përkushtimi që i bëjmë vendit tonë sjellin rezultate të tilla. Kemi marrë çmimin e parë në kategorinë G dhe çmimin e parë në kategorinë F. Kategoria F (Kategoria Pennant), ishte kategoria më e vështirë sepse në këtë kategori ishte përbërja e detyruar “Laudes Paschales” e kompozitorit Kristian Van Ingelgem. Jemi vërtet të lumtur që patëm rastin të takojmë kompozitorin Kristian Van Ingelgem, Maarten Van Ingelgem dhe jemi shumë me fat që Siparantum Choir këndoi këtë Premierë Botërore, i cili vlerësoi lartë performancën e korit. Shumë faleminderit presidentit të festivalit EMJ, Rutger Nuyts Drejtori artistik Frans Ulens, @TAG, @TAG,Jan Coninx, @TAG, @TAG, @TAG, Naim; Kryetari i Bashkisë Peelt, Frank Smeets dhe i gjithë ekipi i festivalit fantastik. Ketu takova shume miq me te cilet jemi takuar edhe me pare ne shume festivale te ndryshme europiane, takova shume miq te rinj, dirigjente dhe shume kore qe moren pjese ne kete festival. Festivalet kryesore japin mundësi të tilla! Këtu u ndjeva si në shtëpi. Në koncertin përmbyllës “Laureaten Concert” kori ynë u zgjodh nga Juria për të qenë pjesë e programit përmbyllës. Juria zgjodhi veprën “Pax” e cila mbetet një nga vlerësimet më të larta në festivalin, “Laudes Paschales” dhe “Nyon”. Sa do të doja të kishim një video nga performanca e fundit kur ftova për të realizuar pjesën e fundit anëtarin e jurisë, mikun tim, @TAG. Një surprizë e bukur që askush nuk e dinte. Ishte momenti me i bukur i festivalit :))) Të gjithë jemi të impresionuar dhe mirënjohës. Do të takohemi përsëri. / KultPlus.com
Dirigjenti i njohur Memli Kelmendi së fundmi është ftuar për të drejtuar një punëtori për “Muzikën Ballkanike” me theks të veçantë në muzikën korale kosovare, përcjell KultPlus.
I ftuar nga Festivali i Muzikës Evropiane për të Rinjtë, në këtë punëtori po ashtu do të prezantohet kompozimi i dirigjentit Kelmendi me titull “Me një lule”.
“Me një lule” është kompozuar enkas për Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinjtë në kuadër të projektit “WeBEUnited”.
Festivali Evropian i Muzikës për të Rinjtë është një festival muzikor që mbahet në Neerpelt, Belgjikë për 5 ditë. / KultPlus.com
Kori Siparantum do të jetë pjesë e festivalit evropian, “European Music Festival for Young People” që do të mbahet në Belgjikë më 29 Prill deri 2 Maj 2022, shkruan KultPlus.
Kombinimi i angazhimit social dhe krijimit të muzikës së bashku e bën Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinjtë një ngjarje unike në Evropë! Neerpelt tashmë po përgatitet për edicionin e 70-të të festës më të madhe të muzikës në Evropë.
Në këtë edicion do të marrin pjesë 50 kore nga 11 vende që vijnë nga e gjithë bota.
Siparantum do të garon në dy kategori. Repertori i korit përmban vepra stilistike të periudhave të ndryshme që nga Renesanca, muzika shqiptare deri tek muzika bashkëkohore. Kënga e vjetër fllamane “’Ik seg adieu” (1544), vepër e obligueshme në festival do të paraqitet me një version ndryshe e cila është përpunuar enkas për këtë konkurs, nga kompozitori dhe dirigjenti i korit Memli Kelmendi.
Pjesë e programit do të jetë poashtu vepra “Laudes Paschales” (vepër e obligueshme) e Kristiaan Van Ingelgem, një vepër shumë komplekse dhe interesante. Përppos pjesës garuese kori Siparantum është përzgjedhur nga festivali që të jetë pjesë e ngjarës “Happening”, një koncert tradicional që bashkon zëra nga e gjithë botë. Kori do të paraqitet me tre vepra të stileve të ndryshme, të cilat do të jenë në shoqërim të pianistit tonë të njohur, Agron Shujaku.
Me ftesë të festivalit “European Music Festival for Young People”, është organizuar një Workshop (punëtori) për “Muzikën korale kosovare” e cila do të ligjrohet nga dirigjenti, Memli Kelmendi.
“Antarët e korit përgjatë këtyre muajve kanë bërë një punë fantastike. Një rrugëtim që nuk ka qenë aspak i lehtë sepse të them të drejten repertori ynë në të shumtën e rasteve ka ndryshuar, nuk ka qenë i njejtë, pavarësisht vendeve dhe skenave të ndryshme që kemi përformuar në Evropë. Ne jemi në vazhën e provake intenzive, dua të besoj në suksesin e radhës, uroj të paraqitemi suksesëshëm”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit Siparantum.
Kori do të paraqitet pranë një jurie profesionale, emra ndër më të njohurit të muzikës korale sot në botë.
Rikujtojmë që kori Siparantum, së fundi është shpallur fitues i kategorisë “Musica Contemporanea” në World Choir Games (2021).
Së fundi kori është paraqitur me sukses në sallën më të njohur të muzikës klasike, Berlin Philharmonie, e cila konsiderohet ëndërr e çdo artisti. /KultPlus.com
Dirigjenti i njohur Memli Kelmendi së fundmi është emëruar Ambasador i Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Dirigjentëve Koral, ICCF, përcjell KultPlus.
“Jam shumë krenar që u emërova Ambasador Kombëtar i Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Dirigjentëve Koral (ICCF). Të jesh pjesë e ICCF dhe të jesh pjesë e dirigjentëve më të famshëm në botë për mua dhe vendin tim Kosovën është një nder i madh. Mezi po pres të shkëmbej ide me kolegët e mi të dalluar në mbarë botën”, ka shkruar Kelmendi në rrjetet sociale. / KultPlus.com
Kori i fëmijëve ‘Siparantum’ do të mbajnë koncert për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcjell KultPlus.
‘Siparantum Kids’ me dirigjent Memli Kelmendi do të mbajnë koncertin në Kino Teatrin ‘Jusuf Gërvalla’ në Pejë nga ora 18:00.
Ky koncert do të mbahet në kuadër të manifestimeve për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që organizon Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport./ KultPlus.com